Fokus

“Oficerë të FSK-së po e lënë punën për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria Kurti”, Besa Kabashi Ramaj akuza të rënda për pushtetin

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 31 January 2025

Ekspertja e sigurisë dhe njëherish edhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi Ramaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë Kurti.

Ajo në emisionin “Gratë n’Fokus” me Meme Smajlin, ka thënë se disa oficerë tashmë e kanë lënë punën dhe disa janë në procedurë e gjithë kjo sipas saj si pasojë e keqmenaxhimit për katër vite qeverisje të Albin Kurtit.

“Është fatkeqësi së si oficerë të FSK-së në të cilët janë investuar qindra mijëra euro po e lënë punën për shkak të keqmenaxhimit për katër vite nga qeveria”, ka thënë Kabashi – Ramaj.

-Advertisement-

Për më shumë detaje videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera