Lajme

Doarsa Kica-Xhelili: Pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 21 March 2023

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e këtij subjekti politik, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar qeverinë Kurti.

Xhelili kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid.

“Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.” – thotë Kica-Xhelili në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.

-Advertisement-

Ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.

“Dy vite më parë, kishim fjalë për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Sot kemi justifikim të paaftësisë së të tashmes në emër të së kaluarës.

Në këtë video ajo tha se pushteti nuk i merr parasysh kritikat dhe si rezultat ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot, ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Sepse asgjë s’po merret parasysh. Asnjë kritikë. Asnjë shqetësim.” – tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera