Lajme

Inflacioni 19%, Hekuran Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 21 September 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme globale “ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se ekonomia stabile vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Ai ka përmendur edhe hapat që si ekzekutiv kanë bërë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Kosova po përballet me inflacion që sipas Bankës Botërore është 19 për qind.

Postimi i Muratit: 

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Si qeveri:
✅ kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë
✅ kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin
✅ kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese
✅ kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera
✅ kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse
E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera