Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman

Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte folës në konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme në botë në fushën e teknologjive në edukim, ASU+GSV Summit, ku në vitin e kaluar folësit kryesor ishin Bill Gates dhe Sam Altman. Kjo konferencë, e cila mbahet nga data 14-17 prill në San Diego të Kalifornisë, mbledh në një vend njerëzit më të rëndësishëm të edukimit në botë, dhe konsiderohet si Davosi i Edukimit dhe Teknologjisë në Edukim. Bashkë-organizator i kësaj ngjarje është partneri strategjik i UNI – Universum International College, Arizona State University, universiteti më inovativ në botë.

Drejtuesit e universiteteve, ndërmarrës dhe zyrtarët qeveritarë nga e gjithë bota gjeneruan ide të reja për të ofruar mundësi shtesë për studentët. Ky panel diskutoi se si rrjeti i universiteteve partnere të Arizona State University dizajnon dhe ekzekuton forma inovative për të ofruar mundësi të diplomimit me cilësi të lartë për studentët. Udhëheqësit nga Azia, Evropa dhe Amerika Latine ndanë përvojat e tyre se si ky rrjetëzim po ndikon në institucionet e tyre dhe po zgjeron kapacitetin për të ndikuar pozitivisht në rajon.

E themeluar në vitin 2010 me një partneritet në mes Arizona State University dhe Global Silicon Valley (GSV), kjo konferencë vjetore e ASU+GSV shtjellon tema rreth inovacionit dhe teknologjisë edukative. Konferenca ASU+GSV tërheq themelues të startup-eve, CEO të teknologjisë edukative dhe investitorë nga mbi 130 vende të botës. UNI – Universum International College, me fuqinë e Arizona State University dhe rrjetin e saj global, po sjellë një standard të paimagjinueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon!

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga policia është cilësuar si “Sulm seksual.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut.

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut.

Rasti ka ndodhur dje me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.

Kurse, në fshatin Jeshevik të Zveqanit, është raportuar se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it

Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e dinarit të Serbisë nga përdorimi në Kosovë, sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve QUINT-it në Serbi dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi do ta takojnë kryenegociatorin serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq.

Sipas njoftimit të zyrës së Petkoviqit, takimi është planifikuar për në orën 13:30 në Beograd.

Petkoviq ka thënë dje, pas takimit të pestë në Bruksel, se ende asgjë nuk kanë lëvizur, sepse “Prishtina nuk dëshiron të arrihet një zgjidhje”.

Nga ana tjetër, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi ka thënë se pikërisht Petkoviqi nuk ka dashur të diskutojë për propozimin e Lajçakut, por se vetëm ka ardhur me një propozim të vet nga Beogradi.

Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit, Sali Çekaj.

Osmani tha se për realizimin e idealit të tij, Çekaj ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

“Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti.

Veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.” – ka shkruar Osmani.

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.

Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC.

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk arritën.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Jankoviq “është dikush që e njohim prej shumë vitesh, serb etnik dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka investuar shumë kohë dhe energji në polici, duke ndihmuar integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndalimi i policëve të Kosovës në Serbi është i papranueshëm dhe se kjo nuk mund të pritet nga kandidatët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“De-përshkallëzimi tani! Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që politikanët serbë të Kosovës të flasin edhe në emër të bashkëqytetarëve të tyre”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X./rel

Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici nga tre gra të familjes të cilat deklaruan se i kishte kërcënuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Me 18.04.2024 tre viktimat ferma kosovare kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Infokus/

 

Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai.

Duke iu drejtuar mediave pas takimi, Petkoviq bëri të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një rund tjetër bisedimesh.

“Në anën tjetër, kemi Prishtinën, e cila ka ardhur në Bruksel pa komentuar idetë e BE-së dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”, sipas tij.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre./REL

Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe të lirojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas takimit të rregullt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Hovenier tha për mediat se me të parën e shtetit folën edhe për ngjarjet e 17 prillit, kur, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë që lidhet me komunitetin serb dhe që adresohen nga Policia e Kosovës”, tha Hovenier.

“Për shembull, ai ka luajtur rol edhe në mbikëqyrjen e njësisë që ofron mbrojtje për monumentet e trashëgimisë kulturore, përfshirë edhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme, kuptimplote dhe efektive. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, shtoi diplomati amerikan.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.
Thirrje për lirimin e Jankoviqit dhe ulje të tensioneve bëri edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke e cilësuar të “papranueshëm” ndalimin e zyrtarit policor.

Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Hovenier tha se SHBA-ja pajtohet me vlerësimin e BE-së për këtë çështje, duke shtuar se Uashingtoni, si mbështetës i procesit të dialogut, pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen dhe zbatohen.

Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën kanë takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Sveçla në konferencën për medie tha se i kanë njoftuar diplomatët për veprimin e fundit të Serbisë karshi qytetarëve të Kosovës, e pjesëtarëve të policisë.

Derisa ka bërë thirrje edhe njëherë për lirimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe qytetarëve të tjerë që po mbahen të arrestuar. Kërkojmë kthimin e tyre në Republikën e Kosovës. Ky veprim kërkon ndëshkimin nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje ministri theksoi se mbi 1 mijë qytetarë kosovarë gjatë ditës së djeshme janë ndaluar nga shteti serb dhe janë pyetur në lidhje me UÇK-në.

Derisa njoftoi se u janë marrë edhe dokumentet personale me qëllim pamundësimin e lëvizjes dhe kthimit mbrapa.

“1 mijë e 498 janë ndaluar, maltretuar, arrestuar e marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën me UÇK-në, pjesëmarrjen personale apo të familjarëve të tyre dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë gjatë viteve 1998-1999. U janë marr dokumentet personale, duke ua pamundësuar që të lëvizin apo të kthehen mbrapa. U kanë munguar për orë të tëra ushqimi dhe barnat”, shtoi Sveçla.

“Disa persona ma kanë blloku ligjëratën”: Xhevat Krasniqi s’lejohet ta mbajë ligjëratën, telefonon Policinë

Pas shumë protestash e bllokadash, sot Lëvizja Feministe Studentore bllokoi edhe ligjëratën e profesorit qe po akuzohet për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqit.

Studentët aksionin e sotëm e zhvilluan me fishkëllima kështu duke mos ia mundësuar profesorit të Fakultetit të Edukimit ta zhvillojë ligjëratën.

Në videon e publikuar nga Lëvizja Feministe Studentore, dëgjohen fishkëllimat e aktivistëve të cilët pastaj i drejtohen Krasniqit me akuza: ‘Ngacmuesit nuk e kanë vendin në UP, por në burg’.

Pas gjithë këtyre thirrjeve, profesori i dyshuar për ngacmim shihet duke telefonuar policinë për ti larguar studentët, por qasja e tij për këta të fundit ishte pak më ndryshe.

“Jam profesori Xhevat Krasniqi, i matematikës, disa persona kanë hy edhe e kanë blloku vijim e ligjëratë”, dëgjohet Krasniqi në bisedë me policinë.

Deri sa intervenuan forcat e rendit, profesori tentoi të vijojë ligjëratën por që qe e pamundur nga studentët.

Policia shpërndau turmën, e ligjërata nuk u zhvillua.

 

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.

Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe malltretuar nga autoritetet serbe.

Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.

Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial

Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur për vendin ku ajo jeton, u shpreh se për të çdo ditë është një rrezik potencial.

Ajo në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se babai i saj pranon telefonata kërcënuese në lidhje me të.

“Fatkeqësisht ky qytet nuk është më ashtu siç e mbaj mend unë dhe unë nuk e ndjej më atë ngrohtësi këtu sepse thjeshtë për mua çdo ditë është një rrezik potencial, por shpresoj se dikur në të ardhmen ka për të ndryshuar dhe do të bëhet ai Beogradi i vjetër që ka qenë”, u shpreh ajo.

Klara gjithashtu u shpreh se ka ndodhur në të kaluarën që ta përcjellin edhe në rrugë, njofton Klankosova.tv.

“Unë jetojë një jetë krejt normale, nuk jam personalitet publik, merrem me sport dhe kam një jetë shoqërore të pasur”.

“Këto kërcënimë vijnë gjithmonë nga burimet e njëjta, në përgjithësi babai im pranon thirrje dhe mesazhe se çfarë ka për të më ndodhur mua, por unë jo sepse e kam ndryshuar numrin tim dhe nuk e ndaj me askënd, pikërisht për shkak të këtyre gjërave. Megjithatë ka ndodhur në të kaluarë që më kanë përcjellur në rrugë, më kanë ndjekur nëpër park, kërcënime”, është shprehur tutje ajo.

 

Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me delegacionin e Serbisë të udhëhequr nga kryenegociatori serb, Peter Petkoviq, në të cilin janë edhe ekspertë financiarë, raporton portali serb “kosovoonline”.

Pas takimit të delegacionit të Kosovës me Lajçakun, pritet takimi i të gjitha palëve.

Bisedimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë edhe sot në Bruksel. Pritet që sërish temë kryesore të jetë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen nga përdorimi i dinarit të Serbisë në Kosovë.

“Ne po shkojmë me shpresën për të gjetur një zgjidhje për dinarin, megjithëse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Prishtinës për të kërkuar zgjidhje përmes kompromisit”, ka thënë më herët Petkoviqi.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të hënën se këtë javë do të presë negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës për një raund të ri bisedimesh, me synimin për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, që dinari serb të mos përdoret në Kosovë.

Detajet e fundit: 10 policë të Kosovës përfshirë zv. drejtorin po mbahen ende në Rashkë

Janë bërë tashmë më shumë se 24 orë prej kur autoritetet serbe ndaluan në kufirin Serbi – Kroaci, mijëra qytetarë kosovarë e ndër ta edhe disa policë përfshirë kështu edhe zëvendës Drejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Përderisa qytetarët dje filluan të liroheshin pas shumë orësh që po mbaheshin të bllokuar në kufi, gra, fëmijë e të moshuar, kjo nuk ndodhi edhe me zyrtarët policorë.

Gazeta Infokus nga burime të mirëinformuara merr vesh se janë 10 policë përfshirë këtu zv. Komandantin e policisë së Kosovës të cilët po mbahen në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Ky burim ka bërë të ditur se janë 7 policë shqiptar dhe 3 serbë të cilët janë ndaluar gjoja për shkak të aktiviteteit të tyre rreth viteve 2000 – 2008 dhe 2021 – 2024.

“Ata të gjithë janë duke u intervistuar nga BIA serbe”, ka thënë ky burim për Infokus.

Derisa ka shtuar se disa prej tyre janë ndaluar pasi ishin duke dalë nga Kosova e disa të tjerë duke hyrë në Kosovë në pikat kufitare të Serbisë.

E që zv. Drejtori i policisë nuk është liruar ende sot e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Sveçla foli për ndalimin e policëve duke thënë se kjo është arsyeja pse sot zv. Drejtoei i policisë nuk mund të jetë prezent në këtë ceremoni.

“Ceremonisë së sotme po i mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankovic i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor. Ky është një akt i paprecendentë i Serbisë, mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Derisa ndalimin e policëve dhe mos lirimin e tyre ai e ka quajtur sulm të drejtpërdrejtë të Serbisë ndaj vet komunitetit serb në Kosovë.

“Ky është sulm i drejtpërdrejt i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, është shprehur Sveçla.

Kujtojmë se të mërkurën mijra qytetarë u maltretuan në kufijt serbë, ku disa autobusë linja të Kosovës u ndaluan për orë të tëra dhe nuk iu lejua kalimi. Derisa për këtë ende nuk janë publikuar shifra të sakta se sa ka qenë numri i tyre.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se kjo është shkelje e marrëveshjes për liri të lëvizjes nga ana e Serbisë.

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Stano të mërkurën./Gazeta Infokus/

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve potenciale, përfshirë edhe ndaj ndërtesave të ushtrisë amerikane, me qëllim që të sabotohet ndihma për Ukrainën, thanë prokurorët më 18 prill.

Të dyshuarit, të identifikuar si Dieter S. dhe Alexander J., u arrestuan të mërkurën në qytetin Bajrojt të Bavarisë, thanë prokurorët federalë.

Prokurorët thanë se Dieter S. kishte diskutuar për akte të mundshme sabotuese në Gjermani me një person të lidhur me inteligjencën ruse që nga tetori, dhe se qëllimi kryesor ishte të minohej mbështetja ushtarake që Gjermani jep për Ukrainën. I dyshuari ishte deklaruar i gatshëm që të kryente sulme me bomba dhe zjarrvënie ndaj infrastrukturës të përdorur nga ushtria dhe ndërtesat industriale në Gjermani, thanë prokurorët përmes një deklarate.

Ai kishte mbledhur informacione lidhur me caqe potenciale, përfshirë edhe ndaj ndërtesave ushtarake të SHBA-së, thanë prokurorët. Sipas tyre, Alexander J. supozohet se i ka ndihmuar atij që këto sulme t’i kryente më vonë. Dieter S., po ashtu, sipas prokurorëve kishte bërë fotografi dhe video të pajisjeve ushtarake dhe ndërtesave dhe ia kishte dorëzuar këto informacione kontaktit të tij në inteligjencën ruse.

Dieter S. po ashtu përballet me një akuzë tjetër, përkatësisht për pjesëmarrje në një njësi të armatosur të separatistëve pro-rusë në rajonin e Donjeckut, në lindje të Ukrainës. Ai dyshohet se kishte qenë anëtar i kësaj njësie nga dhjetori i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2016.

Ndryshe, Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe – pas Shteteve të Bashkuara – e armëve për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj mbi dy vjet më parë. SHBA-ja, ndërkaq, ka prani të madhe ushtarake në Gjermani./REL

Reagon Haxholli: Unë duhet të jem i fundit që dal nga stacioni serb dhe kjo ende nuk ka ndodhur

Pas raportimeve që ka filluar lirimi i autobusëve nga kufiri Serbi – Kroaci konkretisht në Batrovc, ku qysh nga mbrëmë janë bllokuar mijëra kosovarë që po udhëtonin me autobusë, ka reaguar, sekretari i zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Ai ka thënë se ai duhet të jetë personi i fundit që del nga stacioni serb kufitar në Batrovc dhe se kjo ende nuk ka ndodhur, shkruan Gazeta Infokus.

Me këtë ai ka lutur mediat që të mos publikojnë informata të pakonfimruara, derisa ka deklaruar se për cdo zhvillim do të ketë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucional, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat, që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti, dhe rrjeshimisht për çfardo do të ketë komunikim nga MPJD”, ka thënë Haxholli.

Ndërsa Bashkimi Evropian (BE) e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano./Gazeta Infokus/

“40 autobusë me qytetarë të bllokuar”, shoferi kosovar tregon si kanë mbetur pa ushqim nga dje në orën 23:00

Keqpërdorimi multi-milionësh i Liburn Aliut dhe Naser Hafizit

Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.

Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.

Albanian Post posedon dokumentet për të gjitha mashtrimet e Aliut dhe Hafizit.

Si ndodhi vjedhja?

Historia fillon me datën 3 tetor të vitit 2017 kur atëherë kryeministri, Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim që të “aprovohet falja e borxheve për Ambalazhuesit e ujit”.

Për shkak se falja e resurseve të shtetit është e kundërligjshme, ky vendim i Haradinajt u kthye prapa dhe me datën 28 shkurt 2018, vetë Haradinaj detyrohet të marrë një tjetër vendim “për ndryshim dhe plotësimin” e atij paraprak, duke cekur se “ndryshohet dhe plotësohet vendimi i Qeverisë i datës 3 tetor” dhe ambalazhuesve s’mund t’u falen borxhet, por “aprovohen lehtësira”.

Vendimi i pare per faljen e borxheve nga Haradinaj dhe me pas vendimi i dyte per anulimin e vendimit te pare.

Kjo do të nënkuptonte që të gjendej një formë për pagesa me këste, apo modalitete të tjera, në mënyrë që të paguhej borxhi që si total, atëherë kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove.

Borxhet nuk paguhen dhe vjen qeveria e Albin Kurtit me Liburn Aliun ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aliu bashkë me Hafizin formojnë me datën 1 mars 2022 një Grup Punues ministror që do të përllogariste borxhet e të gjitha kompanive të ambalazhuesve dhe pasi të caktoheshin shumat e plota të borxhit, sipas ligjit dhe Udhëzimit Administrativ 06/2021 për Strukturën e Pagesave të Ujit, të bëheshin pagesat.

Sipas nenit 8 të këtij Udhëzimi Administrativ, kompanitë janë të detyruara të kenë të vendosura ujëmatës dhe “janë të obliguar që të mbajnë evidencë për sasinë e ujit të shfrytëzuar” dhe “sasinë e ujit të shkarkuar”.

Përmes këtyre evidencave ata më pastaj raportojnë në ministri dhe bëjnë pagesat për litër për sekondë, varësisht se si u është vendosur me lejen e fituar.

Nëse nuk e bëjnë, atëherë vetë ministria, e rregullon këtë pjesë, sipas nenit 9 të Udhëzimit Administrativ.

Nëse detyruesi nuk mban evidencë dhe nuk e bënë raportimin, ose bënë raportimin me dhëna të dyshimta dhe të pasakta, deri me 15 janar për vitin paraprak, Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh i lëshon vendimin dhe faturën duke llogaritur në bazë të të dhënave nga dokumentacioni teknikoinvestiv për sasinë maksimale” të shfrytëzimit.

Duke bërë këtë përllogaritje sipas ligjit, ministria nxjerr nga grupi punës se kompania me emrin “Compact Group” i ka borxh shtetit të Kosovës 3 milionë e 616 mijë e 812 euro e 02 centë.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Compat Group”.

Aliu dhe Hafizi në vend se të respektojnë ligjin dhe meqë kompania kishte dështuar të raportonte për më shumë se një dekadë, t’ia dërgonin faturën me detyrimin për shlyerjen e borxhit, siç e thotë udhëzimi administrativ, ata vendosin të nxjerrin një dokument të kundërligjshëm dhe vetëm ta njoftojnë këtë kompani për “detyrimin financiar” që e ka.

Njoftimi kompanisë i bëhet me 22 mars 2022, jo tarifë për shlyerje borxhi, por vetëm njoftim në mënyrë të kundërligjshme për borxhin. Asnjë ligj e as udhëzim administrativ nuk njeh njoftime të tilla për “vendime pereliminare”.

Njoftimi i kunderligjshem me vendimin preliminar.

Por, siç kuptohet më vonë, kjo ishte vetëm një metodë e Aliut dhe Hafizit për t’u futur në pazare me kompaninë “Compat Group”.

Kështu, siç tregojnë më pas dokumentet, borxhi prej 3 milionë e 616 mijë e 812 eurove, përfundon duke u shlyer me vetëm 41 mijë e 443 euro.

Vendimi i datës 17 nëntor 2022, i lëshuar nga Naser Hafizi, tregon se kompanisë i mundësohet që të paguajë vetëm 41 mijë euro dhe i numërohet borxhi vetëm për vitet 2018-2021.

Vendimi me borxh te zvogeluar

Vetëm në këtë rast nga Aliu dhe Hafizi avullohen 3 milionë e 575 mijë e 369 euro.

Megjithatë, Albanian Post ka kërkuar fatura se të paktën a janë paguar këto 41 mijë euro, por nuk është mundësuar qasje në dokumente publike dhe nga burimet kemi kuptuar që nuk ka fatura të plota as për këtë pagesë.

E njëjta ndodhë edhe me rastin e kompanisë “Silca Group – Ujë Miros”.

Grupi Punues i formuar nga ministria nxjerr se kjo kompani ka detyrime ndaj shtetit 2 milionë e 255 mijë e 40 euro.

Në vend se t’i dërgohet fatura për pagesë, siç e përcakton ligji, Aliu e Hafizi i bëjnë kompanisë një paralajmërim.

Njoftimi i kunderligjshem me vendimin preliminar.

Futen në pazare me këtë kompani dhe në fund merret vendim financiar se “Ujë Miros” mund të paguajë vetëm 491 mijë e 579 euro e 86 centë.

Vendimi me borxh te zvogeluar

Pra, këtu avullohen plotë 1 milionë e 763 mijë e 461 euro.

Por, edhe në këtë rast, si në rastin tjetër, sërish nuk ka fatura se është paguar kjo shumë.

Edhe rasti me kompaninë tjetër “Getrinike” është i njëjtë, por akoma më i rëndë, sepse këtu niveli i mashtrimit sofistikohet.

Fillimisht, Grupi Punues i ministrisë përllogaritë se kjo kompani ka borxh prej 1 milionë e 173 mijë e 398 euro.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Getrnike”

Më pas, Aliu e Hafizi nuk i dërgojnë faturë kësaj kompanie për ta paguar borxhin, por edhe në njoftimin për borxh – koha që e përdorin për të bërë pazare – në vend se t’i dërgojnë shifrën milionëshe të borxhit, e njoftojnë se ka borxh vetëm 411 mijë e 180 euro e 30 centë.

Paralajmerimi me borxh te zvogeluar.

Vetëm gjatë këtij procesi zhdukën plotë 762 mijë e 209 euro.

Por, s’përfundon me kaq.

Kompania “Getrnike” në fund mbetet me një borxh prej vetëm 180 mijë e 605 euro, duke u zhdukur këtu edhe 230 mijë e 575 euro të tjera me një humbje totale prej 992 mijë e 793 euro.

Vendimi me borxh te zvogeluar.

Situata e ngjashme është edhe me kompaninë “Adi Group”.

Edhe këtu, së pari Grupi Punues tregon se kjo kompani ka borxhe ndaj shtetit 977 mijë e 832 euro.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Adi”

Por, Hafizi e njofton kompaninë se borxhin që duhet ta paguajë është vetëm 216 mijë mijë euro, pa u shpjeguar fare se ku mbetën edhe mbi 761 mijë euro.

Paralajmerimi me borxh te zvogeluar per “Adi”

Dhe si përfundim, kësaj kompanie vendoset t’i shlyhet borxhi dhe t’i mundësohet vazhdimi i punës nëse paguan 48 mijë e 783 euro.

Prapë, humbje prej 929 mijë eurosh.

Vendimi me borxh te zvogeluar.

Edhe një nga rastet tjera të mëdha është ai i kompanisë “Vevo Group” që sipas Grupit Punues kishte borxhe prej 3 milionë e 129 mijë e 62 euro. Por, që edhe kësaj kompanie i ishte mundësuar vazhdimi i punës pa e shlyer fare borxhin duke shkaktuar edhe në këtë rast sërish miliona humbje për shtetin e Kosovës.

Borxhi sipas grupit punues per “Veve”.

Edhe në këtë rast, kur Aliu e Hafizi i bënë paralajmërim të kundërligjshëm ia zvogëluan prapë borxhin dhe përfundimisht nuk pagoi asnjë cent.

Vendimi me borxhin e zvogeluar.

Këto janë vetëm pesë raste dhe nuk janë rastet me shifrat më të mëdha. Janë gjithsejte 27 kompani të tilla që kanë borxhe milionëshe, por Aliu e Hafizi vendosën të futen në kalkulime personale për të shkaktuar humbje që sipas të dhënave fillestare janë mbi 90 milionë euro.

Për gjithë këtë parregullsi ishte njoftuar me 12 dhjetor të vitit 2022 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Zotëri Kryeministër, duke ju kërkuar shumë falje në një situatë ku Kosova po ballafaqohet me agresorin serb, detyrohem të ju shkruaj për një çështje e cila vërtet kërkon Vëmendjen Tuaj” i ishte thënë Kurtit në e-mailin që e ka siguruar Albanian Post, nga një sinjalizues që e kishte kuptuar çfarë po bënin Aliu dhe Hafizi.

E-maili i derguar Albin Kurtit ku njoftohet me rastin

Më pas i ishte shpjeguar çështja në detaje dhe vjedhjet që po ndodhnin në ministri.

Kurti nuk ishte përgjigjur fare dhe s’kishte vendosur të merrej me këtë punë, përkundër njoftimit.

Madje, sinjalizuesit që e kishte njoftuar Kurtin i kishte dalë problem në vendin e punës dhe vetëm dy ditë pasi kishte dërguar mesazhin te kryeministri, ishte dërguar në një komision disiplinor për t’ia ndërruar pozitën.

Albanian Post ka kontaktuar me Hafizin, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Njëherë ka deklaruar se nuk mund të flas pasi “aktualisht jam jashtë Kosovës”.

Më pas ka kërkuar që “mos të botohet asgjë pa përgjigjet zyrtare që do t’i dërgojmë përmes pyetjeve të juaja”.

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

Bashkimi Evropian (BE) e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano.

Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut, që sipas tij mbeten të vlefshme dhe detyruese.

“Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”, ka theksuar tutje Stano.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

Sipas tyre, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

“40 autobusë me qytetarë të bllokuar”, shoferi kosovar tregon si kanë mbetur pa ushqim nga dje në orën 23:00

LAJMI I FUNDIT: Nisë lirimi i autobusëve me kosovarë që u bllokuan nga Serbia në kufi

Tashmë kanë filluar ti lirojnë autobusët me kosovarë të cilët ishin ndaluar qysh prej mbrëmë rreth orës 23:00 në kufirin Serbi – Kroaci, nga autoritetet serbe.

Kjo është bërë e ditur nga qytetarët të cilët kane qenë të bllokuar atje, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili e ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që Serbia t’i lejojë kosovarët ta kalojnë kufirin Serbi – Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave të Kosovës ta kalojnë kufirin Batrovci, Serbi – Kroaci!.Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Cramon.

Derisa për Infokusin në një lidhje direkte, shoferi i autobusit të “Zhitia Turist”, Euron Llugaliu, në jë ka treguar për gjendjen e vështirë të qytetarëve të cilët sipas tij , fëmijë, gra e të moshuar kishin mbetur pa ushqim dhe pa ujë, deri sot kur në kufi ka shkuar pronari i Linjës, Gazmend Zhitia dhe iu ka dërguar ushqim.

Sipas Llugaliut ishin 40 autobusë që ishin ndaluar, 25 prej tyre të cilët janë nisur në drejtim të Kosovës, ndërsa 15 të tjerë që janë nisur nga Kosova për në zonën Shengen./Gazeta Infokus/

 

“40 autobusë me qytetarë të bllokuar”, shoferi kosovar tregon si kanë mbetur pa ushqim nga dje në orën 23:00

 

“40 autobusë me qytetarë të bllokuar”, shoferi kosovar tregon si kanë mbetur pa ushqim nga dje në orën 23:00

Mbi 2 mijë qytetarë kanë mbetur ende të bllokuar në kufirin Kroaci – Serbi, që nga orët e vona të së martës, shkruan Gazeta Infokus.

Shoferi i autobusit të “Zhitia Turist”, Euron Llugaliu, në jë lidhje direkte me Infokusin ka treguar për gjendjen e vështirë të qytetarëve të cilët sipas tij , fëmijë, gra e të moshuar kishin mbetur pa ushqim dhe pa ujë, deri sot kur në kufi ka shkuar pronari i Linjës, Gazmend Zhitia dhe iu ka dërguar ushqim.

Sipas Llugaliut janë 40 autobusë që janë ndaluar, 25 prej tyre të cilët janë nisur në drejtim të Kosovës, ndërsa 15 të tjerë që janë nisur nga Kosova për në zonën Shengen.

“Ka fëmijë, gra e të moshuar.. na kanë përfundu edhe rezervat, s’kemi pas ushqim derisa ka ardhe pronari i kompanisë edhe na ka sjellë..”, ka thënë ndër të tjera shoferi i autobusit.

Ndiqni më poshtë bisedën e plotë me shoferin e autobusit dhe pamje nga gjendja:


Kujtojmë se Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ka thënë se kjo është bërë si shënjë hakmarrjeje pas votimit pro Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Derisa për Gazetën Infokus ai ka konifrmuar se tashmë është duke qëndruar në kufi dhe së shpejti do të sjellim detajet e fundit, se kur do të lirohen kosovarët e bllokuar në Serbi./Gazeta Infokus/

Bllokimi i kosovarëve në Serbi/ Reagon Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës

Pas ndalimit te qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, e ka cilësuar ndalimin e kosovarëve si hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Bllokimi i qytetarëve kosovarë në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë urgjente

I bllokuar në Serbi është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç

Në mesin e mijëra qytetarëve që janë bllokuar në Serbi, në kufirin me Kroaci, gjendet edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, nga komuniteti serb, Dejan Jankoviç.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në platformën X, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç (i cili është nga komuniteti serb”, ka shkruar Zulfaj.

“Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet”, ka shtuar ai.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë deklaruar se kanë njoftuar vendet e QUINT-it pasi qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi në pikëkalimin kufitar me Kroacinë.

“Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet në reagim.

Sipas MPJ-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

“Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”.

Pamje rrënqethëse nga Peja – Protestës po i prinë familjarja e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Tashmë ka nisur marshi protestues për gruan e vrarë dje në Pejë, ku po dyshohet se bashkëshorti i saj e kreu vrasjen.

Pjesëmarja në këtë marsh është e lartë.

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella, i cili vrau dje në mëngjes viktimën.

Raportimi i Infokusit – Arrestohet admini i grupit “Albkings” ku publikoheshin pamje iñtime të femrave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar njëri nga administratorët e grupit “AlbKings” në rrjetin social “Telegram” ku publikoheshin pamje intime të femrave.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht për hapjen e këtij grupi i cili ishte mbyllur pak kohë pas raportimit të Infokusit, mirëpo që “admini” i këtij grupi vazhdonte ta hapte përsëri.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Video raportimi i Infokusit:

Sipas prokurorisë, ky person është arrestuar dje pas hetimeve disa javore derisa është ndaluar për 48 orë.


“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së, derisa  në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Bllokimi i qytetarëve kosovarë në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë urgjente

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pasi afro 300 qytetarë janë bllokuar në kufirin në kalimin Serbi – Kroaci qysh prej mesnatës.

Në reagimin e ministrisë është bërë thirrje që pas ndaljes së qytetarëve në mënyrë arbitrare, të evitohet kalimi në këtë kufi.

Sipas tyre kjo ministri bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e qyetarëve që kanë mbetur të bllokuar atje, shkruan Gazeta Infokus.

Komunikata e plotë:

“INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË SHFRYTËZOJNË HYRJE-DALJET E SERBISË

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police  rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”./Gazeta Infokus/

Qendrim Januzi jep dëshminë e tij për vrasjen e Gazmend Hysenit, “U bë agresiv ndaj meje kur nisi të shoqërohej me Feron”

Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancën e sotme e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dëshminë e tij po e jep i akuzuari kryesor Qëndrim Januzi. Duke folur për problemet që i kishte me tashmë të ndjerin, Januzi ka thanë se ato nisen të rriten kur Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”, filloi të shoqërohej me rap-artistin Fero.

“Ne kemi pasur shoqëri të mirë me të ndjerin. Për disa vite e kemi marrë me vete në koncerte, videoklipe dhe kemi qëndruar shumë bashkë. Por, më vonë ai nisi të kishte sjellje agresive kundër meje. Edhe kundër vëllau i Betimit (Buta), por më shumë kundër meje. Agresivitetin dhe gjuhën kërcënuese kundër meje e rriti në janar-shkurt të vitit 2022 kur ka filluar me u shoqëru me reperin Fero. E kam pa që i kanë publiku disa fotografi në rrjetet sociale, te kafiteria Cherry në Ferizaj. E kishin shkrujtë Fero ft Strella comming soon. Njëherë mendova mos po ja nis me këndu”, deklaroi ai në hyrje të dëshmisë së tij.

Sipas aktakuzës më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin G.H dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Në aktakuzë, thuhet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tani të panndehurit për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me të takuar tani të ndjerin ka shtënë gjashtë herë në drejtim të tij me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra, G.H ndërron jetë siç ishte konstatuar në raportin e autopsisë të datës 22 gusht 2022, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila kishte ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit./Gazeta Infokus/

Haxholli: 300 qytetarë të Kosovës të bllokuar në Serbi, hakmarrje për votimin në KiE

Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, nga orët e para të së mërkurës, në pikë kalimin me Kroacinë, kanë bërë të ditur disa shtetas të Kosovës dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Fatmir Haxholli nga kjo zyrë nëpëmjet “Facebook”, ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.
Haxholli, si dhe qytetarët e bllokuar, kanë konfirmuar se autoritetet serbe ua kanë marrë pasaportat dhe dokumentacionet duke i mbajtur.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, ka shtuar Haxholli.

Haxholli ka thënë se është në pritje të përcjelljes së afërt që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci për t’iu gjetur afër qytetarëve.

Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar.

Babai nga Drenasi raporton të zhdukur vajzën e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i viktimës i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, njoftoj policia.

Dyshohet se u dhuñua një e mitur në Gjilan, ajo s’pranon të kthehet në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë viktima është dërguar në strehimore pasi që nuk ka pranuar të kthehet në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Vjosa Osmani shpall të mërkurën ditë zie në përkujtim të grave të v*ara

Presidentja, Vjosa Osmani të mërkurën e ka shpallur ditë zie, pas rasttit tronditës në Pejë, ku Edmond Lajçi, vrau gruan 43 vjeçare, me të cilën kishte tre fëmijë.

Sipas vendimt të presidentes thuhet se shpallet ditë zie në tërë territorin e Republikës së Kosovës në përkujtim të të gjitha grave të vrara si rezultat i dhunës në baza gjinore.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Kujtojmë se për një javë në Kosovë u vranë dy gra, derisa rastet e dhunës dhe vrasjeve janë në rritje./Gazeta Infokus/

 

Zbulohen detaje tronditëse: Fëmijët ishin brenda në banesë kur Edmon Lajçi vrau mizorisht Gjyljeta Ukellën

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku Edmond Lajçi vrau bashkëshorten 43 vjeçare, nënën e tre fëmijëve.

Ekipi i Gazetës Infokus është duke qëndruar në vendin e ngjarjes derisa ekipi ka mësuar detaje tronditëse, ku sipas burimeve brenda prokurorisë, tre fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Nuk dihet ende nëse fëmijët kanë qenë apo jo në të njëjtën dhomë apo se e a e kanë parë këtë ngjarje të tmerrshme të vrasjes së nënës së tyre.

Sipas këtij burimi të mirinformuar vrasja ka ndodhur derisa cifti ishin duke pirë kafëen e mëngjesit rreth orës 08:15.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka folur për Infokus rreth rastit  i cili tha se për fat të keq opinioni shqiptar është tronditur me këtë vrasje të rëndë.

“Për fat të keq, edhe sot mbarë opinioni shqiptar është tronditur me vrasje të rëndë, ku për fat të keq, edhe kësaj radhe është një viktimë grua e privuar nga jeta  nga bashkëshorti i saj, me armë zjarri. Me të pranuar informatën, si prokurori  kemi ardhë menjëherë  në vendin e ngjarjes ku ka ardhë kryeprokurori i prokurorisë themelore n Peje, Agim Kurmehaj, kujdestari i departamentit për krime të rënda Ersan Çavolli dhe të gjitha njësitë relevante policore”.

Ai gjithashtu tha se Policia e Kosovës, do të punojë edhe në autorizime shtesë, për të marë më shumë detaje nga rasti.

“Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjeku ligjor me urdhër të prokurorit të shtetit për t’iu bërë obdukimi, kurse personi i dyshuar është  vet dorëzuar në stacionin policor, i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, dhe njëkohësisht është ndaluar për 48 orë me urdhrin e prokurorit të shtetit, dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në departamentin e krimeve të rëndë, në gjykatën themelore në Pejë. Gjithashtu policia do të punon edhe në autorizime shtesë, që të kryhen veprime hetimore për shkak se duhet sqaruar të gjitha rrethanat, e këtij rasti që ka tronditur mbarë popullin shqiptar”.

Infokusi është duke e përcjellë rastin nga vendi i ngjarjes, dhe do të ju njoftojë për detaje shtesë./Gazeta Infokus/

Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

 

 

“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë.

Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukellës ka folur për rastin.

Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pasë. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pasë. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Ndryshe Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.

Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.

Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

Reagojnë nga OIK: Ukella ishte pjesë e Odës, u v*a mizorisht

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë reaguar për vrasjen e Gjyljeta Ukella, anëtares së kësaj ode, gruas që u vra sot nga bashkëshorti i saj.

Nga kjo odë kanë deklaruar se se krime të tilla duhet të dënohen me dënime të merituara derisa i kanë shprehur ngushëllime familjes së viktimës, shkruan Gazeta Infokus.

“OIK reagon ashpër ndaj këtij krimi makabër brenda familjes, që ka goditur jetën e Gjyljetës. Krime të tilla duhet të dënohen dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Familjes dhe kolegëve të të ndjerës iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në reagimin e tyre.

Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

Një rast tronditës mdodhi mëngjesin e sotëm në Pejë ku një Edmond Lajçi vrau bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve, Xhyljeta Ukellën.

Viktima ishte 43 vjeçare, derisa vrasja u konfirmua tashmë edhe nga Prokuroria, ku prokurori i rastit, Ersan Qavolli, rastin e rëndë e quajti “vrasje makabër”.

Lajçi pasi e vrau gruan e lajmëroi poolicinë dukë thënë “E vrava gruan”, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari tashmë është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Intitutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Infokusi është duke e përcjellë rastin nga vendi i ngjarjes dhe ju sjell pamje nga banesa ku ndodhi krimi.

 

 

 

 

Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen e një gruaje në Pejë që po dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti i saj, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk jemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, shtoi Osmani.

Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Shtyhet seanca për vra sjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu

Është shtyrë seanca e cila ishte paraparë të mbahet sot në rastin e vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Avokati i njërit prej të dyshuarve, i cili është i mitur, Skender Musa, pas seancës ka thënë për Infokus se seanca është shtyer me kërkesë të palës së akuzuar.

“Ne kemi paraqitur kërkesën dje dhe natyrisht që kjo dispozitë ligjore është obligative dhe Gjykata e ka pranuar kërkesën për shtyerje jo për shkak të zvarritjes së procesit por për shkak të mbrojtjes efektive… dhe gjithashtu me propozim të mbrojtësve janë propozuar dhe janë caktuar dy seanca për muajin maj.

Ndërsa avokati i familjes së Lulzim Fejzulllahut, Tomë Gashi ka thënë se rasti tanimë është në fazën përfundimtare.

Ai ka thënë se shpreson që ky rast të përfundojë shpejt dhe të vihet drejtësia për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

“Seanca e sotme thjesht është shtyer, ajo që mund të iu themi është se ky rast është në fazën finale dhe në seancat e radhës pritet që të jepet mbrojtja e të miturve pastah fjala përfundimtare dhe Gjykata do ta nxjerr aktgjykimin me të cilin do të sjell drejtësi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Kujtojmë se 18 vjecari, Lulzim Fejzullahu vdiq në QKUK pas plagëve që mori nga goditjet me shkop prej dy të miturve që tanimë po gjykohen dhe gjenden në paraburgim./Gazeta Infokus/

Ndiqni pas pak deklaratat e dy avokatëve dhënë Gazetës Infokus:

 

 

Prokuroria Speciale përgënjeshtron Rozeta Hajdarin: U intervistua në cilësi të të pandehurës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e të të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njoftoi se Hajdari u mbrojt në heshtje, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sot gjatë ditës ministrja Hajdari u intervistua për disa orë në Prokurorinë Speciale.

E me të dalë nga Prokuroria deklaroi se nuk është intervistuar derisa tha se thjesht ka pasur disa sqarime në lidhje për rastin e rezervave shtetërore.

Ndiqni në Infokus deklarimin e saj: