Lajme

Bie drastikisht numri i gjobave brenda një dite në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 07 March 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar vetëm 2 persona të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Në të njëjtën ditë, policia ka dënuar edhe 1 225 persona të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa gjithashtu ka arrestuar 20 persona, 13 të tjerë kanë dërguar në mbajtje si dhe 1 person është në ndalim policor.

Gjatë këtyre 24 orëve kanë ndodhur 9 aksidente me të lënduar si dhe 27 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera