Dreçun: Nuk e lëmë Kosovën në OKB, jemi zënë ngusht
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 10 October 2022
Anëtarësimi i Kosovës në Kombe të Bashkuara është e papranueshme për Serbinë, tha i ashtuquajturi kryetar i një komisioni të vetëquajtur “për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun.
Referuar propozimeve të përfolura franko-gjermane, të cilën edhe e vuri në pah presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, se kërkohet që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB në këmbim të përshpejtimit të proceseve integruese të Serbisë në BE, Dreçun thotë se Serbia është zënë ngushtë.
“Duhet të shohim se sa gjatë mund të qëndrojnë dëmin që na shkaktohet duke mos ndjekur politikat e BE-së ndaj Rusisë. Kur dëmi është më i madh se përfitimi do të na duhet të korrigjojmë politikën tonë nëse duam të luftojmë për interesat tona”, i ka thënë ai agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.
Zyrtari serb thotë se Rusia “nuk po e (mirë)kupton” pozicionin e Serbisë, derisa shtoi edhe se “Beogradit do t’i duhet t’i vendos ndonjë lloj sanksioni Rusisë”.
“Nëse kjo do të ndodhte, nuk duhet askush të nxisë destabilitet të brendshëm në Serbi, kjo gjë s’duhet të jetë në interes as të Perëndimit e as të shteteve mike”.“Kur nuk e di ku të presësh, s’ka lidhje ku e pret, dëm do të ketë. Serbia, duket se më nuk ka hapësirë manovrimi”, vazhdoi ai.
Përtej kësaj, Milovan Dreçun, thotë se nëse Serbia fillon të përkojë me politikat evropiane ndaj Rusisë, unioni evropian do të zbusë presionin ndaj Serbisë për Kosovën.Ai shtoi se ndjehet “i befasuar” me Rusinë, ngase siç vlerësoi ai, Rusia nuk po e kupton peshën e siutuatës në të cilën gjendet Serbia.
“Rusët janë të zënë me telashet e tyre, por edhe neve po na fusin në probleme të reja”, përfundoi Milovan Dreçun.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...