Lajme

Biden planifikon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale 2024

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 19 April 2022

Presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë ish-presidentit Barack Obama se ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale.

“Biden dëshiron të kandidojë dhe ai qartë po ua bën të ditur të gjithëve”, ka thënë për The Hill, një burim me njohuri për çështjen.

Ky burimi thuhet të ketë shtuar se Biden beson se ai është i vetmi kandidat që mund të mposhtë ish-presidentin Donald Trump në një revansh hipotetik midis dy rivalëve politikë, gjë që ishte kryesisht arsyeja që Biden ishte në gjendje të siguronte nominimin demokrat në vitin 2020.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera