Lajme

Hovenier për FSK-në: Shpëtoi jetë në Turqi, jemi partnerë krenarë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 21 February 2023

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka shprehur mirënjohje ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat për rreth dy javë qëndruan në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe të cilat u rikthyen mbrëmë.

Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuan jetë nga kërkimet që bënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së”, ka shkruar sot Hovenier.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera