Hesht pronari i kompanisë që mori mbi 386 mijë euro për rinovimin e çatisë që u shemb dje në Komunën e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 19 January 2024
Pronari i kompanisë, “NBT-ING SH.P.K”, Zeqir Kryeziu, po hesht pasi sërish u shemb një pjesë e kulmit të komunës së re të Prishtinës, për të cilin kompania e tij kishte fituar tenderin për rinovim në gusht të vitit 2023.
E kësaj here rënia e çatisë pati pasoja të rënda pasi ra mbi një vajzë 23 vejcare e cila mori lëndime të rënda dhe po trajtohet në Klinikën Intenzive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta Infokus dje gjatë gjithë ditës ka provuar që ta kontaktojë pronarin e kësaj kompanie i cili mori hiq më pak se 386 mijë e 96 euro për rinovimin e çatisë së komunës , mirëpo edhe në rastet kur e hapte telefonin nuk fliste, vetëm dëgjonte.
Pas kësaj gazetarja e Infokusit ka provuar që të kontaktojë me të përmes viber-it, në fillim është përgjigjur duke e konfirmuar se ai është pronari i kompanisë, e pasi gazetarja i është prezantuar dhe e ka pyetur për rastin e djeshëm ai përsëri nuk ka kthyer më përgjigje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që “fluturon” çatia e Komunës së Re të Prishtinës, e kjo ishte edhe arsyeja se pse kompania me pronarin, Zeqir Kryeziu kishte fituar tender që ta rinovonte dhe rikonstruonte atë.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që kjo kompani është pjesë e problemeve të tilla. Në vitin 2022 ishte ngritur aktakuzë ndaj Tahir Sopës, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”, i cili po akuzohej se me dokument të falsifikuar kishte fituar tender mbi 800 mijë euro për rinovimin e objektit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mblidhet KQZ-ja
Sot mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Në këtë mbledhje do të shqyrt...
-
Mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës....
-
ShBA: Konfirmohet vdekja e parë
Vdekja e parë është konfirmuar në Pacific Palisades, ku zjarri më i madh i Lo...
-
Infektologu Ahmeti: HMPV nuk plotëson kriteret për të qenë pandemi e përmasave të Covidit
Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është ...
-
Tërmeti shkund Italinë
Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veripe...
-
Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Në dhjetorin e vitit që lamë pas, në kuadër të takimit në Bruksel ndërmjet kr...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot Kompania për Distrib...
-
Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri
Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mby...
-
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani
Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...