Sport

Erdin Hashani analizon tri ndeshjet e Kupës së Kosovës të zhvilluara ditën e martë

Autori: Erion Maliqaj 22:08 | 09 February 2021

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar ka filluar sot (e marte) me tri ndeshje që janë zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina, Llapi dhe Drenica janë ekipet që kanë kaluar në çerekfinale të garës së dytë më të rëndësishme në vendin tonë.

Prishtina e ka eliminuar Dritën, duke e mposhtur në vazhdime me rezultat minimal 1-0, kurse Llapi ka kaluar në rrethin tjetër pas fitores në penallti ndaj Ballkanit me shifrat 4-3, ndërsa Drenica ka triumfuar përballë Ulpianës me rezultat 4-0.

-Advertisement-

Lidhur me këto tri takime, Gazeta inFokus, ka biseduar me trajnerin dhe analistin e njohur kosovar, Erdin Hashanin, i cili i ka analizuar të tri këto ballafaqime.

Ai ka thënë se Prishtina me plotë meritë ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, derisa ka shtuar se Drita duhet të reagoj pas dy humbjeve nga kryeqytetasit.

“Mendoj se Prishtina me plotë meritë ka kaluar në çerekfinale, pasi e ka dominuar lojën ndaj Dritës, e cila filloi të luante pas minutës se 70. Sikur ka filluar që loja e Dritës me u bë e lexueshme për kundërshtarët. Dritës tani i ka mbetur me u fokusuar vetëm në kampionat. Ata duhet të reagojnë, sepse nëse vazhdojnë kështu si në dy ndeshjet për Superkupë dhe për Kupë, atëherë shumë lehtë mund të mos bëhet kampion. Prishtina këto kohët e fundit ka ngritje dhe kjo po vërehet edhe me rezultate”, tha fillimisht Hashani.

Trajneri aktual i skuadrës së Vjosës, tutje e komentoi edhe ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, ku theksoi se skuadra nga Suhareka ka bërë një hap prapa, krahasuar me sezonin e kaluar.

“Mendoj që Ballkani e ka bërë një hap mbrapa, duke e parë nga sezoni i kaluar që deri në fund ishte në dy fronte, ndërsa tani janë të fokusuar vetëm në kampionat bashkë me Dritën. Llapi synim e kishte Evropën, se a do të ia arrijë që përmes Kupës të dal pritet të shihet, por sot e ka kaluar një kundërshtar shumë të fortë, d.m.th. sot e ka kaluar një pengës të madhe që e kishte”, deklaroi Hashani për Gazetën inFokus.

Për fund ish-futbollisti i disa skuadrave në Kosovë, foli edhe për fitoren e Drenicës ndaj Ulpianës.

“Sa i përket Drenicës ajo veç se ishte favorite, nuk është se e kishte ndonjë kundërshtar të fortë, nëse veç do te eliminohej do të ishte një dështim për ta, por kjo nuk ndodhi, kështu që me një rezultat bindes kaloj me tutje”, përfundoi Erdin Hashani.

Kupa e Kosovës do të vazhdon edhe nesër, ku në program janë katër takime./Gazeta inFokus/

ERDIN HASHANI: FUTBOLLI NUK DO TË JETË I NJËJTË PAS KORONAVIRUSIT | FUTBOLLI.INFO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera