Dështoi organizimin e akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën, Donika Gërvalla nuk jep asnjë sqarim

Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 24 January 2025
Ditëve të fundit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka qenë goxha aktive në përballje me mediat e gazetarët duke i ofenduar rëndë për raportimet e tyre se, nuk pati as edhe një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo ministrja Gërvalla nuk dha as edhe një shpjegim sa i përket dështimit për mbajtjen e akademisë përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova në Gjilan në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Gazeta Infokus ka tre ditë që po kërkon një sqarim dhe një përgjigje nga zyra për informim e ministres se pse kjo akademi që ishte në kuadër të manifestimit për “Flakën e Janarit” dështoi të mbahej.
Deri më tash nuk është dhënë as edhe një përgjigje nga ministrja Gërvalla e as nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili organizimin e një eventi i cili është bërë nga komuna e la nën patronatin e ministres Gërvalla.
Madje në një bisedë për Gazetën Infokus, shefja e stafit të Donika Gërvallës, Triera Kasumi, e pyetur se pse ka ndodhur kjo dhe pse ministria po hesht dhe nuk po jep asnjë sqarim ka thënë se nuk është obligim i shefes së kabinetit të japë përgjigje në lidhje me këtë çështje.
Derisa me 21 janar në orën 11:00 në Gjilan, ishte paraparë të mbahej akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën, të paktën kështu ishte planifikuar në bazë të agjendës së aktiviteteve të publikuar nga komuna e Gjilanit ku theksohej se akademia për Rugovën do të mbahej nën patrontatin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme.
E në lidhje me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës i kishte bërë kërkesë në muajin dhjetor komunës konkretisht drejtorisë së Kulturës që në rast se akademia për Rugovën nuk mund të organizohet nga këta të fundit, ta lejojnë që këtë ta bëjë kjo parti.
Gazeta Infokus ka siguruar komunikimet në mes tyre, ku Kushtrim Zeqiri, drejtori i këtij dikasteri në përgjigjen e tij ishte zotuar se akademia do të organizohej dhe se këtë do ta bënte Ministrja e Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se “Flaka e Janarit” është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Komunën e Gjilanit që manifestohet çdo vit nga 11 deri me 31 janar e që përfshin një sërë aktivitetesh në nderim të heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, si dhe emra të tjerë që ranë heroikisht në muajin janar.
Tashmë e disa vite me radhë, kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunës e Gjilanit në të cilën ka qenë e përshirë edhe një akademi përkujtimore për ish presidentin Ibrahim Rugova e cila që nga viti 2006 është mbajtur me 21 janar.
Mirëpo në dy vitet e fundit me ardhjen në pushtet të Alban Hysenit nga Lëvizja Vetëvendosje, akademia përkujtimore është larguar nga “Flaka e Janarit” derisa në vitin e fundit ishte organizuar nën patronatin e Presidentes, Vjosa Osmani./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...