Lajme

E rrảhẻn taksistin, tre të arrestuar në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 28 May 2024

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë pasi të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre e kanë sulmuar-aksidentuar veturën-taxi në të cilën ishin katër persona.

Sipas policisë, të dyshuarit e kanë rrahur taksistin i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Mësohet se të përfshirët në këtë rast janë familjar ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast për dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Policia po vazhdon të merret me rastin.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera