Lajme

Haxhiu: Kurti iu ka ofruar dorëheqje ndërkombëtare për të mos e formuar Asociacionin – njëjtë e ofruan dorëheqjen edhe dy ministra

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 09 January 2023

Gazetari, Baton Haxhiu, në Pressing të T7, ka thënë se dy ministra i kanë ofruar dorëheqje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Më nuk janë pjesë e kryesisë, një prej tyre është parimor dhe ka refuzuar asociacionin”.

Haxhiu ka pretenduar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ofruar dy herë dorëheqjen para ndërkombëtarëve për ta mos implemetuar Asociacionin.

-Advertisement-

“Ka muaji shtator ose tetor, Kurti iu ka thënë ndërkombëtar se nuk mundet t’i ndalë elektoratit përpara duke e themeluar Asociacionin”, ka thënë Haxhiu.

Ai po ashtu deklaroi se Albin Kurti duhet t’i jap një bashkëpunim opozitës, por edhe të kërkojë falje për diskursin që e ka pasur ndaj opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera