Cila është historia dhe kuptimi dy festave të Bajramit?
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/A2DCBF19-1D2A-49C1-9B41-2AA617568875.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 09 July 2022
Ekrem Simnica, nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka folur për rëndësinë dhe kuptimin e dy festave të Bajramit.
“Mund të them që dy festat, të cilat ne i kemi, edhe e Fitër Bajramit por edhe kjo e Kurban Bajramit, në të cilën jemi në teh, e kanë një qëllim dhe ndërlidhen me çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Simnica.
“Fitër Bajrami ndërlidhet me përfundimin e agjërimit dhe njërin prej obligimeve dhe mirësive e kemi nxjerrjen e sadakasë, fitrit, për çdo person, për çdo besimtar që t’ua mundësojmë ndihmën të varfërve dhe si një lloj shenje e pastrimit të ndonjë lëshimi të bërë gjatë muajit të Ramazanit, të cilin e kemi agjëruar”.
Simnica e ka rrëfyer historinë për festën e Fitër Bajramit, si dhe rrëfimin, nga i cili buron festa e Kurban Bajramit.
“Ndërsa te Kurban Bajrami ndërlidhet çështja e prerjes së Kurbanit. Prerja e Kurbanit simbolizon apo e diskutojmë në dy forma, pse ndërlidhet me ndoshta këtë festë. E para është një përkujtim i Ibrahimit a.s., që ai atëherë është sprovuar nga ana e Zotit xh.sh. për ta therur djalin e tij, për ta prerë, për ta bërë kurban, për ta flijuar, se kjo festë quhet njëherësh, përveç Kurban Bajram apo festa e Kurban Bajramit është edhe festa e sakrificës, është që ne po sakrifikojmë për Zotin. Ibrahimi ka premtuar që nëse më lind Zoti djalë, unë do ta sakrifikoj atë, do ta bëj kurban për hir të Zotit, edhe Zoti xh.sh. e ka sprovuar Ibrahimin, edhe ka ardhur deri te ajo që pas gatishmërisë që ka pasur Ibrahimi a.s. pejgamber i Zotit, por edhe me rritjen e Ismailit në moshë që kur i ka thënë që unë jam urdhëruar kah Zoti xh.sh. që ty të bëj kurban, i thotë vepro ashtu si të ka urdhëruar Zoti. Domethënë, gatishmërinë e ka gjetur te të dy këta, edhe te babai, edhe te biri i tij, edhe te Ibrahimi a.s., por njëherësh edhe te Ismaili a.s.”, ka thënë ai në Klan Kosova
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...
-
Gooooool! Qazim Laçi shënon për Shqipërinë!
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Kroacis...
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...
-
Pamje spektakolare, Hamburgu bëhet i gjithi kuq e zi nga shqiptarët para ndeshjes Shqipëri – Kroaci
Qyteti i Hamburgut në Gjermani sot u shndërrua në dy ngjyrat e flamurit shqip...
-
Bislimi: Masat i kanë bërë dëme vendit, por ia ka vlejtur moslëshimi pe për sovranitetin në veri
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka t...