Lajme

Human Rights Watch letër Kurtit, Osmanit e Haxhiut -Siguroni të drejta për çiftet e seksit të njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 18 March 2022

Organizata për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Kodin e ri Civil në leximin e parë, meqë në Kodin Civil të dërguar për miratim nga ministria e Drejtësisë përfshihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë, shkruan Gazeta Express.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse në Kuvend është shkaktuar debat i madh, pasi disa deputetë të koalicionit qeverisës s’kanë kursyer as komentet homofobike në sallën e Kuvendit.

“Ne po ju shkruajmë të shqetësuar pas hapave të fundit për të miratuar martesat e gjinisë së njëjtë në kuadër të Kodit të ri Civil”, thuhet në letër.

-Advertisement-

Nga HRW kërkojnë që t’i jepet fund diskriminimit dhe përjashtimit të martesës së gjinisë së njëjtë nga legjislacioni i Kosovës.

Në fund të letrës thuhet se HRW shpreson që Qeveria e Kosovës do të punojë për të siguruar që çiftet e të njëjtës gjini të kenë të drejta sikur çiftet tjera dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë për të çrrënjosur diskriminimin në baza të orientimit seksual dhe baza gjinore.

“Shpresojmë që qeveria e Kosovës do të punojë për të siguruar që çiftet e të njëjtit seks ta kenë të njëjtat të drejta si çiftet e tjera, dhe për të çrrënjosur diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identiteti gjinor në të drejtën familjare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë informacion dhe këshilla – dhe presin me padurim legjislacionin që i jep fund diskriminimit në të drejtën familjare dhe ofron më të fortën mbrojtje e mundshme për çiftet e të njëjtit seks dhe familjet e tyre”, thuhet në letër. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera