Sport

Fenerbahce e zyrtarizon Mesut Ozilin

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 24 January 2021

Klubi i Fenerbahces pasditen e së dielës e ka prezantuar futbollistin turko-gjerman, Mesut Ozilin, shkruan Gazeta inFokus.

Gjiganti turk përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në twitter, ka bërë të ditur transferimin e Ozilit.

“Është arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e futbollistit profesionist, Mesut Ozil në klubin tonë”, shkruan faqja e Fenerbahces në Twitter.

-Advertisement-

Mesut Ozil së fundmi ka qenë pjesë e Arsenalit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Real Madridin.

Mesfushori turko-gjerman me Arsenalin ka luajtur rreth 8 vite, ku ka regjistruar 184 paraqitje, duke realizuar 33 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera