Rozë

Kjo foto dëshmon se kopje e kujt është djali i Adelinës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 08 September 2017

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli dhe bashkëshorti i saj Vali pak muaj më parë përjetuan ndjenjën më të bukur në jetë.

Çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me një emër të veçantë, Uliks, transmeton Gazeta Express.

Përveç çiftit të njohur, për ardhjen në jetë të Uliksit u gëzua shumë edhe motra e Adelinës, Zanfina.

Uliksi është duke u rritur e tashmë të gjithë pyesin se kujt po i ngjanë më shumë ai.

-Advertisement-

Por tezja e tij Zanfina thotë se nipi është kopje e saj. Të paktën kështu thotë përmes një fotografie që Zanfina ka postuar në profilin e saj në Instastory.

Në këtë fotografi shihet Adelina së bashku me djalin.

“Adelina dhe mini Zani”, kishte shkruar Zanfina.

Se a i ngjanë Uliksi vërtetë tezes së tij, këtë vlerësojeni vetë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera