Rozë

Getinjo tha se do donte një ‘date’ me të, Vildane Zeneli reagon publikisht

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 10 November 2020

Getinjo ka qenë 1 vit më parë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” dhe aty shprehu hapur dëshirën për të dalë në një takim romantik me modelen seksi shqiptare, Vildane Zeneli.

“Cilën ndër vajzat e njohura shqiptare do ftoje në takim?”, ishte pyetja që ju drejtua Getinjos gjatë lojës dhe reperi nuk nguroi t’i përgjigjej.

Këtë moment e kanë rikujtuar disa fansa të Vildanes, të cilët kanë publikuar videon e deklaratës së Getinjos në “Shiko kush luan”.

-Advertisement-

Vildanes i ka rënë në sy videoja dhe i është përgjigjur publikisht kërkesës së reperit (1 vit me vonesë).

“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super ínteligjent”, ka shkruar Vildane, duke pranuar në këtë formë ftesën e reperit për një takim romantik.

Nuk e dimë nëse Getinjo do e ketë vënë re këtë përgjigje, por me siguri duhet të ndihet si në qiell të shtatë.

Pas pranimit të ftesës nga ana e Vildanes tashmë është radha e reperit që të zgjedhë thjesht një vend të bukur e romantik për ta bërë realitet ëndrrën e tij.

Getinjo ka shprehur edhe më herët pëlqimin ndaj modeles së njohur, duke i komentuar shpeshherë në fotot e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera