Ferat Shala: Ka rënie të fitimit në KEK për 91.9 milion euro, dikush duhet të jap përgjegjësi

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për atë se çfarë po ndodh në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK).

Kjo duhet të ndodhë sipas tij pasi që shifrat e raportit vjetor të KEK-ut për vitin 2023, nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023.

“Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria?”, ka shkruar ai.

Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mëngjes, në qytetin e Ferizajt, shkruan Gazeta Infokus.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të hënën.

Sipas policisë trupi i pajetë i viktimës, pas shikimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Gazeta Infokus/

Të shtëna me ārmë në Podujevë

Të dielën një person ka gjuajtur me armë në fshatin Bervenik në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë së Kosovës, pas marrjes së informatës kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë gjetur një karikatorë me 47 fishekë një pistoletë dhe nja karikator të zbrazët.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe nga policia është cilësuar si përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Pas arrestimit i dyshuari është liruar nga procedurë të rregullt.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

 

 

Bislimi për gazetën ukrainase: Ne duhet të jemi gati për luftë, Banjska tregon se ne duhet të jemi të përgatitur në çdo kohë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se  një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Bislimi i referohet ngjarjeve që ndodhën në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Gjithçka nisi me një përleshje me policinë që përfundoi me vdekjen e një polic. Përplasja u përshkallëzua në një operacion kundër terrorizmit.

Megjithatë ai thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për gazetën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Ai shtoi më tej se  ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.”, ka deklaruar ai.

Bislimi thekson Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një sulm hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.

Voziti në shiritin e kundërt, policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy persona në Suharekë

Një aksident i rëndë ka nodhur të dielën në Suharekë ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Kjo si pasojë e drejtimit të veturës në anën e kundërt të shiritit nga e dyshuara që ishte duke vozitur veturën dhe ka goditur një motoçikletë.

Vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes e në veturë kanë pësuar lëndime trupore dy gra.

Ato kanë pranuar trajtim mjekësor, e njëra është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje të trefishtë, tha se në natën kritike e kishte parë një njeri të veshur me të zeza dhe gjysmë të fshehur te ferrat dhe bagremët.

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, i privuan nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitarja Zhuti tha se në natën kritike kur kishte ndodhur ngjarja në Gllogjan kishte qenë duke shkuar me veturë nga Raushiqi te babai i saj në Shaptej me burrin dhe fëmijët e saj.

Gjatë rrugës ajo tha se kishin kaluar nëpër Gllogjan, e ku rrugës së shkollës për Shaptej, kishte parë një njeri të fshehur në bagremë.

“Nuk kom fol se kom thanë se po tuten fmit, si kallxova as burrit se unë pashë diçka. Atë moment ka vetu dhe e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri. Ka qenë shumë shi”, tha dëshmitarja Zhuti.

Ajo tha se personin nuk e ka njohur dhe as fytyrën nuk ia kishte parë, por se e ka dalluar se kishte pasur të veshur një pallto të zezë të gjatë dhe ka pasur kapele në kokë.

Më pas dëshmitarja tha se kur ka mbërritur tek babai i saj, u kuptua ngjarja me autobusin dhe asaj iu ka kujtuar për personin që e ka parë të fshehur.

Përgjatë pyetjeve, dëshmitarja Zhuti tha se kur drita i kishte rënë ai person kishte hyrë më brenda ferrave anës rrugës për t’u fshehur.

“Kur o bo drejt me kerr ka vetu e kom pa se ka qenë njeri por nuk kam treguar askujt, se pi tuti fmin”, tha dëshmitarja Nexhmije.

Për deklarimin e saj në Polici, ajo tha se kishte qenë e ftuar pasi që kamerat e kishin kapur veturën e tyre.

Më pas, u dëgjua edhe dëshmitari Valdrin Dervishaj, i cili tha se për ngjarjen e natës kritike kishte mësuar nga një i afërm i tij, i cili i kishte dërguar foto në rrjetin social “Snapchat”, e ku më pas ai kishte shkuar te vendi i ngjarjes.

Aty kishte parë bashkëfshatarët dhe policët, e ku pas gjysmë ore aty ai tha se kanë vazhduar te lokali “24 Marsi”, që në atë lokal më pas tha se kishte shkuar djali i madh i Halil Mehmetajt, Kreshniku.

Ai tha se te Kreshniku kishte vërejtur se kishte pasur hundën me fasha nga një operim.

Dëshmitari Dervishaj tha se Kreshniku te vendi i ngjarjes kishte shkuar me veturën “Toyota” me ngjyrë të zezë, kishte ndenjur 3-4 minuta dhe më pas ka shkuar në shtëpi.

Ai më pas u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në polici, ku kishte thënë se Kreshnikun e kishin parë në veturën “Toyota” me ngjyrë të bardhë, bashkë me shokët e tij, deklarim për të cilin tha se “ndoshta kam thënë”.

Dëshmitari Dervishaj sërish u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në Polici, ku kishte thënë se “para se të shkonte Kreshniku në shtëpi u sigurua që policia nuk po i kontrollon veturat dhe më pas ishte nisur për në shtëpi”, deklarim ky të cilin e pohoi se ishte e vërtetë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare)./BetimipërDrejtësi

Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, votimi për të cilin do të mbahet kah mesi i muajit maj.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se fakti se aleatë kërkojnë me ngulm plotësimin e kushteve, tregon se aleatët ndërkombëtarë të Kosovës kanë humbur besimin te Qeveria Kurti.

“Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët tanë kanë humb besimin në qeverinë Kurti. Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku!

Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardhur në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang! Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha! Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, ka shkruar ajo.

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe fjalimit të tij në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës ka shtruar pyetjen nëse Kosova do të bëhet vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’ua mundësojë martesën e qytetarëve të së njëjtës gjini.

Martens në një postim në platformën X shkruan se kështu së paku ka bërë të ditur Kurti gjatë vizitës në Berlin, shkruan Telegrafi.

“A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’u ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të të njëjtës gjini? Kështu duket. Kështu së paku ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Berlin. Çfarë do të thotë kjo? Një lëmsh”, shkruan Martens.

Ndryshe, mediat në Kosovës raportojnë se Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, citohet të ketë thënë tha Kurti, duke shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës.

Sipas saj, të vërtetën nuk mundet ta sulmojë e mohojë askush, e as Serbia.

“Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërtetën, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohojë, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën e kësaj jave.

Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se Osmani, sipas tij, i ka sjellë për ta fajësuar Serbinë. Ndërkaq, presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiqit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Koaovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të premten se duhet të formohet sa më parë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ferguson, mes tjerash thotë se ky hap do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duam ta shohim atë të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mendojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i dhënë njëfarë besimi komunitetit serb në Kosovë rreth mënyrës se si mund të menaxhohen më mirë punët e tyre”, u shpreh Ferguson.

“Ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kështu ne vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet në Kosovë që të ecin përpara me këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe i dërguari special i kryeministrit tonë Lord (Stuart) Peach ka qenë shumë i qartë për këtë”, tha ai në një intervistë për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori britanik potencon se nuk kanë parë përparim të mjaftueshëm në marrëveshjet e fundit të arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne nuk jemi një pjesë thelbësore e tij, por ne e mbështesim atë. Ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të vazhdojmë të flasim, por, më shumë se kaq, ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të ecim përpara me angazhimin që të dyja palët kanë bërë për të zbatuar ato. Marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit që u arrit vetëm vitin e kaluar, ne nuk kemi parë ende përparim të mjaftueshëm”, tha Ferguson.

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt.

Sead Veseli është zgjedhur ushtari më i mirë për vitin 2024.

Në vendin e dytë është zgjedhur po ashtu ushtari i FSK-së, Lavdim Ibishi, ndërkaq të tretin Endrit Shartolli.

FSK ka shpallur fituesit edhe nga radhët e garuesve ndërkombëtarë.

Garuesi ndërkombëtar vendi i parë: Muhamed Jusuf Ahmed.

Garuesi ndërkombëtar vendi i dytë: Salame Madallahe

Garuesi ndërkombëtar vendi i tretë: Zorjan Marjanoviq.

Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore e mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024, ka arritur të konstituohet.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka thënë se ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo.

“Ky komision veprimtarinë e ka të aprovuar në ligjin për hetim parlamentar qëllimi tij është të shohim si ka shkuar ky proces a ka lëshime apo ka qenë çdo gjë në rregull. Kanë qenë informatat në opinion për dështimin me kohë të teksteve shkollore, rreth kostove dhe mënyrës së blerjeve, shpërndarjes, ka qenë një opinion me dëmtimin e buxhetit të shtetit gjatë këtij procesi”, tha Dreshaj

Në anën tjetër, deputetja Vlora Dumoshi është shprehur e shqetësuar me gjendjen aktuale në arsim, duke shtuar se shumë nxënës kanë humbur mijëra orë shkaku i mungesës së librave, transmeton Klankosova.tv

“Është e dhimbshme që për tre vite kjo qeveri ka bërë që procesi mësimor të mos fillojë me kohë, nxënësit kanë humbur me mijëra orë për shkak të mungesës se librave. Jemi të vetëdijshëm qe edhe sot shumë nxënës nuk i kanë librat”, ka thënë ajo.

Kuvendi i Kosovës më 4 prill themeloi Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe të mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024.

Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane

Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani tha se do të diskutohen të gjitha komentet, vërejtjet e pranuara gjatë gjithë kësaj kohe, për Projektligjin për të cilin thotë se është më i avancuari në rrethanat e tanishme.

“Ky Projektligj është ndoshta më i diskutuari në 10 vitet e fundit, por të jeni të sigurt që do ta bëjnë më të mirën. Duke e ditur kompleksitetin e fushës së medies, ky është Projektligji më i mirë i kohës, për rrethanat në të cilat jemi, është dukshëm më i avancuar se në shtetet e rajonit, prandaj kemi pasur të angazhuar ekspertë nga BE dhe kemi kërkuar edhe ekspertizë shtesë nga Këshilli i Evropës”, tha Ramadani.

Gjatë shqyrtimit në videolidhje ka dhënë komentet e saj ekspertja e Këshillit të Evropës, Deirdre Kevin, e cila është angazhuar nga Komisioni për Media.

Ajo tha se këto ligje janë në përputhje me standardet evropiane.

“Këto ligje janë në përputhje me standardet evropiane. Ky projekt, mbulon Bosnjën, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Është me rëndësi të kemi një koment themelor sa i përket rregulloreve, që përfshin qytetarët, bizneset. Këshilli i Evropës, për çështjen e mediave nënvizon çështjen si pavarësia, transparenca dhe rëndësinë e konsultimit me palën, është me rëndësi me pas dëgjime, konsultime si dhe arsyetime që me shqyrtu apo jo këto ligje. Praktika të mira janë parë në Mal të Zi, 25 njerëz janë takuar, 25 herë për hartim të legjislacionit”, tha ajo.

“Çështje kyçe është proporcionaliteti që ndërlidhet me barrën që sanksionet i vihen shërbimeve me shikueshmëri të ulët ose publik të ulët, marrë parasysh natyrën, hapësirat. Parimi i rregullimit dhe vetërregullimit një nga standardet kyçe të KE-së, duhet me pas një rregullator të mediave dhe transparencë”, shtoi ekspertja.

Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë një person duke e gjuajtur me armë.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe ështtë sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer vepra, shkruan Gazeta Infokus.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia kanë konfirmuar se dhëndri dyshohet se e ka plagosur ish-vjehrrin, para objektit të Gjykatës dhe se i dyshuari ka qenë në proces divorci me bashkëshorten të bijën e viktimës.

“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e tij në konferencën STEMinists’24, konferencë kjo që mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre.

Sapo rektori mori fjalën në foltore, ai u ndërpre nga një grup aktivistësh të cilët ia drejtuan pyetjen se pse ai nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me rastin e profesorit Xhevat Krasniqi që është denoncuar për ngacmim seksual.

“Pse nuk e keni fol asnjë fjalë publikisht për mbështetje, ju jeni edhe profesor. Jeni tu na rrejt në sy rektor”, u shpreh njëra nga aktivistet.

Pas kësaj pyetjeje, rektori u përgjigj shkurtimisht, duke potencuar se kanë marrë vendim për pezullim.

“Kam marrë një vendim për vendimin e përkohshëm të profesorit”, u shpreh ai dhe më pas la foltoren, njofton Klankosova.tv

Fjalën pastaj e mori e para e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila u shpreh se rektori ka marrë vendim për suspendimin, derisa u bëri thirrje të pranishmëve që t’ua lirojnë sallën që ta vazhdojnë konferencën.

“E çmoj qe jeni të zëshëm për një temë kaq të rëndësishme. Si ministre ju mbështes. Edhe një rast i vetëm është i patolerueshëm. Rektori ka marrë vendimin për suspendimin, profesori është i suspenduar”, u shpreh ajo.

 

Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim ekonomik, sepse sipas tij, Raporti i Bankës Botërore ia ka demantuar këtë.

“Zhvillimi ekonomik në Kosovë – Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën”, shkroi Hoti derisa ka publikuar disa raste që ai thotë se ia ka demantuar BB.

Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut

Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, njofton Klankosova.tv

Seanca ishte urgjente me vetëm një pikë të rendit të ditës, themelimin e Komisionit për vlerësimin e objektit.

Derisa bëhet e ditur se do të bëhet raport për zyrat dhe të gjithë aspektin teknik.

“Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë, ka nevojë të bëhet një skanim i objektit”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok.

Ndryshe, deri më tani kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri detyrën e ka ushtruar nga zyrat alternative në fshatin Çabër.

Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës

“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tani”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke “u ankuar” për këtë veprim.

“Shikoni atë trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës. Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të kundërligjshëm që “të gjithë e kritikojnë”, dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë “rroftë heqja e dinarit”, ata thonë “nuk ka konsensus të vullneteve, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis”, ka pretenduar Vuçiqi nga Nju Jorku, transmeton Paparaci.

Presidenti serb sheh dy reagime të mundshme ndaj këtyre akuzave – “ndaluni, mos besoni, çfarë mund të bëni – të hidheni nga ndërtesa apo vazhdoni të luftoni”.

“Unë zgjedh këtë të fundit. Nuk kam fjalë se sa e pakuptimtë është kjo që po na bëjnë, sa e çmendur, sa e pafytyrë dhe e vrazhdë është”, ka thënë ai.

Ai akuzoi “botën e fuqishme për imponimin e vullnetit të saj”.

“Por kanë kaluar 16 vjet, qe 16 vjet një vend i vogël ka luftuar për lirinë dhe territorin e tij me të gjitha mjetet politike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, përsëritë Vuçiqi frazat e veta të kota.

Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me armë zjarri në një lokal në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Model, kal.9mm si dhe 11 fishekë dhe një predhë.

Nga policia kanë deklaruar se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Gazeta Infokus/

Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars

Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore, duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.

 

Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në raportin e policisë, raste të ndryshme të dhunës në familje janë regjistruar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Pejë e Viti.

Siç bën me dije policia, në këto raste kryesisht gratë kanë raportuar dhunën fizike.

Raporti i policisë:

Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/25.04.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur ne lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 25.04.2024 – 1 2:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Pejë/25.04.2024 – 13:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Viti / 25.04.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit

Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “sulm seksual”.

Kjo pasi, sipas Prokurorisë, Xh.I e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare nga muaji prill 2023 deri më 24.04.2024 në Shtime.

Prokuroria thotë se ndonëse akti është kryer me pëlqimin e të miturës, neni 225 i KPRK-së thotë se shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji prill 2023 deri në 24 Prill 2024, në kohë të pacaktuar, në Shtime, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën- e mitur, e cila ishte e moshës nën 16 vjet, me pëlqimin e saj, e konform nenit 225 të KPRK-së, shprehja ‘pëlqim’ nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, andaj, konsiderohet se e dëmtuara, nuk ka dhënë pëlqim, me të cilën në vazhdim do të kryente veprën penale ‘Sulmi seksual’”, ka thënë PTh-ja e Ferizajt.

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 24.04.2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale “sulm seksual”.

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët publikë. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Ndërkaq, dështuan të miratojnë Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, pasi s’pati kuorum në vendimmarrje për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.

Kuvendi në seancën e sotme dështoi të miratojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, pasi deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara thuhet se për këtë gjykimi në këtë rast ka përfunduar sot, dhe do të vazhdojë të hënën e javës së ardhshme, më 29 prill, nga ora 09:00.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 29 prill, në ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar për korrupsion, duke i dënuar me pesë vjet burgim (së bashku) lidhur me akuzat për korrupsion.

Në këtë rast, Jakup Tërnava në cilësi të drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, ngarkoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E akuzuar në këtë rast është edhe Mevlude Nishori, por për shkaqe shëndetësore procedura penale ndaj saj është veçuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Tërnava dhe Gërguri u dënuan me nga dy vite burgim, kurse e akuzuara Mustafa-Sadiku me një vit burgim.

Gjykatësja Bytyqi ndaj tre të akuzuarve shqiptoi edhe dënim plotëues- ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose shërbim publik në kohëzgjatje prej tri vitesh, pas përfundimit të dënimit me burg.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzuan në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 shtatorit 2019, Mevlude Nishori, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtarë nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nishori akuzohet se si zyrtare ligjore kishte përpiluar aktvendimin për revokimin e bartjes së pronësisë, e cila ishte në emër të dëmtuarve S.K., B.K., Z.K dhe Xh.K., Kurse, Tërnava thuhet se në cilësi të drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishe shfrytëzuar pozitën e tij, duke bërë ndryshime në parcelën për të cilën Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte caktuar masë të sigurisë.

Aktakuza thotë se i akuzuari Gërguri, në cilësi të zyrtarit referent i ndërrimeve në Kadastër në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte shfrytëzuar pozitën e tij, duke lëshuar certifikatë pronësie, e cila jashtë kushteve ligjore ishte kthyer në gjendjen e mëparshme.

Kurse, e akuzuara Mustafa-Sadiku ngarkohej që në cilësi të zyrtares ligjore në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte ndërruar operatin kadastral për parcelën, e cila kishte masë të sigurisë nga Themelorja në Prishtinë.

Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë

Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu me Zëvendës Ministrin për Transport dhe Lidhje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi për ndërtimin e tunelit Prizren – Tetovë.

LEXO MË SHUMË: Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës

Marrëveshje kjo e cila pritet të ratifikohet sot në Kuvend e që i jep sovranitet të plotë Maqedonisë së Veriut, konkretisht Fakultetit të Ndërtimtarsisë, Universitetit të Shkupit të projektoj tunelin edhe brenda territorit të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se ministri Aliu është duke shkelur disa ligje të Republikës së Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëveshje me 8 nene të cilat nuk e përfillinin ligjin e Kosovës.

“..hartimi i projektit që nga faza e parë e analizës dhe deri tek faza e projektimit dhe ndërtimit i gjithë procesi dhe kompetencat i barten një institucioni arsimor. Gjegjësisht Universitetit të Shkupit. Kjo është jashtë çdo logjike, edhe juridike edhe ekonomike edhe arsyeshmërisë. Kosova është shtet dhe në këtë marrvëeshje Kosova i bartë komplet kompetencat dhe procesin e vetë tek një shtet tjeter”, ka thënë ai.

Shala ka ngritur alarmin se kjo marrëveshje në thelb është e dyshimtë duke qenë se qeveria e Kosovës, ministri i Kurtit i bart të gjitha kompetencat shtetërore të Kosovës, jo ligjërisht tek Maqedonia Veriore konkretisht tek një institucion i vetëm.

“Kjo është një marrëveshje e cila në shikim të parë është jashtëzakonisht në rregull, sepse të gjithë pajtohemi që dy qytete shqiptare, Tetova dhe Prizreni duhet të lidhen me korridor rrugor. Por mënyra se si është hartuar marrëveshja, mënyra se si është prezantuar marrëveshja dhe problemet që i trajton marrëveshja, mënyrën e bartjes së kompetencave komplet për projekt kaq kapital dhe kaq të rëndësishëm tek një instotucion i një shteti tjetër është krejtësisht e palejueshme. Krejtësisht jo ligjore, krejtësisht jo logjike dhe krejtësisht e dyshimtë. Kjo sepse hartimi i projektit që nga faza e parë e analizës dhe deri tek faza e projektimit dhe ndërtimit i gjithë procesi dhe kompetencat i barten një institucioni arsimor. Gjegjësisht Universitetit të Shkupit. Kjo është jashtë çdo logjike, edhe juridike edhe ekonomike edhe arsyeshmërisë. Kosova është shtet dhe në këtë marrvëeshje Kosova i bartë komplet kompetencat dhe procesin e vetë tek një shtet tjeter”, ka thënë deputeti i PDK-së për Infokus.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë ku Shala tregon se si ministri Aliu ka nënshkruar një marrëveshje e cila nuk bazohet në asnjë nen dhe asnjë ligj të Republikës së Kosovës, derisa me këtë shkel edhe kushtetutën e Kosovës.


Gazeta Infokus në hulumtimin e publikuar të mërkurën një ditë para votimit në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës, ka analizuar këtë marrëveshje ku ndër të tjera në njërin prej 8 neneve thuhet se të dy palët nëse kanë ndonjë mosmarrëveshje gjatë zbatimit të këtij projekti do ta zgjidhin atë miqësisht dhe nuk kanë të drejtë për ndjekje penale./Gazeta Infokus/

Artikulli i plotë i Infokusit:

Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.

Në mungesë të provave, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku janë liruar nga një pikë e aktakuzës që ndërlidhet me keqtrajtimin e një civili gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arni ka thënë se nuk është vërtetuar se Selimi e Demaku e kanë kryer këtë vepër penale.

“Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Viktima e as dëshmitaret, ai ka theksuar se asnjëherë nuk është arritur të identifikohen.

Pas vendimit, avokati i Sylejman Selimit, Artan Çerkini, ka thënë se ky ishte një vendim i drejtë./Gazeta Infokus/

 

Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën

Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për tentim vrasjen të rruga B në Prishtinë. I dyshuari që dyshohet se i vendosi një mjet shpërthyes viktimës tashmë ndodhet në ndalim.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari Kushtrim Krasniqi është arrestuar të mërkurën në mbrëmje, në Aeroportin e Prishtinës.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Krasniqi është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, cak i Krasniqit ishte vetura e Ardit Sekiraqës, të riut nga Obiliqi, rast ky që dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm në mes të dy familjeve.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, , raporton Gazeta Sinjali.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore nën dyshimet se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Kështu anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, teksa i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të veprojë më shpejt, ka theksuar se nuk mund ndodhë një krim i përmasave të tilla pa dijeninë e Aliut dhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Një javë ditë raportohet që ka shkelje ligjore dhe falje të miliona eurove dhe Liburn Aliu nuk e thotë asnjë fjalë. Del the thotë që janë shpifje për vendime që janë marrë nga ministria e vetë dhe të cilat i janë dorëzuar kabinetit të ministrit. Nuk mund të ndodhë një krim i përmasave të tilla pa dijeninë e Liburn Aliut dhe të kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se “AlbanianPost” ka raportuar për keqpërdorime milionëshe të ministrit Aliu dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi.
Ndërsa, Aliu i ka mohuar këto raportime duke i quajtur shpifje.

Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga Nënkryetar i Senatit të Parlamentit, Tomas Czernin.

Sveçla e ka falënderuar Çekinë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se në takim kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e vazhdueshme.

I pari i MPB-së, tha se “Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës”.

“Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, tha Sveçla.

Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje me presidentin francez, Emmanuel Macron, përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit, në krye të cilit ishte Milan Radoiçiq dhe shantazhet e vazhdueshme të Serbisë karshi Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes komunikatës zyrtare së dërguar sot për media, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket temës së procesit të dialogut në Bruksel dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti insistoi në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit. Në këtë telefonatë, kryeministri Kurti me presidentin Macron ngriti edhe çështjen e mungesës së dënimit të autorëve të sulmit paramilitar dhe terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në krye me Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht dëshmive të qarta dhe pranimit të fajësisë për organizimin dhe përfshirjen në sulmin ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Ai po ashtu e njoftoi presidentin Macron për presionin, frikësimin dhe shantazhet e vazhdueshme që Qeveria e Serbisë po i bën qytetarëve të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, gjë që u reflektua dhe me numër të ulët të pjesëmarrjes në procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat në veri të vendit”, thuhet në komunikatë, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, gjatë së martës, Kurti bëri të ditur përmes rrjetit social “X”, se Macronit i shprehu besimin “Franca do ta mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropë pa parakushte të mëtejme dhe në përputhje me opinionin dhe votën historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se në telefonatën me shefin e qeverisë së Kosovë, i ka kërkuar përshpejtim të themelimit të Asociacionit, të cilin e ka ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.

“Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit. Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer”, tha ai.

“Apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, tha Angellovski, shkruan tvklan.mk.

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në fund të dëshmisë, dëshmitari u mor në pyetje nga trupi gjykues, saktësisht gjyqtarët Guénawl Mettraux dhe Fergal Gaynor.

Dëshmitari tha se në mes të gushtit 1998 është emëruar zyrtarisht si komandant i Batalionit, por që këtë funksion e ushtronte edhe më herët.

“M’u ka dhënë me shkrim vendimi. Ndërsa, edhe më herët, batalioni ka funksionu si batalion. Por, në këtë kohë m’u ka dhënë me shkrim”, tha ai.

Dëshmitarit iu prezantua edhe rregullorja që supozohet që është e policisë ushtarake e cila është nënshkruar nga Haxhi Shala, në të cilën sipas trupit gjykues thuhet se ata kanë të drejtë të ekzekutojnë, arrestojnë edhe komandantët e batalionit, në rast të shkeljes së rregullores.

Qeriqi tha se fjala ‘ekzekutoj’ e përdorur në atë dokument nuk është fjalë e mirë dhe nuk i kujtohet nëse ka pasur raste të tilla diku gjatë kohës sa ka shërbyer në luftë.

“Po tash masi e lexut ju, me ra në sy, jo fjalë e drejtë, jo fjalë e mirë. Nuk e di që kanë ekzekutu dikun. Nuk e di pse e kanë shkru këtu, duhet me e pyet Haxhiun jo mua, fjalë e keqe. Të ekzekutohet, s’kam përgjigje, po më çuditë pse e kanë shkru këtu. Policia ka të drejtë të arrestojë është… pytne Haxhiun”, tha dëshmitari.

Qeriqi shtoi se fjala ‘ekzekutoj’ e ka kuptimin që “të eleminoj”.

Ndërsa, sa i takon çështjes së bashkëpunëtorëve me Serbinë, Qeriqi tha se asnjëhrë nuk është diskutuar në mbledhjet javore në nivel brigade.

Qeriqi u mor në pyetje edhe nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq e po ashtu edhe nga ai i Veselit, Ben Emmerson.

Mishetiq pyeti dëshmitarin lidhur me deklaratën e tij për anëtarët e LPK-së dhe funksionet e tyre në udhëheqjen e UÇK-së.

“Kryesorët në LPK, Azem Syla, Xhavit Haliti janë kryesorët në UÇK që janë të LPK-së. Unë kur e kam thënë këtë ka qenë realiteti se nuk kam dashtë me i hup vlerat e LPK-së për luftën. Nuk e kam thënë për të keq, por për të mirë. Le të dihet botërisht se anëtarët e LPK-së e kanë bërë këtë organizim”, tha dëshmitari.

Ndërsa, për përzgjedhje e vullnetarëve dhe gjasave që të ketë dyshime për ndonjërin prej tyre si bashkëpunëtor, dëshmitari tha se nuk i ka ndodhur asnjëherë të ketë dyshime ose ta largojë dikë nga ushtria.

“S’ka ndodhë asnjëherë që me me ardhë dikush që ka qenë i dyshimtë. Të gjithë çka kanë ardhë i kam pranu, e kam librin Amëz se kush ka qenë. Asnjëherë nuk ka ndodhë qe me e largu dikë, s’e kam largu askënd. Ata që kanë ardhë i kam pranu”, tha Qeiriqi.

Dëshmitari theksoi se bashkëpunëtorët e Serbisë nuk kanë ardhë në UÇK, por kanë ardhë ata që kanë dashur ta çlirojnë vendin.

Ramiz Qeriqi u pyet nga Emmerson në emër të klientit të tij lidhur me një takim që vetë ai kishte thënë se kishte ndodhur në mes Azem Sylës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Ram Bujes dhe Veselit.

Emmerson tha se Veselit nuk i kujtohet se ka ndodhur ky takim. Ndërsa, dëshmitari insistoi në deklaratën e tij duke thënë se ai ka qenë i pranishëm, por që nuk ka folur në takim.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues njoftoi se sesioni i pasdites i kësaj seance do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 56-të të ZPS-së në këtë proces, por që sipas tij ai është me masa mbrojtëse./betimiperdrejtesi/

Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar raportimin e Gazetës Infokus, se Nagip Krasniqi është shkarkuar përfundmimisht nga pozita e kryeshefit të kësaj korporate.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media një ditë pas raportimit të Infokusit.

Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut

“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Auditori konfirmon menaxhimin skandaloz të Nagip Krasniqit në KEK, dhjetëra shkelje e mos përfillje të procedurave ligjore

Aty thuhet se bordi ka marrë vendim për shkarkimin e Nagip Krasniqit dhe hapjen e konkursit të ri për pozitën tashmë të lirë të kryeshefit në KEK.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, kanë deklaruar nga KEK-u.

Kujtojmë se Gazeta Infokus ka raportuar ekskluzivisht për shumë skandale të tash ish kryeshefit të KEK-ut i cili edhe u arrestua e për të nisën hetimet.

Shkarkimi i tij vjen vetëm një vit pas këtyre ngjarjeve.  Ai ishte suspenduar nga ky post pas arrestimit me 19.04.2023 mirëpo edhe pse i suspenduar merrte 50% të pagës së tij.

LEXO EDHE: Zbulohen fakte të reja, kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare 11.8 milionë me Kosovën

Arrestimi i tij kishte ardhur pas bastisjes së zyrave të KEK-ut nën dyshimin për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Ushtrimi i ndikimit’’ dhe “Konflikti i interesit’’.

Krasniqi dyshohet për keqpërdorime në një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litëin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për kryerjen e punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Pas arrestimi të tij, Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por që ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të datës 20.04.2023, dyshohet se Nagip Krasniqi prej vitit 2022 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE: Skandal: Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2 milion€ nga Kosova për dy muaj

Në njoftim thuhej se Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e të pandehurit Nagip Krasniqi në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Ndërkaq më 22.02.2024, Qeveria e Kosovës në vend të Krasniqit ka emëruar Bekir Gërgurin si ushtrues detyre të kryeshefit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)./Gazeta Infokus/

 

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin

Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet ku pritet që temë kryesore të jetë edhe një herë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Delegacioni i Serbisë sërish do të udhëhiqet kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ndërsa pala kosovare do të udhëhiqet nga kryenegociatorit Besnik Bislimi.

Ky është raundi i gjashtë i dialogut, ku duhet të diskutohet vendimi i BQK-së për ndalimin e transaksioneve të pagesave me dinarë në Kosovë.

Në fillim të kësaj jave, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka deklaruar se pret që bisedimet e ardhshme ndërmjet negociatorëve kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të bazohen në ide shumë konkrete, duke vlerësuar se gjatë raundit të mëparshëm të dialogut, hendeku midis palëve është ngushtuar.

“Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye unë do të pres përsëri dy negociatorët kryesorë në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na lejojnë të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

​RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin e dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.

Sipas RrGK, vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet.

Në këtë rast, sipas RrGK gjykata ka shqiptuar minimumin e dënimit, të cilin e vlerësojnë si skandaloze dhe të papranueshme.

“Ne si shoqëri, përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës, shprehim një shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunimit nga institucionet e drejtësisë. Është thelbësore që gjykatat të kuptojnë peshën dhe ndikimin e këtyre rasteve në shoqëri dhe të ndërmerren veprime me seriozitet dhe dinjitet në trajtimin e tyre”, thuhet në reagim.

Rrjeti i Grave konsideron se dënimet minimale që shqiptohen për këto vepra shkaktojnë shqetësim për gratë dhe vajzat në Kosovë.

“Kjo situatë i dekurajon viktimat e dhunës për të raportuar rastet e tyre dhe e bën më të vështirë për ta gjetur besimin në sistemin e drejtësisë. Rrjeti i Grave të Kosovës do të vazhdojë të monitorojë reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe të angazhohet për të siguruar mbështetje dhe drejtësi për viktimat e këtyre veprave të tmerrshme. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, përfundon reagimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares.

Sipas njoftimit Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore.

Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa

Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mesnate, në hyrje të një lokali është sulmuar me tullë në kokë nga pesë persona të panjohur, dhe se me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.

Sipas policisë së Kosovës ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e njërës prej korporatave më të mëdha në rajon, Devolli Corporation.

I pritur nga aksionari, Shkëlqim Devolli, dhe anëtari i bordit, Adriatik Kelmendi, diplomati ka qëndruar në hapësirat e fabrikës Comodita në Gjakovë, si dhe M&Sillosi në Xerxë.

Ambasadorit francez i është treguar në praktikë i gjithë procesi prodhues që ndodhë në këto dy fabrika, të cilat janë më të mëdhatë në rajon me kapacitetet e veta, kurse është diskutuar edhe për nivelin e bashkëpunimit të njësive të Devolli Corporation me kompanitë evropiane, veçanërisht ato nga Franca.

“Duke parë nga afër se çfarë potenciali kanë këto dy fabrika, që nga Kosova bashkëpunojnë me botën, do të dëshiroja që edhe bashkëpunimi me kompanitë franceze të ishte shumë më i madh se që është momentalisht“, është shprehur diplomati Guerot.

Aksionari Devolli i ka treguar mysafirit se cili ka qenë rrugëtimi i deritashëm i Devolli Corporation deri më tash, si dhe për planet për të ardhmen.

“Ne dëshirojmë që ta ndryshojmë mënyrën se si shihet Kosova nga jashtë. Nga një vend që ka dalë nga lufta, tash të njohet si një vend prej nga vijnë prodhime cilësore, konkurrente me tregjet evropiane“, ka theksuar Devolli.

Edhe ambasadori francez edhe sipërmarrësi kosovar janë pajtuar se duke pasur thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të kompanive nga Kosova dhe atyre nga Franca, do të fitonte në peshë edhe marrëdhënia e përgjithshme ndërmjet të të dyja vendeve.

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation