Sport

Ja me sa mijëra euro do të shpërblehen futbollistet e Maqedonisë Veriore pas kualifikimit në EURO2021

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 13 November 2020

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, Maqedonia Veriore ka arritur të siguroj biletën për kualifikim në EURO2021, shkruan Gazeta inFokus.

Në një seancë të mbajtur, qeveria mori vendim që nga rezervat buxhetore të shpërblejë me nga 10 mijë euro të gjithë lojtarët, pas kësaj fitore historike.

E këtë lajm e ka bërë të ditur vet kryeministri i vendit, Zoran Zaev, me anë të një postimi në facebook.

-Advertisement-

“Sonte, në seancën e Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro për secilin, për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian”, ka shkruar Zaev./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera