Lajme

Gjoshi i PDK-së e quan Kurtin “O bir” por pastaj i bie pishman

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 18 April 2022

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, me “O bir”, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo deklaratë e Gjoshit erdhi pasi Kurti u shpreh kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

E në lidhje me këtë Gjoshi i ka thënë Kurtit se e ka kap inati pasi sipas tij, PDK ka dhënë ide më të mirë se sa krejt qeveria.

-Advertisement-

“Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin. O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndërkaq ky postim është ndryshuar nga vetë Gjoshi duke e kthyer fjalën “O bir”, në “O talent”./Gazeta Infokus/

Më poshtë shihni postimin e edituar:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera