Sport

Klopp i zbulon prapaskenat e transferimit të Shaqirit në Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 30 July 2018

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se për transferimin e Xherdan Shaqirit kanë punuar që të gjithë brenda klubit. Po të njëjtën strategji, Liverpooli e ka përdorur edhe për transferimin e lojtarëve të tjerë, si Mohammed Salah dhe Sadio Manes.

Në një intervistë për Goal.com, Klopp ka diskutuar rreth strategjisë së Liverpoolit për transferime gjatë afatit kalimtar. Ai ka thënë se meritat për blerjet e shumta të Liverpoolit nuk mund t’i jepen vetëm një personi, pasi që të gjithë punojnë së bashku.

“Gjëja kryesore është që të punojnë së bashku. Ne flasim për pozitat e ndryshme, pastaj të gjithë propozojmë emra. Pastaj mendojmë ‘Po, kjo tingëllon mirë. Bëje një ofertë’”, ka thënë trajneri gjerman.

-Advertisement-

“Për Salahun, të gjithë punuam së bashku. Për Manen, të gjithë punuam së bashku. Tani edhe për Shaqirin, të gjithë punuam së bashku. Kështu është strategjia jonë, dikush e përmend dhe dikush tjetër e bën hapin e radhës”.

“Por në fund, unë e marrë vendimin. A i përshtatet skuadrës sonë ai lojtar apo jo? Nëse e vlerësoj që përshtatet, atëherë e finalizojmë blerjen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera