Sport

Iniesta pëson dëmtim të tmerrshëm, ja kur do të rikthehet

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 16 December 2020

Njëri ndër mesfushorët me të mirë në botë, Andres Iniesta, ka pësuar lëndimi me të rëndë në karrierë, shkruan Gazeta inFokus.

Iniesta ka këputur muskulin proksminal në anën e djathtë dhe u detyrua të operohej.

Lajmin e bëri të ditur klubi i tij, Vissele Kobes, me anë të një njoftimi për shtyp.

-Advertisement-

Mesfushori spanjoll u operua në Barcelonë, në praninë e mjekëve të klubit aziatik dhe pritet të mungoj gjatë.

Sipas konstatimeve të mjekëve një periudhë prej katër muajsh do t’i duhet Iniestes për t’u rikuperuar nga ky dëmtim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera