Tension në gjykimin kundër Naim Murselit për vràsjen e Liridona Ademaj, avokati përsëri ankohet se nuk po i hapen CD-të e prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 31 January 2025
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është duke u mbajtur seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë seancë janë parë tensione, ku avokati sërish është ankuar se nuk po i hapen CD-të e prokurorisë.
Arsye kjo që e shtyu seancën e 27 janarit për ditën e sotme.
“Të lutem mos më pengo nuk ka asnjë kërkesë”, tha gjyqtarja në seancë.
Ekipi i Gazetës Infokus të cilët po qëndrojnë atje ju sjellin pamje të seancës.
Në gjykatore janë sjellë edhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Të tre u sollën të rrethuar nga forca të shumta të policisë.
Seanca e parë ndaj tyre më 27 janar 2025 kishte dështuar të mbahet për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.
Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...
-
Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve ...
-
Presidenti Steinmeier uron për pavarësi: Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 ...
-
Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një ...
-
Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për q...
-
Kush mori më shumë e kush më pak vota në PDK, dalin rezultatet e fundit për të gjithë kandidatët (LISTA)
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundi...
-
Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë
Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimi...