Lajme

Goditi për vdekje një burrë me veturë, arrestohet një person në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 31 October 2022

Gjatë pasdites të së dielës një burrë në Drenas u godit nga një veturë e si pasoj e plagëve që mori i njëjti ndërroi jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se vetura që goditi këmbësorin vozitej nga një burrë i cili sipas policisë po voziste në mënyrë të pakujdesshme. Në lidhje me rastin prokuroria ka vendosur që trupi i pajetë i këmbësorit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa shoferi i veturës me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

‘’ Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra  në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera