Lajme

Haradinaj-Muratit: Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 01 July 2022

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar përsëri pas deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke thënë se më mirë do ishte ti njihte ushtarët e Kosovës se ata të Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një kërkim falje nuk është e mjaftueshme e madje edhe e ka ngushëlluar atë.

“Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar. Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera