Fokus

Edi Rama VS Albin Kurti: Kush punoi më shumë në 100 ditët e fundit të qeverisjes

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 19 February 2022

Shqipëria me një buxhet të miratuar prej rreth 5.2 miliardë euro, është shndërruar në kantier të madh punimesh ku çdo ditë kryeministri i saj Edi Rama, Promovon ose njofton për avancimin e punimeve të më shumë se 120 projekte të ndryshme, për 100 ditët e fundit.

Ndërkohë shteti i ri i Kosovës që ka një buxhet të miratuar prej 2 miliardë 746 milionë euro, ka shënuar stagnim në investimet kapitale dhe kryeministri i saj Albin Kurti, fare pak ka njoftuar për fillimin ose ecurinë e projekteve ekzistente që janë duke u zhvilluar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Gazeta Infokus, për 100 ditët e fundit të qeverisjes së tyre, të dy kryeministrat shqiptarë, ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë dallim të madh në punët që i kanë nisur apo edhe në pasqyrimin e tyre në llogaritë e tyre zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Përderisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga data 20 nëntor 2021 e deri më 17 shkurt 2022, ka promovuar apo njoftuar për punimet në mbi 120 projekte, homologu i tij nga Kosova ka promovuar apo njoftuar për vetëm dy projekte, atë të renovimit të Kullave të Jasharëve në Prekaz, dhe ndarjen e 1000 bursave për vajzat në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Ajo që bie në sy te kryeministri i Shqipërisë është fakti se ai krahas këtyre projekteve ka nisur edhe një kampanjë për pastrimin e hapësirave publike në vend e të cilës i ka kushtuar një rëndësi të madhe duke njoftuar për hapësira të pastruara e transformuara pothuajse çdo ditë në tërë Shqipërinë.

Projekt tjetër me rëndësi për qeverisjen atje është edhe ai i “Këshillimit Kombëtar”, i cili në vete ka për qëllim këshillimin e qytetarëve për projektet ekonomike, sociale e kulturore atje.
Ndër të tjera si projekte gjigante në gjithë Shqipërinë, Rama i ka publikuar në llogarinë e tij, blloqet e shumta të ndërtesave të reja për ata që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit, si dhe projekte infrastrukturore që modernizojnë Shqipërinë dhe lidhin çdo skaj të saj duke ofruar lehtësi qarkullimi si për vendorët ashtu edhe për turistët e huaj.

E në profilin e të parit të ekzekutivit të Shqipërisë, në këtë 100 ditësh janë publikuar edhe shumë projekte që kanë për qëllim modernizimin kulturor të Shqipërisë. Po ashtu edhe projekte të shumta që kanë transformuar komplet infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore në vend.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 100 ditëshin e fundit, në profilin e tij mbizotërojnë postime fjalimesh e homazhe. Përveç tyre postime të shumta i pari i ekzekutivit pati edhe për fillimisht reduktimet e shumtë me energjinë dhe postime për të arsyetuar veprime e vendime të qeverisë.

Arsyetimet më të shpeshta që Kurti bëri në profilin e tij në facebook ishin në lidhje me krizën energjetike, shtrenjtimin e energjisë, kritika për qeverisjet e deritashme në vend dhe urime të ndryshme për festa.

Me kaq përfundon edhe ky 100 ditësh i fundit i kryeministrit Kosovar në pasqyrimin e projekteve të vendit në facebook.

Kujtojmë se kryeministri, Edi Rama, është për të tretën herë në krye të Qeverisë së Shqipërisë, ndërkohë, Albin Kurti është në krye të qeverisë së Kosovës për të dytën herë, por që llogaritur të dyja mandatet nuk del të këtë qeverisur më shumë se një vit e ca me ekzekutivin e vendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera