Lajme

Hapet aplikimi për studentë për 100 euro nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 20 October 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion.

Murati tha se sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Ministri Murati theksoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera