IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Paparaci mëson se zyrtari policor i arrestuar është Art Dafota nga Gjakova.

Ai është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Art Dafota


IPK njofton se do të vazhdojë veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, njofton IPK.

Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual“ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Ilir Konushevci, në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci e bëri të mundur luftën çlirimtare përmes furnizimit me armatim.

“Që nga viti 1993, kur filluan formimet e njësive të para të armatosura, të cilat ishin edhe bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u theksua nevoja për furnizimin e nevojshëm me armatim. Njëri nga ta që e bëri të mundur këtë ishte Gjeneral Major Ilir Konushevci. Familja ime, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, e kishim shpresën se jo vetëm që do të aftësohemi për luftë por edhe se do të arrijmë ta mbajmë luftën, me kërkesat që shtoheshin për armatim e luftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se pas vrasjes së Luan Haradinajt, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për luftën dhe luftëtarët.

Pas vrasjes së Luanit më 6 Maj 1997, e cila ishte humbje e madhe për luftën çlirimtare, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për ne. Goditja më e madhe ishte tek furnizimi me armë e teknikë luftarake, që ishte jetike për rrjedhën e luftës. Si komb i përulemi përjetësisht Ilir Konushevcit, Dr. Hazir Malaj dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për kontributin jetësor për lirinë e Atdheut”, është shprehur Haradinaj.

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani

Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria.

Sinjali mëson se Shabani u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, ku rasti nga Policia u cilësua si i dyshimtë.

Trupi i pa jetë i veteranit të UÇK-së u dërgua në IML për obduksion.

Shabani dha kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1999.

Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.

Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë oreks të rritur të kërkesës në SHBA dhe Kinë, konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë. Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent u tregtua me 83,86 dollarë për fuçi në orën 10:07 të mëngjesit sipas orës lokale (0707 GMT), një rritje prej 0,34% nga çmimi i mbylljes prej 83,58 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 79,39 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, një rritje prej 0,51% nga seanca e mëparshme që u mbyll me 78,99 dollarë për fuçi. Inventarët komercial të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 1.4 milionë fuçi në 459.5 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 3 maj, në përputhje me pritjet e tregut për një rënie prej 1.43 milionë fuçi, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën vonë.

Kina rriti importet e saj të papërpunuara muajin e kaluar në 10.88 milionë fuçi në ditë, 5.45% më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave të doganave të Kinës të publikuara të enjten. Raporti i fundit i OPEC-ut për tregun e naftës parashikon një rritje prej 680,000 fuçi në ditë të kërkesës së Kinës këtë vit, duke sinjalizuar një perspektivë pozitive të kërkesës për pjesën tjetër të vitit. Rritja e kërkesës midis konsumatorëve më të mëdhenj të naftës në botë mbështet lëvizjen në rritje të çmimeve të naftës.

Ndërkohë, bisedimet e vazhdueshme për armëpushimin në Rripin e Gazës po kufizojnë rritjen e çmimeve. Bisedimet po vazhdojnë në Kajro në prani të delegacioneve nga Katari, SHBA dhe grupi palestinez Hamas. Hamasi tha të hënën në mbrëmje se kishte pranuar një propozim armëpushimi në Gaza të hartuar nga Egjipti dhe Katari.

Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare

Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj.

Xhudistja nga Peja gjatë karrierës së saj ka fituar medalje të shumta evropiane e botërore, duke thyer barriera të shumta, sidomos në shtete të mëdha botërore që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Me rastin e datëlindjes së saj, trajneri Driton Kuka duke e uruar, ka thënë se Majlinda ka treguar botës vlerat dhe forcën e femrës shqiptare.

Urimi i plotë i Driton Kukës, pa ndërhyrje:
Majlinda …

Shumë krenar me veprën tande!
Emblema e Shtetit tonë

I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare!

Dhashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua

Detaje nga divorci, kushti i Princit për Elian: Ose burrin, ose pasurinë

Marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakorduar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Sipas vendimit, Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por, kjo pasuri i hiqet nëse bie në dashuri dhe martohet.

“Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”– thuhet në vendim.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Leka Zogut.

Ndërkohë, Princi po jeton romancën me parteren e re, fotografen Blerta Celibashi.

Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë

Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raportojnë mediat vendase.

Arrestimi i tyre u krye pasi policia vuri re se 56 vjeçarja u takua me 33 vjeçarin pranë shtëpisë së tij, emër i njohur për policinë si përdorues droge, me të cilin shkëmbeu diçka.

Policia ushtroi një kontroll personal dhe në banesën e tyre. I riu ka shfaqur rezistencë duke penguar kontrollin në shtëpinë e tij, me pretendimin se aty ndodhej e ëma.

Policia iu gjeti lëndë narkotike 73.46 gram bruto, 53,27 gram bruto “substancë prerëse”, 2 peshore precize dhe 1070 euro.

​U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

“Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Evropian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21”, thuhet në njoftimin e FSHF-së
Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.

Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Evropian që u nënshkrua në Bratislavë.

Në këmbim po kërkon heqjen e masave ndëshkuese që u vendosën për shpërthimin e tensioneve në veri. Megjithatë, masat vazhdojnë të jenë në fuqi dhe heqjes së tyre duhet t’i paraprijë një raport i kryediplomatit Borrell, i cili do të jetë pikëreferimi për Këshillin e BE-së që të marrë vendim për këtë. Belgjika, e cila udhëheq Presidencën e BE-së, është pro heqjes së masave dhe një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenca e Belgjikës, e cila ka në përgjegjësi çuarjen përpara të punëve të Këshillit, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se BE ka gatishmëri për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por përmendi “përparim të mëtejshëm”.

“Në përputhje me konkluzionet për Zgjerim të Këshillit të 12 dhjetorit 2023, BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Këshilli i BE-së do t’i rikthehet çështjes në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për përmbushjen e këtyre kërkesave nga Kosova”, tha zëdhënësi i Presidencës belge, David Jordens.

Ai tha se vendi i tij është pro një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu pro heqjes së këtyre masave.

“Belgjika kërkon një qasje të ekuilibruar ndaj Serbisë dhe Kosovës, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për masat e BE-së. Në këtë perspektivë, Belgjika është në favor për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës kur të ndërmerren veprimet e duhura për adresimin e kërkesave të BE-së”.

Për masat dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se raporti i Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, është afër finalizimit.

“Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Europian”, ka thënë Stano.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që masat të hiqen, duke thënë se ato “bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij”.

“Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, kishte thënë Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Në fund të prillit, Bashkimi Evropian në një përgjigje për Express pati thënë se Kosova kishte mundësuar terrenin për të zgjedhje të reja përmes organizimit të votimit për heqjen e kryetarëve.

“BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, kishte thënë BE.

Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 maj në Strasburg, konfirmojnë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë.

Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas burimeve diplomatike të disa vendeve të Këshillit të Evropës, janë disa shtete, të cilat preferojnë që Kosova të mos jetë fare në agjendë, sesa të marrë votë negative.

Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, duke thënë se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e jo me Këshillin e Evropës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se “ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për t’u pranuar në Këshillin e Evropës”.

Që Kosova të bëhet anëtare e organizatës më të madhe në kontinent për të drejtat e njeriut, pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare.

REL-i po përpiqet të marrë informacione direkt nga Këshilli i Evropës në lidhje me këtë çështje. /REL/

Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr.Hazir Malaj.

Nga aty, kryeministri Kurti foli për kontributin e komandantit Ilir Konushevci e Hazir Malaj. Tha se armët që i mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e komandant “Mërgimit”, nofkë kjo e bartur gjatë luftës.

Kurti tha se barra për Konushevcin ishte e dyfishtë, pasi ishte i ngarkuar për të sjellë armatim nga Shqipëria në Kosovë.

“Në vitet e 90-ta është dashur të bëhet shumë punë vetmohuese për luftë çlirimtare të suksesshme. Ushtarët dhe oficerët e UÇK-së kishin nevojë për furnizim, për organizim, për rekrutim dhe që të gjitha këto bëheshin nga disa njerëz fortë të veçantë të cilët e mundësuan luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës. Në mesin e tyre ndër më të shquarit është komandanti Ilir Konushevci ‘Mërgimi’, i cili kishte një barrë të dyfishtë: Në njërën anë ai duhej që ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ra heroikisht në janar të vitit 1997, ndërkaq në anën tjetër duhej sa më shpesh, sa më tepër i ngarkuar të sillte armatim nga Shqipëria në Kosovë”, tha Kurti, shkruan Ekonomia Online.

“Pushkët që i mbanin ushtarët e UÇK-së ishin pushkët e Ilirit, andaj kontributi i tij është i paçmueshëm sepse është i pamatshëm. Bashkë me doktor Hazir Malën, komandanti Ilir Konushevci është emër i artë në historinë moderne të Kosovës e cila është në themel të shtetit tonë dhe të lirisë sonë si popull”, u shpreh Kurti.

Këshilltari ushtarak i presidentes Vjosa Osmani, Gjeneral Sefer Isufi, tha se personaliteti e heroit Konushevci, bartet me krenari nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në nderim të njërit prej themeluesve të UCK, njeherit të lokomotivës së logjistikës së UÇK-së, heroit të Kombit Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij. Vlerat e ushtarakut që barte personaliteti i jashtëzakonshëm i heroit Ilir Konushevci janë vlera të cilat i bartin me krenari të gjithë ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes se si sakrifikohet dhe flijohet për çlirimin, lirinë pavarësinë dhe mirëqenien e kombit. Andaj në emër të presidentes Osmani edhe njëherë lutemi që nderimi, përkujtimi dhe krenaria për heroin Ilir Konushevci të jetojë për jetë”, u shpreh ai.

Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.

Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë.

I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit

Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij.

Presidentja Osmani ka thënë se heroi Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

“Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj. Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij. Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit

Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi i cili ka deklaruar se policia është njoftuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e priftit në Zllakuqan.

Sipas Gashit policia me të arritur në vendin e ngjarjes janë konfrontuar me hajnat dhe njëri nga policët është plagosur me armë zjarri.

“Sot në orën e hershme të mëngjesit rreth orës 03 e 56 minuta stacioni i policisë në Klinë është informuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e priftit kanë hyrë disa persona. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më të arritur kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari policor është dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi për Infokus.

/Gazeta Infokus/

 

Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve.

Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, të veçantë e të çmueshëm.
“Republika e Kosovës është Republikë e të gjitha komuniteteve. Sot e shënojmë e festojmë ditën e komunitetit goran, për të cilën dhe i urojmë të gjithë qytetarët nga ky komunitet. Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm. Vitin e kaluar, kam patur mundësinë të takohem përsëri me përfaqësues tuaj, si në Prishtinë, por po ashtu dhe gjatë një vizite në Dragash”, ka uruar Kurti.

Kryeministri tha se Qeveria e tij ka dëshmuar “se askush, nga asnjë komunitet, nuk do të lihet pas, por do të jetë pjesë e zhvillimit e progresit tonë, ku politikat progresiste të shtetit mbërrijnë tek të gjithë”.

“Andaj dhe nuk kanë munguar investimet e qeverisë sonë si në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe mbështetjes ekonomike, ndërtimit të shtëpive, përfitimit nga kuotat e punësimit apo dhe verifikimit të diplomave”, thotë ai.

“Kjo ditë feste na rikujton se bashkë kemi bërë shumë, por mund të bëjmë ende më shumë. Do të vijojmë punën në mbrojtjen, promovimin e mbështetjen e komunitetit goran”, thotë Kurti.

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të fëmijës së dytë të Alma Arrazit, nëna që i dha fund jetës duhe u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët e saj.

“Është gjetur trupi i fëmijës së dytë/ Dyshohet që edhe trupi i nënës dhe i fëmijs tjerë të jenë në këtë zonë. Kërkimet nga RENEA dhe peshkatarët e zonës do vijojnë edhe sot. Është një moment i rëndë, nuk gjej dot fjalët. I bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave në vend, të denoncojnë dhunën. Dhuna në familje, dhuna që çdo vajzë e grua përballet kur shkon në punë, në rrugë. E kam thënë shpesh, por erdhi dita ta them edhe me lot në sy, na duhet të shkëputemi nga kjo situatë. Të reagojmë të gjithë si shoqëri. Edhe kur vajzat nuk reagojnë dot, duhet të reagojnë të gjithë të tjerët. Na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyrjes në kohë”, tha Balla.

Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Ajo thotë se kur propaganda prekë eksponentë të qeverisë, atëherë ky është mjerim politik.

Çitaku shkruan:

Po i lexoj disa reagime për largimin e Escobar.

Sinqerisht, për keqardhje.

Unë mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në SHBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

Departamenti i Shtetit nuk është bordi i KEK-ut. Edhe pas Escobar, Escobar do jetë. Politika e jashtme amerikane është konsistente, dhe nuk e dikton një individ i vetëm

Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!

Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i numëruar sektorët ku sipas saj ka përformuar shumë dobët.

Bajrami ka thënë se ndër të tjera janë 128 milionë euro më pak investime kapitale, shkruan Gazeta INFOKUS.

Ky është postimi i plotë:

Dobët shumë dobët

128 milionë euro më pak investime kapitale,

59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime,

77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe

14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa,

Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit te katërt të Qeverisë së “shpresës”.

Ministria e Financave paska publikuar raportin financiar të shpenzimeve të buxhetit, për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e konfirmojnë edhe njëherë përformacën shumë të dobët të kësaj Qeverie, për me tepër këto të dhëna konfirmojnë se qeveritarëve përpos për paga të veta, për asgjë tjetër nuk ku bëhet vonë.

INVESTIME KAPITALE – projekte inftastrukturore keto në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve: Nga 859 milionë euro sa janë të planifikuara për investime kapitale për vitin 2024, deri me 31 mars janë investuar vetëm 87 milionë euro ose vetëm 10%, thënë me qartë 128 milionë euro me pak se planifikimi.

MALLRA DHE SHËRBIME – barna esenciale, mjete për spitale, mjete pune dhe pajisje për polici, ushtri, qerdhe, spitale, shtepi për të moshuarit, strehimore, ushqim në institucione publike, materiale shpenzuese për mbarëvajtjen e punëve në institucione publike etj: Nga 519 milionë euro të planifikuara për mallra e shërbime për vitin 2024, deri me 31 mars janë shpenzuar vetëm 70 milionë euro ose vetëm 14%, thënë me qartë 59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime për qytetarët dhe bizneset.

SUBVENCIONE DHE TRANSFERE: Pensione për kategori të ndryshme shoqërore dhe subvencione për bujqësi, biznese, art, kulturë dhe sport: nga 1 miliardë e 105 milionë euro sa janë të planifikuara për subvencione dhe transfere për vitin 2024, deri me 31 mars janë dhënë 188 milionë euro apo vetëm 17%, thënë me qartë 77 milionë euro më pak.

PAGA DHE MEDITJE: Pagat e rritura të ministrave dhe kabineteve të tyre, pagat e të gjithë zyrtarëve publik, meditjet dhe shtesat për “përformancën e treguar” etj: Nga 805 milionë euro të planifikuara për paga dhe meditje për vitin 2024, deri me 31 mars janë shpenzu 216 milionë euro ose 27% ose thënë me ndryshe 14 milionë euro më shumë, nuk është gabim janë 14 milionë euro më shumë se planifikimi sepse këtu nuk janë në pyetje qytetarët por janë pushtetarët.

Mos të harrojmë se në kuadër të këtyre shpenzimeve të Qeverise sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Institutit INPO janë 108 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro tendera që për bazë kanë korrupcionin – “tendra të negociara pa publikim të njoftimit për kontratë”.

Ja humbet Kosovës 4 vjet!

Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe rreth procesit të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Kryeministri theksoi se deri më tani tri instanca të rëndësishme të Këshillit të Evropës (Juristët Eminentë, Raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës) kanë konfirmuar se Republika e Kosovës plotëson standardet dhe kriteret për të qenë anëtare e plotë e kësaj organizate. Kushtet dhe parakushtet për anëtarësim, u vendosën në raportin e raportueses Dora Bakoyannis të cilat Republika e Kosovës i plotëson, duke përfshirë këtu edhe vendimin prej vitesh në pritje për Manastirin e Deçanit. Për më tepër, si shenjë gatishmërie dhe hap para, tre krerët shtetëror i dërguan letër të garancisë raportueses Dora Bakoyannis për adresimin e çështjeve të pas anëtarësimit të identifikuara nga Këshilli i Evropës.

Kryeministri theksoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me një kushtetutë të avancuar e cila ofron të drejta të garantuara dhe zgjeruara për komunitet joshumicë, dhe tejkalon standardet ndërkombëtare, e vlerësuar kështu edhe nga Juristët Eminentë të Këshillit të Evropës. Me letrën e garancisë, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, prandaj edhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me vetë votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 16 prillit, të mbështetur në masën 82% (131 kundrejt 29).

Kryeministri kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg; se procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimi të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon. Këto dy procese nuk duhet të përzihen pasi nuk e ndihmojnë njëra-tjetrën. Në rast se këto përzihen, kjo do t’i bënte dëm të pariparueshëm në njërën anë dialogut në Bruksel dhe në anën tjetër Këshillit të Evropës si institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Kryeministri theksoi se neni 7 i Marrëveshjes Bazike nuk mund të nxirret nga pakoja e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit në Ohër dhe nuk duhet të vendoset si prioritet dhe në qendër. Ai kujtoi se me 26 tetor, u refuzua oferta për t’u nënshkruar Marrëveshja në pako që do t’i hapte rrugën zbatimit të plotë të Marrëveshjes, duke përfshirë nenin 7 të saj ndërlidhur me nenin 10. Në këtë drejtim, Kryeministri e ritheksoi se dokumenti i ofruar si draft statut nga Lajçak për zbatimin e nenit 7 ndërlidhur me atë 10, nuk është pranuar me 26 tetor vitin e kaluar në Bruksel.

Ai i bëri thirrje shteteve aleate të Kosovës, shteteve të QUINT-it që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës me 17 maj në përputhje me vlerësimet nga vetë institucionet e Këshillit të Evropës, dhe mbi bazën e arritjeve meritore në zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe linjëzimit të saj me vlerat dhe qëndrimet perëndimore. Në kohën kur autokracitë në Evropë janë në rritje dhe po cenojnë çdo herë e më shumë demokracinë, sigurinë dhe paqen, arritjet demokratike të Kosovës duhet të festohen nga demokracitë perëndimore.

Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, raporton Express.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tyre me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni për Gazetën Express.

Më 30 shtator të vitit 2022, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

“Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës”, kishte thënë Kurti.

LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrugën me veturë në Leposaviq, automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it si dhe i ka sulmuar me shishe të xhamit.

I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ka pranuar se ka kryer veprën penale të lartëcekur, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur të hënën në orët e hershme të mëngjesi diku rreth orës 04:00.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fillimisht i dyshuari ka ikur diku afër shtëpive në fshat dhe më pas është gjetur nga policia.

“I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe’, thuhet në raport.

Derisa sipas policisë vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gazeta Infokus/

Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji

Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, artisti, Xhevat Limani ka përformuar në rolin e Skënderbeut.

Limani ka përformuar duke u nisur nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek sheshi “Skënderbeu’ ku edhe gjendet statuja e heroit kombëtar shqiptar, shkruan Gazeta Infokus.

Me rastin e kësaj performance artisti në fjalë ka kërkuar nga institucionet në Kosovë që ditëlindja e Skendërbeut 6 maji të jetë zyrtarisht festë shtetërore dhe ditë pushimi.

Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461.

Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.

Ndiqni më poshtë performancën në shesh të cilën e ka përcjellur ekipi i Gazetës Infokus:

Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve

Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues njoftoi se dëshmitari i radhës është me videolidhje dhe është e pamundur që ai të dëshmojë sot, kështu duke u pezulluar pjesa e mbetur e seancës.

“Me sa dukët për sot mbaruam. Dëshmitarin e radhës nuk e ofrojmë dot që të fillonim tani sepse është me videolidhje. Seanca ndërpritet këtu dhe fillojmë nesër në orën 09:00”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

ZPS për dëshmitarin e 61-të: Ka qenë i arrestuar, do të identifikojë ushtarë të UÇK-së dhe persona me të cilët ka qenë i ndaluar

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 61-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mban kodin 01978 në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesja e ZPS-së, ai është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarët e UÇK-së dhe gjatë dëshmisë së tij do të flas për këtë çështje e po ashtu do të bëjë identifikimin e disa ushtarëve dhe të bashkëndaluarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së në ambiente ndalimi të UÇK gjatë disa javën. Dëshmitari 01978 do të jep dëshmi rreth kushteve ndalimit, punën që kanë bërë të ndaluarit si dhe procesin e marrjes në pyetje dhe rrahjes që ka pësuar ai. Dëshmitari do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së dhe disa të ndaluar të tjerë të mbajtur bashkë me atë”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.

Pas leximit të përmbledhjes dhe pranimit të disa provave duke përfshirë dëshmitë e dëshmitarit të dhëna më herët, prokurorja tha se nuk ka pyetje për dëshmitarin. Me pyetje vazhdoi mbrojtja e viktimave, Maria Radziejowska e cila kërkoi që të kalohet në seancë private e që kjo u aprovua nga trupi gjykues.

Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari është planifikuar që të zgjasë rreth tri orë. Ai tha se 45 minuta janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, 15 për mbrojtësin e viktimave dhe rreth dy orë për të gjithë avokatët mbrojtës.

Përpara kësaj, trupi gjykues mori disa urdhra me gojë që kishin të bënin me prova materiale konkrete të dëshmitarëve që tashmë kanë dhënë dëshmi.

Charles Smith III, po ashtu shprehu mirënjohje për palët në procedurë dhe punën që kanë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor duke shtuar se mund të bëjnë punën e tyre edhe më mirë për një gjykim më të drejtë, efikas dhe më të shpejtë.

Ai tha se Prokuroria e ka reduktuar numrin e dëshmitarëve nga 320 dhe brenda këtij muaji pritet që të japin një parashtrim për numrin e dëshmitarëve që planifikojnë të thërrasin.

Po ashtu, ai tha se deri tani janë dëgjuar 60 dëshmitarë duke përfshirë edhe ata sipas rregullës 154, 13 dëshmitar sipas rregullës 153 dhe janë pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve që ose kanë vdekur ose nuk janë të disponueshëm për të dhënë dëshmi e që kjo parashihet me rregullën 155. Pra, kryetari i trupit gjykues tha se dëshmitarë të prokurorisë deri më tani kanë qenë 105 duke përfshirë të lartacituarit. Gjatë kësaj kohe, Smith III tha se janë marrë mbi 300 vendime nga trupi gjykues./Betimiperdrejtesi

Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu ajo mëson se familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë, kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës.

Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.

Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi, Kryeministri thotë se ishte data 6 maj 1997, ditë e martë kur në grupin që po printe Luani në zonën kufitare në Qafëmullar, ata u ndeshën me ushtrinë jugosllave, në një terren të zhveshur dhe në një reliev të egër malor, ku Luani mbeti i vrarë në vend, kurse Rafeti, Fehmiu dhe Ramushi u plagosën

Tutje ai tha se Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së

Postimi i plotë:

Deri atë ditë, gjatë katër viteve të fundit të jetës së tij, Luan Haradinaj e kishte kaluar shumë herë kufirin jugosllav të vendosur dhunshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Atë ditë, ai po i printe grupit të luftëtarëve që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit. Data ishte 6 maj 1997, ditë e martë.

Në grupin që po i printe Luani, ishte vëllai i tij, Ramushi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi. Kur iu afruan zonës kufitare në Qafëmullar, ata u ndeshën me ushtrinë jugosllave, në një terren të zhveshur dhe në një reliev të egër malor. Luani mbeti i vrarë në vend, kurse Rafeti, Fehmiu dhe Ramushi u plagosën. Gjaku i Luan Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.

Nga ajo kohë do të duheshin edhe gjashtë muaj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të shfaqej publikisht, por Luani me vëllezër dhe shokë kishte vite që punonin për atë ditë. Me aktivitetet dhe ndërlidhjet mes grupeve, me aksionet e armatosura, me furnizimet me logjistikë dhe me shembullin e angazhimit të tij me përkushtim e trimëri, Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së. Sot u bënë 27 vite nga dita e rënies së Luanit, në një kohë kur ai ishte vetëm 23 vjeçar.

Lavdi Luan Haradinajt për veprën e tij patriotike mes shokësh dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!

Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblem të lirisë sonë.

Osmani tutje ka thënë se Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dh era hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.

Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë.

Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!

Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi një burrë po dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar viktimën, e më pas e ka goditur pasi kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Sinjali ka mësuar se sipas informacioneve të para, palët kanë lidhje familjare mes vete, pra janë nip (i dyshuari) e dajë (viktima).

Policia ka njoftuar se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.

Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie

Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë

Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ka mbajtur një fjalim të shkurtër para nisjes së seancës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se deri më tash, në të gjitha formatet kanë dhënë dëshminë e tyre mbi 100 dëshmitarë. 60 prej të cilëve kanë qenë LIVE në gjykatore, kurse të tjerët me shkrim, apo me deklarata të tjera për dëshmitarët e vdekur ose që janë të sëmurë.

“Kemi pasur 60 dëshmitarë deri më tani, kemi pranuar 13 dëshmitarë sipas rregullit të caktuar, dhe deklaratat e 33 dëshmitarëve kemi pranuar që kanë vdekur ose nuk janë të disponueshëm për arsye të ndryshëm. Numri i dëshmitarëve të Prokurorisë ka qenë 105 përfshirë këto që sapo citova, trupi gjykues ka pasur 427 parashtrime për të cilat është dashur të marrin vendim, kërkesa nga palët ose vendim, dhe janë marrë 367 vendime nga trupi gjykues. Kjo është punë e përbashkët që vjen në bazë të punës në sallën e gjyqit. Punë e jashtëzakonshme”, tha kryegjyqtari Smith, raporton Nacionale.

Gjyqtari i rastit ka bërë të ditur se brenda këtij muaji, Prokuroria e Specializuar duhet ta ofrojë një numër më të redaktuar të dëshmitarëve. Në fillim, kishte pasur 320 dëshmitarë.

“Prokuroria ka thënë në fillim se do të kishte 320 dëshmitarë, e ka reduktuar numrin dhe brenda këtij muaji do të na jap një përditësim dhe shpresoj ta kenë reduktuar edhe më tutje. Dëshmitarët do të vinë në formate të ndryshme, herë me shkrim herë live”, tha gjyqtari.

Gjyqtari Smith ka deklaruar se është me interes të madh që përveç që gjykimi të jetë i drejtë, ai të jetë edhe i shpejtë.

“Para 2 javësh filluam vitin e dytë të dëshmive, në mes të dhjetorit filluam diskutimet për këtë çështje gjyqësore. Në vijim të kësaj u mbajt edhe seanca e parë për ecurinë e çështjes gjyqësore, dhe objektivi ishte të zhvillohet sa më shpejt ky gjykim. Kërkuam ndihmën e të gjithëve të realizojmë këtë objektiv. Kemi kërkuar parashtrime, kemi përshtatur procedura. Me qëllim që ky gjykim të mos jetë vetëm i drejt por efikas dhe i shpejt”, tha Smith, raporton Nacionale.

“Ka pasur shumë bashkëpunim nga të gjitha palët, dhe trupi gjykues e vlerëson këtë. Ne do të vijojmë të jemi sa më efikas dhe iu falënderoj për këtë kontribut deri më tani”, tha më tutje ai.

Smith theksoi se mbi 100 dëshmitarë kanë dhënë dëshmitë e tyre në të gjitha format.

“Ka ende shumë punë për të bërë, le të vazhdojmë të përpiqemi që gjykimi të jetë sa më i drejtë, sa më i shpejt dhe sa me efikas. Kam shpresë se do të jemi ende bashkëpunues, dhe të bëjmë punë më të mirë të gjithë ne bashkë. Sot duhet të themi që kemi pasur më shumë se 100 dëshmitarë për 1 vit, përfshirë këtu të gjitha formatet. Është çështje e ndërlikuar, avokatët, juristët, menaxhimi, përkthyesit, të gjithë kanë bërë punë të madhe”, theksoi në fund kryetari i trupit gjykues.

Në fund të majit, Prokuroria e Hagës do të dorëzojë numrin e saktë të dëshmitarëve që synon t’i ftojë në sallë për të dëshmuar.

IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore i ka njoftuar më parë por duke theksuar se benefitet nga përdorimi janë shumëfish më të larta krahasuar me rreziqet.

IKSHPK thotë për “Front Online” se deri më tani në Kosovë nuk është është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave të Astra Zeneca.

“Në Kosovë, me qëllim të monitorimit të efekteve të padëshiruara (efekteve anësore) të vaksinave gjatë vaksinimit kundër COVID-19 është themeluar Komiteti për përcjelljen e efekteve të padëshiruara dhe se përkundër administrimit të rreth 1.9 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 (shumica dërmuese të Pfizer/Biontech), nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i këtyre vaksinave në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Nga IKSHPK-ja njoftojnë se efektet e padëshiruara të vaksinave zakonisht manifestohen në periudha të afërta pas vaksinimit.

Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët

Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar gruan dhe dy fëmijet e tij.

“Mitrovicë Veri 04.05.2024-19:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij (djalë e vajzë) kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. .

Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie

Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit ditor të PK’së, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër.

Siç thotë policia, kjo ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, njofton PK’ja.

Viktima, sipas policisë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Parashikimi i horoskopit për sot

Dashi

Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po merr hov. Mos u kapni nga nxitimi dhe dëshira për të mbërritur. Në fakt mund të hasni disa momente shqetësimi!

Demi

Venusi i favorshëm shpërthen në çifte në krizë. Njerëzit në vështirësi, të cilët janë të prekur disi refleksivisht nga ajo që po ndodh, më në fund do të kenë mundësinë të imponojnë vullnetin e tyre edhe me koston e largimit për ca kohë. Lajme të mira po vijnë në punë.

 

Binjakët

Gjithçka që dëshironi në këtë moment është të përjetoni dashurinë në qetësi, të gjeni një qetësi të humbur dhe të rikuperoni një marrëdhënie që po tregon pika të dobëta ose momente krize. Lodhja po ndihet dhe angazhimet kanë filluar të bëhen të shumta, por vërtet nuk doni të bëni asgjë.

 

Gaforrja

Jini i duruar dhe i kujdesshëm, relaksohu dhe bëj vetëm atë që është rreptësisht e nevojshme. Nuk është gjë e keqe të jesh i kujdesshëm për një periudhë. Edhe një lemzë e vogël mund të jetë veçanërisht e bezdisshme ose ndikuese në këtë kohë.

 

Luani

Ju po bëni gjithçka që mundeni për të mos prishur një marrëdhënie të rëndësishme, por tani vjen momenti i llogarisë, muaji rrezikon të jetë vendimtar “brenda apo jashtë”. Kushtojini vëmendje konflikteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët.

 

Virgjëresha

Ndihesh i lodhur, i hidhëruar dhe nervoz, e gjitha është për shkak të Saturnit në kundërshtim, por ki parasysh se këto ndalesa po të drejtojnë drejt një jete të re! Kjo periudhë parashikon mundësi të reja.

 

Peshorja

Sot mund ta gjeni veten duke u përballur me situata që janë të vështira për t’u përballuar, të tilla si zgjimi tashmë i lodhur (ose gjumi i keq) dhe puna dy herë më shumë për të arritur një rezultat të arritur. Edhe partneri juaj, për shkak të këtyre mendimeve, mund të duket më i largët.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje priren të përjetojnë shumë fort emocionet, pozitive dhe negative! Ndonjëherë të qenurit shumë impulsiv ju detyron që të bëni një hap prapa dhe t’i kërkoni falje dikujt, kini kujdes që të mos prishni një marrëdhënie ose një situatë për shkak të gjithë kësaj.

 

Shigjetari

Në këtë periudhë dëshironi të vendosni diçka të re. Do të bënit mirë ta kënaqni këtë dëshirë. Nëse nuk mund të filloni menjëherë një projekt, mund të “kufizoni veten” në projektimin e tij, ndërkohë që vazhdoni të zhvilloni ide fituese! Mundësi eksperiencash jashtë vendit për më të rinjtë!

 

Bricjapi

Për të qenë të qetë duhet të ndiheni “me kurriz të mbuluar” përndryshe do të nisin telashet. Ka një dozë të mirë zgjuarsie e cila ndonjëherë, për fat të keq, bie ndesh me paaftësinë e disa njerëzve. Afërdita kohët e fundit ka qenë në shenjën tuaj, e cila premton përmirësime në të gjitha aspektet, por nuk duhet të mbyllemi si iriq.

 

Ujori

Sot do jeni shumë të padurueshëm dhe ky mund të jetë një problem, duhet ta dominoni këtë impuls përndryshe do të ketë telashe! Pastaj ka nga ata që gënjejnë veten dhe besojnë se gjërat po shkojnë mirë kur në realitet nuk janë të kënaqur. Në këto 24 orë le të triumfojë dashuria, shpesh e nënvlerësuar apo e lënë mënjanë.

 

Peshqit

Sot dita nisi bukur dhe tani po hapen skenarë interesantë me zgjidhje të mira! Me siguri do të keni një vizion më të qartë për të ardhmen, mundësi për t’u kapur gjatë kësaj periudhe. Tensionet e dashurisë nuk do të zhduken papritur.

Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin

Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr për pasagjerët dhe stafin.

Nga 290 pasagjerë prezentë, 70 nga ta filluan të mos ndiheshin mirë dhe vollën.

Aeroplani i linjës Condor aterroi në qytetin gjerman, aty ku priste një kontingjent i shërbimeve emergjente.

Nuk dihet se çka e shkaktoi vjelljen, por të gjithë pasagjerët e prekur janë raportuar në gjendje të mirë shëndetësore sipas tabloidit ‘Daily Mail’.

Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas raportit të policisë, raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.

“Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Viva Fresh Store renditet si grupi i 5-të më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë listë prestigjioze, duke përfaqësuar me krenari Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes qëndrueshmërisë dhe përkushtimit ndaj prodhuesve vendor dhe të gjithë partnerëve të saj, Viva Fresh ka krijuar një model të suksesshëm që nxit zhvillimin ekonomik të komunitetit dhe kontribuon në fuqizimin e ekonomisë vendore. Si punëdhënësi më i madh në vend, dhe si kompani 100% vendore, ajo fuqizon individët dhe komunitetin në tërësi.

Te përkushtuar për të ofruar cilësi të lartë dhe shërbim të shkëlqyeshëm ndaj konsumatorëve, Viva Fresh Store ka arritur të bëhet një pjesë e rëndësishme e komunitetit ekonomik në Ballkan. Nga një ndërmarrje e vogël lokale në fillimet e saj, ajo tani është një prej faktorëve më të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë në tërë Ballkanin Perëndimor.

MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është refuzuar vizita në Kosovë.

Nga kjo ministri nuk treguan arsyet e refuzimit të kërkesës për vizitë.
Më herët gjatë 3 majit, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se Petkoviqi kishte kërkuar që të vizitonte Kosovën për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviq gjatë kësaj vizite ishte parparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Kjo zyrë tha se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviqin që të vizitojë serbët në Kosovë.

“Këto ndalime [të vizitave] jo që janë të pabaza, por paraqesin edhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe atë për vizita zyrtare, veçmas kur bëhet fjalë për kryenegociatorin në dialog nga pala serbe”.

Edhe në të kaluarën, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviq për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.

Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./REL/

Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa Kufij është bërë bazuar në elemente që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

“Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira”, thotë Manxhuka.
Sipas Manxhukës, Kosova ka qenë shtet i kapur kur Vetëvendosje ka marrë pushtetin, ndërsa thotë se sot ajo mendësi “nuk ekziston më”.

“Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë”.

Reagimi i plotë:

Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira.

Në raportin e Reporterëve pa Kufij këtë vit Kosova ka shënuar një rënie prej 8 pikësh në rezultat dhe 19 vende në renditjen globale bazuar elemente që janë krejtësisht të qarta, e që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

Është evidente që në këtë rezultat ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës. Ky rast, i zbuluar nga mediat dhe më pas i trajtuar nga organet përkatëse, ka të bëjë me një biznes të regjistruar me dokumente ilegale të Serbisë ku qytetet e Republikës së Kosovës janë me emërtime të Serbisë, që paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Klan Kosova e ka pranuar këtë kur i ka përmirësuar të dhënat në regjistrin e bizneseve në ARBK me të dhëna të Republikës së Kosovës. Po të mos kishte bërë shkelje nuk kishte nevojë t’i përmirësonte.

Reporterët Pa Kufij si duket nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë.

Rasti tjetër ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit në kohën kur bandat kriminale të organizuara nga Beogradi nuk lejonin që të shtrihej kushtetushmëria dhe ligjshmëria atje, duke sulmuar fizikisht kështu çdokënd që raportonte të vërtetën.

Sa i përket shqetësimit për RTK-në duket e çuditshme kur kujtojmë që ka pasur lëvdata nga shumë akterë në vend që kanë theksuar mënyrën dhe transparencën që nga zgjedhja e bordit e deri te rekrutimet e tjera atje.

Kosova ka qenë shtet i kapur kur ne kemi marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të mediave.

Kosova po ballafaqohet me sulme nga Serbia në veri të cilat vitin e kaluar në Banjsë rezultuan me sulm terrorist dhe vrasjen e rreshterit, heroit, Afrim Bunjaku.

Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë.

Ishin gabim atëherë e janë gabim edhe tash.

Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve dhe i takon secilit ta mbrojë duke e thënë dhe luftuar për të vërtetën.

Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i cili raportin negativ ku Kosova ishte vendosur për 19 vende më poshte për lirinë e medias e arsyetoi me sulmet në veri.

Kusari ka thënë se një arsyetim i tillë për vlerësimin negativ është propagandë e pastër e pushtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo po ashtu ka renditur edhe arsyet pse sipas saj Kosova u rendit në këtë formë duke rënë për 19 vende më poshtë se sa në vitin 2023.

Reagimi i saj i plotë:

“Arsyetimi se kinse vleresimi per lirine e medias eshte negativ per shkak te sulmeve ne veri nuk qendron dhe eshte propagande e paster e pushtetit.

Vleresimi eshte negativ per shkak te:

Tentim mbylljes se Klan Kosova

Sulmeve online ndaj gazetareve dhe aktivisteve nga mbeshtetes te VV, guxo dhe te presidentes

Tentim kontrollimit te RTK-se dhe gjunjezimit financiar

Tentim kontrollimit te KPM-se

Mos ndermarrjes se asnje veprimi me i mbrojte gazetaret ne veri

Ju falenderoj per vemendjen.”

Kujtojmë se i pari i zyrës së Kurtit për informim, Përparim Kryeziu, tha se Kosova pati një vit të vështirë dhe se sulmet në veri janë arsyeja kryesore e renditjes së tillë në këtë indeks.

Arsye të dytë ai përmendi edhe tendecat e pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës por që sipas tij ajo ishte thjesht kërkesë për llogaridhëinie në përmirësimin e të dhënave të regjistrimit gjë që sipas tij e pranoi edhe vetë Klani, duke bërë ndryshimin e të dhënave./Gazeta Infokus/