Lajme

Hapet konkursi për 25 psikologë në shkollat e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 10 October 2022

Është hapur konkursi për 25 psikologë që do të punësohen nëpër shkollat e Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur në forme simbolike në Ditën e Shëndetit Mendor.

“Po, shëndetin mendor dhe sigurinë në shkolla e kam shumë seriozisht! Sot e hapëm konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë dhe dëgjuam kërkesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të Prishtinës. Nuk do ta lëmë asnjë shkollë pa psikolog! Një zotim i përmbushur për të jetësu planin për siguri në shkolla”, ka thënë drejtoresha për arsim në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

-Advertisement-

Nevoja për këta profesionistë në institucione arsimore po konsiderohet të jetë shume e madhe.

“Sot, saktësisht në “Ditën Botërore të Shëndetit Mendor”, po zotohemi se nuk do të ndalemi në përmirësimin e ambienteve shkollore së bashku me Këshillin e Nxënësve dhe Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Çdo shkollë duhet të jetë miqësore për të gjithë pa përjashtim”, ka shtuar ajo.

Ky lajm është mirëpritur edhe nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera