Rozë

E pëlqen të endet lakuriqe

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 10 February 2018

Na pëlqen të endemi nëpër shtëpi së bashku të zhveshur. Kjo i mban gjërat të freskëta”, ka deklaruar ajo për gazetën “New York Post”

Ashley Graham thotë se e pëlqen që të endet vërdallë tërësisht e zhveshur. Modelja 30-vjeçare ka zbuluar se njëra nga mënyrat që ajo dhe burri i saj Justin Ervin e mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë “të gjallë” është duke u endur nëpër shtëpi pa asnjë rrobë në trup. “Na pëlqen të endemi nëpër shtëpi së bashku të zhveshur, shkruan Gazeta ‘Zëri’.

Kjo i mban gjërat të freskëta”, ka deklaruar ajo për gazetën “New York Post”. Ashley së fundmi ka bashkuar forcat me Marina Rinaldi Denim për të lansuar në treg një vijë të xhinseve për femra me forma të plota të trupit. Dhe zeshkania atraktive, e cila është e famshme për format e bujshme të trupit, ka zbuluar se është e vendosur të dizajnojë disa stile gjithëpërfshirëse të xhinseve.

-Advertisement-

“Numrat e xhinseve do të arrijnë deri në 22. Kam dashur të krijoj diçka gjithëpërfshirëse për të gjitha femrat”, ka sqaruar ajo. Në anën tjetër, Ashley së fundmi ka zbuluar se e konsideron veten të jetë një “rast special”. Bukuroshja amerikane ka sqaruar se ndryshe nga shumica e njerëzve ajo ndihet më rehatshëm kur është e zhveshur sesa kur është e mbërthyer nga rrobat. “Jo të gjitha femrat janë si unë, por unë jam një rast special e cila e pëlqen të sillet pa rroba në trup, sepse është më e rehatshme për mua.

Edhe mamaja më ka treguar se qysh si e vogël jam mësuar të endem pa rroba nëpër shtëpi”, kishte deklaruar ajo kohë më parë.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera