Lajme

Çfarë po ndodh me Facebook? Me miliona të prekur nga problemi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 24 August 2022

Miliona përdorues në mbarë botën kanë hasur probleme me Facebook, mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se raportime të shumtë janë bërë pasi në faqen e parë nuk shfaqen postimet e miqve, faqeve apo grupeve që pëlqeni, por postime nga njerëz të panjohur në profilin e njerëzve të famshëm.

Raportimet e para të problemeve janë bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas DownDetector, 43% e përdoruesve kanë shfaqur probleme me aplikacionin.

-Advertisement-

Shumë përdorues i janë drejtuar Twitterit për të parë nëse kishte edhe persona të tjerë me këtë problem.

Facebook ende nuk ka bërë një koment zyrtar në lidhje me këtë problem të shfaqur së fundmi.

Derisa perdorues të po e shfrytëzojë edhe për tu argëtuar duke krijuar memes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera