Fokus

Njihuni me vajzen nga Gjilani e cila ka talent të jashtëzakonshëm, shikoni si këndon me gojë mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 27 Janar 2025

Sezoni i dytë i emisionit “Zgjohu” po vjen gjithnjë e më me surpriza, e ku bashkë me të iu ka bashkangjitur edhe rubrika e re “Hapat e Suksesit” me gazetaren Agnesa Smajli.

Në episodin e parë të rubrikës, e ftuar ishte Lumturia Shabani nga qyteti i Gjilanit, e njohur me emrin artistik “Taria”.

Taria ka një pasion të madh për muzikën dhe ka treguar se di të interpretojë këngë në disa gjuhë të ndryshme, duke impresionuar me aftësitë e saj vokale.

-Advertisement-

Por ajo që e bën Tarian edhe më unike është talenti i saj i rrallë.

Taria gjatë intervistës në emisionin “Zgjohu” zbulon talentin e saj, ku mund të këndojë dhe nxjerrë nota muzikore, edhe duke e pasur gojën mbyllur.

Për të parë dhe dëgjuar talentin e saj, ndiqeni emisionin e plotë:


Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy