Sport

Ja sa kushtojnë biletat për ndeshjen, FC Prishtina-Europa FC

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 05 July 2018

FC Prishtina, për ndeshjen e sotme kthyese të raundit preliminar të UEL kundër Europa FC, do të lëshoj bileta në shitje vetëm në ditën e ndeshjes, pra sot  më 5 korrik, shkruan GazetaFokus.

Biletat janë me dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro, ndërsa ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e dedikuar vetëm me organizim për tifo grupin “Plisat”.

LEXO EDHE: Mourinho transferon Shaqirin në Man Utd?

-Advertisement-

Biletat do të shiten në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe rreth stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë nga ora 15:00.

Dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00, ndërsa takimi fillon nga ora 19:00. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera