Lajme

Jashari-Miller: FSK e Forcat amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 07 March 2022

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), gjeneralmajor Charles Miller.

Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.

Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona, thuhet në njoftimin e FSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera