Lajme

Katër të dërguar specialë në Ballkan, ja kush po punon në rajon në emër të Perëndimit

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 03 December 2021

Vendet perëndimore kanë katër të dërguar të posaçëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç, Stuart Peach, të emëruarit të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, emisarë në Ballkan kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por kush janë këta emisarë?

-Advertisement-

Mirosllav Lajçak është përfaqësues i posaçëm i BE’së. Ai e ka marrë këtë pozitë në prill të vitit 2020. Më herët, Lajçak ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy emisarë për këtë rajon.

Gabriel Esocbar është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara. Këtë post,ai e ka marrë në shtator të këtij viti. Deri atëherë, ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA’së në Serbi.

Edhe Mathew Palmer është emisar i SHBA’së për këtë rajon. Palmer është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë. Palmer ka mbajtur më parë pozitën e zëvendësit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit.

Mbrëtëria e Bashkuar ka emëruar si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach. Peach, i cili mban titullin “Sir”, ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO’s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO’s në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera