Lajme

Zyra e Prokurorit: Dëshmitari Kickert është takuar gjatë luftës me katër ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 28 May 2024

Para se Kickert të niste dëshminë, prokurori John Capin ka bërë një prezantim të dëshmitarit.

Prokurori ka treguar se nga fundi i vitit 1997 e deri në marsin e vitit 1999, Jan Kickert ka punuar në Beograd si diplomat austriak.

Prokurori Capin ka theksuar se Kickert e kishte vizituar në disa raste Kosovën, ku ishte takuar me katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

-Advertisement-

“Vizitat e Kickert në Kosovë janë bërë më të shpeshta në pjesën e dytë të vitit 1998 pasi ai ishte udhëzuar të krijojë një pikë kontakti me udhëheqjen e UÇK-së për t’i angazhuar ata në procesin politik. Për të arritur këtë qëllim, ai ka marrë pjesë në disa takime me anëtarë të Shtabit të Përgjithshme; përfshirë Hashim Thacin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin”, ka thënë prokurori Capin.

“Në korrik të vitit 1998, Kickert u takua me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe pastaj ndaras me Jakup Krasniqin. Më 1999, Kickert mori pjesë në takim për të negociuar lirimin e ushtarëve serbë. Kickert ishte vëzhgues gjatë negocitave gjatë dhe pas Konferencës së Paqes në Rambuje, duke ndërvepruar me udhëheqjen UÇK-së, duke përfshirë edhe Hashim Thaçin. Në mars të vitit 1999, Kickert mori pjesë në një takim për të diskutuar marrëveshjen e Rambujesë me udhëheqësit e UÇK-së duke përfshirë Rexhep Selimin, Jakup Krasniqit”, shtoi më tej prokurori Capin në prezantimin e dëshmitarit që mban kodin W02144./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera