Sport

Këto janë skuadrat me të rrezikuara sipas Tahir Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 27 March 2019

Drenica të shtunën do të luajë në konak të KEK-ut dhe kërkon tri pikë të mëdha, që të përforcohet edhe më shumë në mesin e tabelës.

Para këtij dueli ka folur kryetrajneri i Drenicës, i cili edhe pse do luajë me vendin e fundit nuk e konsideron si përballje të lehtë.

“Në ndeshjen me KEK-un synojmë tri pikë, pas këtij takimit kemi dy ndeshje rresht si vendas. Kemi punuar shumë pas pauzës dhe jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, të cilët kanë dhënë maksimumin gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se në fund të kampionatit do të jem në pozitën e 5-të apo të 6-të”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më tej Lushtaku foli edhe për skuadrat që janë të rrezikuara, duke përfshirë disa skuadra.

“Ballkani edhe Flamurtari, edhe Trepça ‘89 edhe Gjilani, jemi ekipe të gjitha në një farë formë të rrezikuar që të biem në zonën e barazhit. Edhe Ferizaj edhe Liria, kur dihet se veç KEK-u në një farë forme është anëtare e ligës parë, këto tjera luftojnë për pikë apo për të shpëtuar direkt nga rënia apo përmes barazhit. Do të jenë dy ekipe që do të mbeten në barazh, kështu që mendoj se Drenica nuk do të bëj pjesë në barazh e as të jetë e rrezikuar”, mbylli Lushtaku.

Lushtaku mori drejtimin e skuadrës në fillimin e këtij sezoni, pasi që më parë ishte drejtor sportiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera