Lajme

Objektit të ri të Komunës së Prishtinës i prishet kulmi, nënshkruhet kontratë mbi 300 mijë euro për rregullmin e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 09 August 2023

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë për rikonstruimin e kulmit të objektit të Komunës së re, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo kontratë, komunës së drejtuar nga Përparim Rama i ka kushtuar 386 mijë e 96 euro.

Ndërkaq, operatori ekonomik të cilit i është dhënë kjo kontratë është “NBT -ING” SH.P.K.

-Advertisement-

Derisa kohëzgjatja e kontratës është paraparë që të jetë për 12 muaj.

Për dhënien e këtij tenderi është marrë për bazë propozimi me çmimin më të ulët, ndërkaq, çmimi më i lartë i propozuat ishte 781 mijë e 183 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera