Sport

Camp Nou mund të riemërohet nga një kompani farmaceutike

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 28 November 2018

Ka një numër kandidatësh të cilët mund ta blejnë të drejtën e riemërimit të stadiumit të Barcelonës, Camp Nou, për 300 milionë euro, vendim ky i cili do të merret gjatë dy viteve të ardhshme.

Kompania farmaceutike, Grifols, e cila është e themeluar në Katalonjë dhe është pjesë e IBEX 35, raportohet se ka më së shumti gjasa ta blejë të drejtën për ta emëruar stadiumin.

Sipas RAC1, lista përfundimtare e kandidatëve për një marrëveshje të tillë do të finalizohet para vitit 2018. Sponsorizimi i stadiumit pritet të jetë i vlefshëm për 20 vite dhe do t’i siguronte Barcelonën një shumë të madhe përfitimesh.

-Advertisement-

Në vitin 2015, pjesëtarët e bordit të kampiones së La Ligës e bënë një referendum, duke i mundësuar një sponsori të riemërojë stadiumin për 200 milionë euro. Megjithatë, tani që kanë filluar rinovimet brenda “Camp Nou”, çmimi është ngritur në 300 milionë euro.

Camp Nou u ndërtua në vitin 1957 dhe ka një kapacitet prej 99,354 ulëseve. Është stadium më I madh në Spanjë dhe në Evropë, si dhe stadium i tretë më i madh i futbollit në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera