Sport

Ish ylli i Arsenalit: “Kam luajtur me Zidane dhe Henry, por Messi është në një nivel tjetër”

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 13 December 2018

Ish ylli i Arsenalit Robert Pires thotë se as ish bashkëlojtarët e tij të Francës Zinedine Zidane dhe Thierry Henry nuk kanë luajtur në të njëjtin nivel me Lionel Messin, i cili “ka diçka që askush tjetër nuk e ka”, shkruan GazetainFokus.

Pires pati një karrierë të sbujshme dhe fitoi shumë tituj të rëndësishëm për Francën, Arsenalin dhe Marsejën, duke luajtur së bashku me disa nga yjet më të mëdhenj të futbollist botëror.

Ndoshta mes tyre ishin edhe Zidane dhe Henry, me të cilët ai fitoi Kupën e Botës 1998 nën urdhërat e Aime Jacquet.

-Advertisement-

Pires u bashkua me Villarreal në vitin 2006 dhe qëndrimi i tij katërvjeçar i dha mundësin atij të luaj kundër një numri të madh të futbollistëve modernë, duke përfshirë Ronaldinhon dhe Cristiano Ronaldon.

Por, për Pires, asnjë prej tyre as Zidane dhe as Henry nuk mund të maten me Messin.

“Nëse ai luan si kundër Espanyol, është e pamundur ta ndalosh”, tha Pires për Mundo Deportivo. “Ishte e pabesueshme.

“Kam luajtur me Zidane, Henry dhe [Juan Roman] Riquelme, dhe kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që askush tjetër nuk e ka. Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, por ka pak në nivelin e tij “, ka deklaruar Robert Pires. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera