Fokus

“Pa viza”- Kosovarët ia mësyjnë me të madhe Evropës, këto dy shtete po vizitohen më së shumti

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 01 January 2025

Që nga 1 janari i vitit që lamë pasë, qytetarëve të Kosovës i’u është mundësuar që të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonsës “Shengen”, shkruan Gazeta Infokus.

Vetëm në muajin janar të 2024-tës, në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë udhëtuar gjithsej, 287 mijë e 205 udhëtar si dhe janë realizuar 996 fluturime.

Kjo rritje e jashtëzakonshme dhe fluks madh i udhëtarëve ndodhi pas liberalizimit të vizave në krahasim me vitet e kaluar.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë krejt vitit 2024 në aeroportin e Prishtinës, u arrit edhe numri i 4 milionët i udhëtarëve.

Ku të premtën e 27 dhjetorit u festua edhe udhëtari i 4 milionët të cilët ishin një cift nga diaspora.

E për festat e fund vitit zëdhënësja për informim nga Aerporti “Adem Jashari”, Valentina Gara për Infokus tregoi që këto ditët e fundit më shumë ka pasur udhëtarë që kanë arrdhur në Kosovë në krahasim me ata që janë dal jashtë Kosovës.

Po ashtu Gara për Infokus tregoi edhe dy shtetet që po vizitohen më së shumti:/Gazeta Infokus/

Për të parë se cilat janë ato dy shtete ndiqeni storien në vazhdim të realizuar nga gazetarja, Samire Jaha:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera