Lajme

Deputeti nga Suhareka kanoset me sopatë nga dy hajna që po i vjedhin dru në bjeshkë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 14 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës është kanosur me sopatë nga dy hajna që po vjedhnin dru në bjeshkët e fshatit Bukosh të Suharekës.

Këtë informatë e ka dhënë policia me anë të një njoftim Policia nuk kanë treguar se për cilin deputet bëhet fjalë dhe as nuk janë paraqitur inicialet e tij.

“Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor. Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.

“Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat. Në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera