Sport

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë drejt Ishujve Faroe

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 13 October 2018

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë drejt Ishujve Faroe për ndeshjen e Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ në mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 7:00 janë nisur drejt Ishujve Faroe, shkruan Gazeta inFokus.

Para udhëtimit në këtë vend, Kosova dje ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën.

Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.

-Advertisement-

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 18:00.

Kosova prin në grupin e tretë në Ligën D, me dy fitore dhe një barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera