Lajme

Dy punëtorë bien nga lartësia e një shtëpie, marrin lëndime të rënda

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 February 2023

Dy punëtorë kanë rënë nga lartësia e një shtëpie derisa ishin duke punuar në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.

Të dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“Rruga “Afrim Bytyqi”, Prizren 21.02.2023 – 08:40. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen. Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera