Lajme

Ia mori 350 euro një gruaje duke i thënë se do ta punësonte, policia arreston të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 22 February 2023

Një burrë është arrestuar në Prishtinë për shkak se kishte mushtruar një grua se do ta punësonte duke ja marrur 350 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur më 17 shkurt në lagjen Emshir, rreth orës 17:00 e ku kanë bërë të ditur se viktima ia kishte transferuar të hollat përmes bankës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte dhe e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera