Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme

Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se ende s’ka ndonjë gjë të re sa i përket raportit të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, raport të cilin do t’ua dorëzojë shteteve anëtare lidhur me heqjen e masave apo edhe zgjerimin e tyre.

Në përgjigjen dhënë për Express, Stano ka potencuar se deklarimet e dhëna rreth raportit të Borell mbesin valide, duke marrë parasysh edhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, që zëdhënësi i BE-së i quan “të padobishme”.

“Nuk ka asgjë të re për të raportuar dhe ajo që kemi deklaruar është ende e vlefshme – edhe në dritën e zhvillimeve të fundit të padobishme rreth çështjes së dinarit”, ka thënë Peter Stano.

Por çfarë kishte deklaruar Peter Stano i pyetur rreth masave dhe raportit të Jospe Borell në konferencën e mbajtur më 7 maj 2024 në Bruksel?

Zëdhënësi i BE-së kishte treguar se është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që do të diskutojë për heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për heqjen e masave.

Stano kishte thënë më 7 maj se raporti pothuajse është afër finalizimit dhe se do t’iu dorëzohet shteteve anëtare .

“Procedura është treguar në konkluzat e Këshillit në dhjetor. Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre, bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për Kosovën kur masat ishin vendosur. Mund të konfirmoj se raporti është afër finalizimit dhe potencialisht afër dorëzimit tek shtetet anëtare”, kishte deklaruar Peter Stano nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas aksionit të fundit të insitutcioneve të Kosovës në veri të vendit, ku edhe është mbyllur banka postare e Serbisë dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

BE kishte konstatuar se operacioni policor në Veri rreth dinarit ka qenë eskalues, që shkon kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe se provon “përsëri që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara në vend të bashkëpunimit”.

Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtare të KiE-së, të cilat, sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare.

Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse Asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në KiE.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”, ka thënë Szunyog gjatë një vizite sot në Suharekë, raporton KP.

Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draftstatut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.

Vetëm 24 orë përpara se të mblidheshin ministrat e Këshillit të Evropës, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se vendi është duke përgatitur një draftstatut të vetin, bazuar në modelin e një organizate gjermane, për ta dorëzuar në Kushtetuese deri në fund të majit.

Njoftimi i saj nuk i ndryshoi zhvillimet në KiE, sepse u konsiderua i vonshëm.

Rrjedhimisht, Gërvalla tha se oferta e Kosovës “e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën”.

Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 3.2 milionë euro për dreka zyrtare apo mesatarisht 8 mijë e 800 euro në ditë.

Për këto të dhëna, ajo i është referuar një raporti financiar të Ministrisë së Financave. Sipas saj, në këtë raport figuron se janë shpenzuar edhe 3.1 milionë euro për mobilie për zyre dhe 139 mijë euro për blerje të telefonave.

Ajo i ka quajtur këto shpenzime lluksi derisa ka thënë se “korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti”, janë tenderët njëburimorë.

“Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë. Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë. A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ”nuk hipin ne në xhipa me xhama të zi”, shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë”, ka shkruar Bajrami.

Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Sipas avokatit, Tomë Gashi, dy të miturit e akuzuar për vrasje u dënuan me 19 vite burgim. Njëri i akuzuar u dënua me dhjetë vite e tjetri me nëntë vite.

Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht me 14 janar 2024 në Podujevë.

Pas gjashtë ditësh 18 vjeçari, Fejzullahu ndërroi jetë në QKUK./Gazeta Infokus/

Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar deputetët e pushtetit për miratimin e marrëveshjes për burgjet me Danimarkën.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkën për të transferuar të burgosurit nga Danimarka në një burg në Gjilan ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e LDK-së tha se ka votuar kundër marrëveshjes. Ka akuzuar pushtetin për “importim të kriminelëve”.

“Eksportojmë të rinjë jashtë vendit e importojmë kriminelë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohet një amendamenti në projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Sipas propozimit të tij, “vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë me vendos për të pas fëmijë, asesi individi ose gruaja e pamartuar duke u mohuar të drejtën fëmiut me pas babë dhe nënë”.

Nëse ndodh e kundërta, Korenica tha se është e dëmshme për shoqërinë tonë.“Amandamenti 5 paragrafi 4 duhet të ndryshohet si në vijim.

“‘Çifti ka të drejtë të vendos lirisht por duke respektuar vullnetin e njëri-tjetrit nëse duan të kenë fëmijë. Për kohën pastaj, numrin e intervaleve të lindjeve dhe të informohen për mjetet e duhura për realizimin e tyre.  Po jap edhe arsyeshmërinë. Ligji i cili na ka ardhë në draft për votim thotë që i jep të drejtën individit për me vendos lirshëm e ne jemi kundër për me vendos kësaj që i është propozu. Është shumë e dëmshme për shoqërinë tonë nëse mendojmë me kalu. Pra vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë me vendos për të pasë fëmijë, asesi individi ose gruaja e pamartuar duke ua mohuar të drejtën fëmiut me pasë babë dhe nënë. Kërkoj me mirëkuptim që ky amandament të përkrahet”, tha Korenica në Kuvend.

Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar ka diskutuar një sërë çështjes.

Siç njofton Presidenca, ata dy diskutuan “lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”.

Hovenier sot ka pasë edhe “një drekë pune të rregullt” me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

 

Haxhiu del me reagim pas votimit të marrëveshjes për burgjet me Danimarkën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët për votimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgun e Gjilanit.

Haxhiu tha se kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka thënë Haxhiu.

Pas zvarritjes disa mujore, ratifikohen edhe marrëveshja me Danimarkën për burgjet dhe ajo me Fondin e OPEC’ut

Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë më në fund edhe Marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit dhe atë me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut. Këto marrëveshja janë zvarritur qe disa muaj, nga seanca në seancë, meqë nuk janë përkrahur nga opozita.

“86 e kanë mbështetë, shtatë kundër dhe asnjë abstenim nuk ishte, e një deputet nuk ka marrë pjesë fare ne votim”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Marrëveshje u futën sot sërish në rend të ditës në seancën e sotme, pasi një javë më parë nuk u miratuan.

Deputetët e LDK’së votuan kundër marrëveshjes së Kredisë për Programin e. Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Këtë marrëveshje, Ministri i Financave, Hekuran Murati e arsyetoi edhe me aspektin diplomatik.

“Armenia është një shtet mosnjohës por si rezultat i bashkëpunimit që kemi me BERZH dhe ftesës që kisha për të shkuar atje, kisha mundësinë të takoja Ministrin e Financave të Armenisë përkundër faktit që ende nuk kemi marrëdhënie diplomatike dhe kësisoj kemi mundësinë që të zhvillojmë dhe forcojmë subjektivitetin e vendit edhe më tej. Prandaj, edhe një herë ju lus që përvec se t’i shohim përfitimet financiare nga kjo marrëveshje, të shohim edhe aspektin e diplomacisë dhe përforcmit të subjektivitetit të shtetit. Andaj do t’ju lutesha edhe njëherë që ta mbështesni”, deklaroi Murati.

Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se armatimi i madh i Serbisë, tregon që ajo po synon eskalimin e situatës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke nënvizuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.” – thuhet në një postim të organizatorëve të konferencës.

Tutje, Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.

“Derisa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin.” – ka thënë tutje Kurti.

Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve, mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.

“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcénïmin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe ishte folës kryesor, njoftoi se aty ka folur për rolin e NATO-s dhe kërcënimin e autokratëve për Kosovën.

“Kënaqësi e madhe të nis ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Europës në tërësi”, ka shkruar Kurti në X.

Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur edhe kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë ku tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Demokracia ka nevojë për siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Ministri Aliu për banimin social: Përfituesit e banesave nuk bëhen pronarë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka sqaruar se kush përfiton nga marrëveshja për banimin social adekuat, që u miratua sot në Kuvendin e Kosovës.

Aliu tha se janë kategoritë sociale ato që përfitojnë, derisa tha se përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të këtyre banesave, por përfitojnë vetëm në kohën sa janë kategori sociale.

“Kur flasim për banimin social, janë kategoritë sociale ato që përfitojnë. Banimi social është përherë në pronësi të shtetit dhe menaxhojnë komunat me banimin social dhe monitorohen nga niveli qendror. Varësisht prej kategorive sociale, janë edhe përfituesit e banesave. Përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të banesave sociale, por përfitojnë në periudhën sa janë kategori sociale, Në momentin që ata dalin nga kategoria sociale, ata më nuk mund të jenë përfitues të banimit social”, deklaroi Aliu.

Ai foli edhe për kategoritë që përfitojnë.

“Janë pesë kategori: Kategoria shumë e varfër, kategoria e varfër dhe e cënueshme, me të hyra të ulëta, me të hyra të ulëta mesatare dhe të hyra mesatare. Kur folëm për shpërndarjen e banimit, janë komunat ato që aplikojnë me lokacione konkrete brenda zonave urbane dhe analizohen marrëdhëniet e këtyre lokacioneve me zonat rreth me infrastukturën që kanë”, tha Aliu.

Aliu tha se kanë menduar që të ketë një kombinim mes banimit social dhe banimit të përballueshëm.

“Banimi i përballueshëm është banimi që përfundon si pronë e pronarëve të rinj, i cili nuk shkon me këtë kredi por me buxhetin e Republikës së Kosovës. Rastet sociale brenda lagjeve ku ka banime të rregullta dhe do të jenë me banim të përballueshëm që do të jenë kategoritë e shërbyesve civilë, kategoritë madje edhe nga sektori privat që pagat e tyre janë të minimizuara”, tha Aliu.

Kjo marrëveshje kaloi me 80 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim, derisa deputetët e PDK’së nuk morën pjesë fare në votim.

“Sot mund të shpërbëhet Kuvendi”, çfarë pritet të ndodhë në seancë?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në seancën e sotme e cila tashmë ka nisur në Kuvend mund të votohet edhe për shpërbërjen e Kuvendit.

Qalaj për Gazetën INFOKUS ka dhënë disa detaje se çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme duke mos e lënë anash mundësinë e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

I pyetur se a ka mundësi që sot të shpërbëhet Kuvendi, deputeti i PDK-së u përgjigj kështu.

Kujtojmë se opozita shtë ndarë në dysh sa i përket kësaj çështje. Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk po e përkrahin idenë e Partisë Demoktatike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë, derisa nj ëzëri po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas LDK-së dhe AAK-së kjo është forma e vetme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Madje takimin e kreut të PDK-së, Memli Krasniqit me Albin Kurtin e kanë quajtur edhe tradhëti.

Ndërsa nga PDK-ja kanë deklaruar se sot është seanca e fundit kur duhet të vendoset për shpërbërjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje në qershor ose në muajin korrik. /Gazeta Infokus/

21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, i dyshuar edhe për plāgosjen e një polici

Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyrtarin policor që ishte në detyrë. Edhe për këtë rast, ai ndodhej në kërkim.

Katër të shtëna me armë zjarri bënë jehonë të mërkurën në afërsi të qendrës së Pejës.

Agron Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi e Jetarti, mbetën të plagosur nga gjuajtjet me armë.

Sulmuesi nxori armën dhe në mes të rrugës ‘Bekim Berisha’ shkrepi në drejtim të njërit prej djemve të Agron Berishës, të cilin e la të shtrirë në tokë.

Pastaj, ai nga afërsia gjuajti edhe në drejtim të kryefamiljarit dhe djalit tjetër të tij, tregon një video e inicizuar nga një dëshmitar okular.

Kryefamiljari, Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, të plagosur nga të shtënat me armë.

Policia tha sot se e ka arrestuar një person që dyshohet t’i ketë ndihmuar dorasit, por i dyshuari kryesor ndodhet ende në arrati.

Pas ngjarjes, të plagosurit fillimisht u dërguan në Emergjencën e Spitalit të Pejës e pastaj u transportuan me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, tha Policia të enjten në mëngjes.

Prokuroria është duke e hetuar motivin e krimit, i cili është ende i paqartë.

VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga seanca e kaluar, me ndihmën e votave të opozitës.

Për marrëveshjet e tretë, po vazhdon diskutimi.

Marrëveshja e parë që u miratua ishte ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Këtë projektligj e prezantoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia tha se kjo marrëveshje mundëson qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë në shtetin pritës, të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë.

“Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualiifikuar në shtetin amë dhe të realizojnë këtë në kushte jo më të pavaforshme se sa qytetarët në shtetin pritës”, deklaroi Vitia.

Në momentin e votimit, në sallë ishin 95 deputetë.

“Vetëm dy nuk votuan. Me 93 vota për, asnjë votë kundër asnjë abstenim. Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Projektligji tjetër ishte ai për për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1, që u prezantua nga Ministri Hekuran Murati.

“Më saktësisht, cfarë bëhet këtu është një dakordim i arritur në kuadër të Bordit të BERZH i cili ka parapa që dy nene të ndryshohen në mënyrë që të bëhety zgjerimi i aktivitetit të BERZH edhe në disa shtete të Afrikës Sub-sahariane dhe poashtu që t’i jepet mundësia Bordit drejtues që t’i përcaktojë limitet e kapitalit në mënyrë që kjo të krijojë fleksibilitet më të madh”, sqaroi Murati.

Në shqyrtim është ende është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Për qëllimin e këtij projekti, foli Ministri Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.

Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha.

“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.

Edhe deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.

“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash…Janë humbë të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti.

A do të ketë zgjedhje në Kosovë, flasin monitoruesit e tyre

Nëse arrihet që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç po pretendon opozita me 30 qershor, monitorues të punës së Kuvendit konsiderojnë që këto zgjedhje mund të organizohen dhe të mbahen.

Sipas tyre, Kosova është e mësuar me zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme, pasi, deri më tani, asnjë legjislativ nuk e ka përfunduar mandatin katërvjeçar.
Partitë opozitare në vend po synojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe këto zgjedhje të mbahen me 30 qershor. Radio Kosova ka kërkuar përgjigjeje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të parë se a janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, mirëpo deri me tani nuk kemi marrë përgjigje. Ndërkohë, sipas monitoruesve të procesit zgjedhor Kosova mund të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, pasi sipas tyre, deri me tani as një legjislativ nuk e ka përmbyllur mandatin katër vjeçar.

Ehat Miftari, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se në çfarë do kohe kur vendoset që të shpërndahet Kuvendi, institucionet duhet të jenë të gatshme të përgatisin procesin zgjedhor.

“Në çdo kohë kur partitë politike shprehin interes për shpërndarjen e Kuvendit apo shkarkimin e Qeverisë, atëherë institucionet sipas ligjit dhe Kushtetutës, gjithmonë duhet të jenë të gatshme t’i organizojnë zgjedhjet, në një afat optimal siç e përcakton Kushtetuta dhe ligjet”, është shprehur Miftari për Radio Kosovën.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se megjithëse Kosova është mësuar me zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme, sipas tij, korniza e re zgjedhore mund të paraqesë probleme në procesin zgjedhor.

“Fakti që mund të kemi zgjedhje të parakohshme me kornizë ligjore e cila është ndryshuar rishtazi, tregon problem në vete, edhe pse KQZ-ja ka arritur që deri diku ta konsilidojë kornizën ligjore sekondare për këto ndryshime, prapëseprapë, vetë fakti që do të këtë votim jashtë vendit fizik nëpër ambasada, që do të ketë numërim të votova të kandidatëve nëpër qendrat komunale të votimit, e shumë ndryshime të tjera do të bëjnë që procesi zgjedhor të jetë më i cenueshëm se sa herëve të kaluara”, ka deklaruar Cakolli.

Ndryshe nga PDK-ja, kanë thënë se janë duke punuar intensivisht për të ngritur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por LDK-ja dhe AAK-ja, po kërkojnë që Qeveria të dorëhiqet, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Në anën tjetër vetë partia në pushtet, Vetëvendosje, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje, por që po kërkon nga opozita të kenë unitet për ta rrëzuar qeverinë.

Nipi i Hasan Prishtinës: Nagavci më mirë të fokusohet në universitetin serb të veriut, sesa në ndërrimin e emrin të UP-së

Është bërë bujë kohëve të fundit ndërrimi i emrit të Universitetit “Hasan Prishtina”. Lidhur me këtë kanë reaguar shumë deputetë e organizata kundrejt ministrisë së Arsimit.

Ai thotë se më mirë është të merret me universitetin në Mitrovicë të Veriut, i cili vepron me plan-program të Serbisë, sesa të fillojë një nismë mbrapsht për ndërrimin e emrit të Universitetin të Prishtinës.

“Mendoj se ndryshimet statusore në Universitetin e Prishtinës janë gjithmonë të nevojshme, por kanë filluar mbrapsht”, tha Prishtina në Klan Kosova.

“Tash një vit, rektori i zgjedhur në mënyrë të paligjshme, e kjo çështje është në Gjykatë të Apelit, dhe sinqerisht kur i shoh këto nisma të mbrapshta e të dëmshme, që dëmtojnë procesin e memories sonë kolektive, trashëgimisë tonë kulturore, për t’i prekur ose hequr pas 10 ose 12 vitesh emërtimet, siç është emri i Hasan Prishtinës, kryeministrit të tetë të Shqipërisë, i themeluesit të Shtetit Shqiptar, i çlirimtarit dhe jo vetëm, por ai ka qenë truri, ideologu i çlirimit të Kosovës”.

“Tani na vjen një rektor që është i kundërligjshëm, siç është Qerim Qerimi, me një propozim të nevojave të reformave, me argumentim se Universiteti i Prishtinës ka pësuar ndryshime dhe kjo po e dëmton arenën ndërkombëtare”.

“Ekziston edhe një universitet në Mitrovicë të Veriut, qe vetëquhet Universiteti i Prishtinës, në fakt ai është universiteti serb, i cili punon me plan-program të Serbisë, është komplet ilegal, dhe ky problem duhet të zgjidhet në vijën politike, domethënë është detyrë e qeverisë, e ministres së Arsimit, e cila më shumë duhet të fokusohet në zgjidhjen e këtij problem, sesa të fillojnë me një nismë të mbrapshtë”, deklaroi Prishtina.

​Vr āsje e rëndë në Tiranë, burri thér me thïkë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten tij.

Rasti ndodhi rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërkohë që autori është identifikuar si shtetasi Jakup Shahu, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Xhelozia dyshohet se është shkaku që 52-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë gruan e tij.

Shahu rezulton person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 ka kryer vrasje dhe ka bërë 13 vite burg.

Ai u dënua për vrasjen e Arjan Mejdanit dhe plagosjen e Bujar Mejdanit e Arben Muharremit.

Çifti Shahu raportohet se kanë një fëmijë, i cili në momentin e incidentit nuk kanë qenë në banesë.

Kanë qenë komshinjtë që kanë lajmëruar policinë, duke bërë që 52-vjeçari të arrestohej në flagrancë.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Euronews.al/

Qytetari në Leposaviq kërcëñohet vazhdimisht me mesazhe, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në komunën e Leposaviqit.

Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se që nga janari i këtij viti e deri më tani, është duke pranuar mesazhe kërcënuese në telefon.

“Me 22.05.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se numra të ndryshëm të telefonisë, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese-kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në njoftim.

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve për vr āsjen e Lulzim Fejzullahut

Sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, në ora 13:00 do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

Kështu ka thënë avokati i familjes së të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Tomë Gashi.

Tutje Gashi ka shkruar :Drejtësi për Lulin.

Postimi i plotë i avokatit Tomë Gashi:

A do te vras perseri !

Ky trup gjykues vetem dy vite me pare e kishte ” denuar ” me kusht per vrasje ne tentative njerin per vrasjen qe mbetu ne tentative e cila kushte ndodhur ne oborr te shkolles apo afer oborrit te shkollesi ne Besian qe ende zyrtarisht po i thone Besian

Nji djale i ri si Yll , nje nxenes i asj shkolle thuhet se mbeti me pasoja te perjeteshme nga goditja me thike.

Kete ky trup gjykues e ka pa e ka dite dhe …

Nje djale i ri i trimeruar nga “fuqia” e tije e i pafrikesuar nga drejtesia vrau perseri

Tani e vrane Lulin ne rinin e tije te 18

I njejti – pra ky trup gjykues sot do te vendose se ky ” trim ” a do te vras perseri

Shpallja e Aktgjykimit

NE EMER TE POPULLIT por pa Lulin sot do te behet nga po njjeti trup gjykies ne Gjykaten Themelore. ne Prishtine ne ora 13:00

Drejtesi per LULIN

P.S. ne sisteme te avancuara juridike nuk lejohet qe Gjyqtare per te mitur te jene nen moshen 35-40 vjeqare dhe as ata qe nuk kan femije sepse ata me mire e kuptojne kur ndodhe nje tragjedi .!

Ndodh püthja e parë në “Ferma Vip”? Dijonisi dhe Baby G kalojnë momente romantike

Dijonisi dhe Baby G kanë qëndruar disa momente me njëri tjetrin duke na dhuruar momente shumë të bukura në fermë. Ata kanë kërcyer me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as batutat.

Një moment, teksa dy fermerët kanë qëndruar në verandë, ishte Dijonisi ai i cili tentoi të puthë në buzë Baby G, ku kjo e fundit qeshi por nuk e lejoi.

Të dy shpërthyen në të qeshura si dhe vazhduan me lojërat dhe ngacmimet e tyre brenda fermës.

Ngelet të ndjekim në vazhim nëse mes dy fermerëve do të lindë një romancë.

Pérleshja dhe pla*osja Prizren, sülmi u krye nga tetë persona, u gjetën 37 fishekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për përleshjen dhe plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njërit nga të lënduarit, sulmi u krye nga tetë të dyshuar.

Ndërsa të lënduar kanë mbetur dy persona në këtë incident.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 22.05.2024, 19:26. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, do të takohet me Cameronin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Atje, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

Aty do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës përplaset me BE-në për atë se çfarë duhet të shërbejë Asociacioni

Bashkimi Evropian ka bërë një reagim të ashpër ndaj Kosovës pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e bankës postare të Serbisë në Veri të Republikës së Kosovës.

Konstatimi i BE-së se statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të përkrahura nga Serbia parashihet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe në ndërlidhshmëri me themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe ka nxitur edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës.


Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziu, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në “X” duke thënë se një sugjerim i tillë i BE-së se zgjidhja e problemeve me strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë është i ndërlidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është një prezantim shtrembërues i asaj se çfarë ishte menduar të ishte Asociacioni.

Kreyziu ka thënë se Asociacioni s’është menduar që të ishte një ombrellë për legalizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Sugjerimi i BE në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen me / dhe të zgjidhen në lidhje me Asociacionin – është një paraqitje mashtruese e asaj që Asocaicioni ishte menduar ndonjëherë të ishte. Së pari, nuk është një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme”, ka shkruar Kryeziu.

PAMJE: I vodhi “Rolex”-in në semafor, 64-vjeçari përplas me veturë hajdutin me motor

Një 64-vjeçar në Brazil, ka tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Rolex.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të shtunën në Sao Paulo, 64-vjeçari ndoqi me Lamborghini- n e tij hajdutin i cili i kishte marrë orën pak minuta më parë teksa ai ishte ndalur në semafor.

Në të njëjtën video, është regjistruar momenti kur 64-vjeçari përplas motorin në semaforin e radhës me makinën e tij luksoze.

Pavarësisht përplasjes së ashpër, hajduti ia mbath duke u larguar në këmbë duket lënë pas atë që kishte mbetur nga motori i tij.

Përveç motorit, hajduti ka lënë pas një celular dhe një pistoletë.

Oficerët e policisë që identifikuan autorin, e kërkuan atë në shtëpinë e tij, por ai ishte zhdukur pa e ditur askush nëse dhe sa ka mbetur i plagosur, pasi është tërhequr zvarrë nga makina Lamborghini e 64-vjeçarit.

Dërgohet në arrest shtëpiak, burri nga Drenasi që rrahü të dashurën 21 vjeçare e cila më pas u godit nga vetura

Pasagjeri pret venat, avioni bën ulje emergjente në aeroportin e Tiranës

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, për shkak se një pasagjer ka prerë venat.

Policia sqaron se shtetasi afgan me iniciale M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar venat e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën. / TCh

Franca paralajmëron Kosovën pas aksionit në veri: Veprimet e reja të njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve

Franca është e shqetësuar nga operacionet e fundit të policisë kosovare që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare kursimore në veri të Kosovës.

Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Francës, ndërsa paralajmëron se veprime të reja të njëanshme, kontribuojnë në përshkallëzim të tensioneve.

”Veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Ai inkurajon të dyja palët që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit e kualifikuar të marrin transaksione financiare nga Serbia”.

Dërgohet në arrest shtëpiak, burri nga Drenasi që rrahü të dashurën 21 vjeçare e cila më pas u godit nga vetura

Policia e Kosovës të martën raportoi për një rast në komunën e Drenasit ku një person u arrestua pasi dyshohej se kishte sulmuar fizikisht të dashurën 21 vjeçare e cila më pas ishte goditur edhe nga një veturë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për Gazetën INFOKUS se burri nga Drenasi me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në arrest shtëpiak.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se fillimisht i dyshuari është ndaluar me aktvendim nga Prokuror i Shtetit. I njëjti brenda afatit ligjor, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj.

Derisa sipas saj prokuroria në koordinim me policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë hetimet e nevojshme për të zbardhur rastin.

“Ndaj kësaj çështjeje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, deri në ndriçimin e këtij rasti në plotëni”, ka deklaruar Ulaj për Infokus.

Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhej se pasi viktima u sulmua fizikisht nga i dashuri dyshohet se aksidentalisht u godit edhe nga një veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Gazeta Infokus ka kontakatuar edhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të mësuar më shumë për gjendjen shëndetësore të viktimës, mirëpo nga Klinika e Emergjencës kanë deklaruar se nuk është pranuar ndonjë paciente nga Drenasi në këtë klinikë./Gazeta Infokus/

Ngjarje e rèndè në Drenas: Burri rrẩh partneren e tij, ajo duke ikur gồditèt nga një veturë

 

Komuna e Kamenicës blen mbi 10 mijë euro instrumente muzikore

Komuna e Kamenicës ka blerë pajisje muzikore në vlerë mbi 10 mijë euro.

Kontrata për “Furnizim me instrumente muzikore dhe mirëmbajtja e tyre” i është dhënë kompanisë ” INFINITT ” SH.P.K me seli në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Për 10 mijë e 740 euro sa është vlera e përgjithshme e kontratës kjo kompani do të furnizojë komunën me instrumente muzikore dhe si dhe do ti mirëmbajë ato.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 10 mijë e 550 euro derisa sipas njoftimit oferta më e ulët ka qenë ajo e 10 mijë e 740 euro.

 

Se për çfarë i duhen komunës së Kamenicës këto intrumente muzikore, Gazeta INFOKUS ka provuar që të kontaktojë me zyrtarin e prokurimit të kësaj kontrate, Urim Thaqin, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Kontrata është nënshkruar me 20 maj derisa tenderi është dhënë me procedurë të hapur./Gazeta Infokus/

 

Autobusë të rinj nga janari e një biletë për të gjitha linjat, Prishtina nis reformën në transportin publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot ka filluar procesi i reformimit të sistemit të transportit publik.

Përmes kësaj reforme, Komuna ka thënë se do të ketë më shumë linja të autobusëve, do të ketë mbulim të më shumë rrugëve me transport publik, autobusë të rinj nga 1 janari i vitit të ardhshëm, një biletë për të gjitha linjat në kryeqytet dhe sisteme digjitale të pagesës së biletave.

“Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, thuhet në njoftim.

 

Aksioni në Veri, vjen reagimi i BQK-së: Kurismorja e postës së Serbisë nuk kishte licencë për të operuar në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se banka nga Serbisë “Kursimorja e Postës” nuk ka licencë për të operuar sipas ligjeve të Kosovës dhe ka theksuar se funksionimi i institucioneve financiare pa licencë është i paligjshëm dhe i palejueshëm.

Policia e Kosovës të hënën ka mbyllur gjashtë njësi ilegale të Kursimores së Postës serbe dhe ka konfiskuar një sasi të madhe eurosh dhe dinarësh, shkruan portali “Radio Kim”.

BQK-ja ka thënë se në veprimtari bankare mund të angazhohen vetëm personat e autorizuar nga BQK-ja.

“Detyrë e Bankës Qendrore të Kosovës, ndër të tjera, është të rregullojë, licencojë dhe mbikëqyrë institucionet financiare, duke zbatuar qëllimet e saj për ruajtjen e një sistemi financiar stabil dhe një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave”, thuhet në deklaratë.

Minatorët e “Trepçës” pa paga, Sindikata: Janë paguar vetëm disa kategori e pozita pune

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se janë bërë më shumë se dy javë prej kur është dashur të bëhej ekzekutimi i pagave për minatorët.

Sipas tyre, një realizim i tillë është bërë në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

“Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundërligjshme dhe të papërgjegjshëm.

Ne kërkojmë ekzekutimin e pagave menjëherë, për të gjithë minatorët( të gjithë të punësuarit nëTrepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi”, është thënë në reagim.

Nga kjo Sindikatë kanë kërkuar që menjëherë të bëhet ekzekutimi i pagave.

Petkoviq i çon Lajçakut letër me plot ankesa e trillime për Policinë e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka shkruar një letër plot ankesa ndaj Prishtinës zyrtare, ndërmjetësit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai ka trilluar në ankesën e tij tek Lajçaku se Policia e Kosoëvs në aksonin e fundit në komunat veriore, u fut me armë të gjata dhe pajisje të plota ushtarake për t’i frikësuar civilët dhe punonjësit në Bankën Postare të Kursimeve, përcjell klankosova.tv.

Tanjug në letrën të cilën e ka parë thotë se Petkoviq i kërkoi Lajçakut që në mënyrë të besueshme t’u raportonte vendeve anëtare të BE-së për siç ka pretenduar ‘veprimet destabilizuese të Prishtinës dhe nëpërkëmbjen e dialogut dhe hapave konkretë që do të parandalonin të gjitha aktet e njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës në të ardhmen’.

‘’Ai theksoi se aksioni i ri i njëanshëm, në të cilin u angazhuan pjesëtarët e njësisë speciale, të përbërë ekskluzivisht nga pjesëtarë shqiptarë, është vazhdimësi e dhunës me motive etnike kundër serbëve, me të cilën Prishtina qëllimisht po ua prish jetën e përditshme dhe po krijon qëllimisht jetesë të padurueshme për ta’’.

Mes tjerash Petkoviq e ka cilësuar aksionin e Policisë së Kosovës, pushtim të veriut dhe sipas tij Prishtina ka shkelur drejtpërdrejtë autoritetin e BE-së, përcjell klankosova.tv.

‘’Ai shtoi se me pushtimin, Prishtina shkeli drejtpërdrejt autoritetin e BE-së, si dhe se është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pritjes së deklaruar publikisht të Lajçakut se është e mundur që ai të mund të thërrasë një takim tjetër në periudhën e ardhshme dhe lidhur me vendimin e Prishtinës për shfuqizimin e transaksioneve të pagesave të dinarit dhe dinarit në Kosovë’’.

“Megjithatë, Prishtina ka dëshmuar me veprimet e saj se nuk është e interesuar për negociatat, qëndrimet e BE-së, apo jeta e serbëve”, citohet tutje, Petkoviq.

“Ju kujtoj se Prishtina gjatë gjithë atyre takimeve me këmbëngulje e ka refuzuar propozimin e Beogradit që palët të marrin përsipër të refuzojnë çdo lëvizje të njëanshme që çon në përshkallëzim. Duke vepruar kështu, ajo ka konfirmuar hapur para jush dhe bashkëpunëtorëve tuaj se cili ishte qëllimi i saj, që ajo vetëm u materializua, urdhër i panumërt, me një akt të njëanshëm dhune ndaj serbëve”.

Siç ka shkruar ai, Beogradi kërkon që Lajçaku urgjentisht dhe në mënyrë të besueshme të informojë shtetet anëtare për të gjitha faktet e përmendura në lidhje me shtatë raundet e kaluara të negociatave, të shënojnë qartë Prishtinën si një faktor destabilizues në atë kontekst dhe të veprojnë në mënyrë që të gjitha të njëanshme të saj dhe aktet e dhunshme anulohen në të ardhmen.

“Nëse nuk e bëni këtë, plani i Prishtinës për të vrarë dialogun në thelb do të realizohet, gjë që do ta komplikojë edhe më shumë pozitën tashmë katastrofike të serbëve që janë nën okupimin dhe terrorin e Prishtinës”, ka shkruar Petkoviq.

AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri ka thënë se synim i Kurtit është që të shkohet në zgjedhje pikërisht në kohën kur diaspora vjen në Kosovë.

“AAK nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit. AAK nuk e bën këtë se kjo është një taktik me shku në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësia e dështimit që e ka bërë. Ai duhet të ballafaqohet më të gjitha Grupet Parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, tha Tahiri.

Rama pas takimit me Cameron: Britania e gatshme për financimin dhe ekspertizën për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Kryeministri Edi Rama, priti këtë të mërkurë sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri zbuloi dhe temat e diskutuara në takim.

Kreu i Qeverisë tha se pjesë e diskutimeve ishte ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, ku Britania e Madhe do të jetë financuese e projektit.

“ Dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyç për rritjen e kapaciteteve të lëvizjes në rajon dhe më gjerë. Së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur angazhim qoftë me financimin ashtu edhe me ekspertizën”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se u diskutua dhe problem i emigracionit të paligjshëm ku do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për ta luftuar këtë fenomen.

“Kemi folur dhe për projektin e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, patjetër që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura dhe operacioni ynë i përbashkët do të vijojë. Dekurajimi i këtij trafiku do të jetë maksimal dhe në vazhdim për t’i shkuar në rrënjë këtij trafiku që ka të bëjë me grupet kriminale”, tha Rama.

Rama tha se u diskutua gjithashtu dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku falënderoi Britaninë e Madhe për angazhimin e treguar në proces.

Kryetarja e Gjykatës: Kuçi vendosi vetë që Sekiraqa të mbrohet në liri, nuk u konsultua me anëtarët tjerë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se gjyqtari Agim Kuçi, kishte vendosur vetë për ta lënë Enver Sekiraqën të mbrohet në liri, pa u konsultuar edhe me dy anëtarët tjerë të trupit gjykues.

Anëtarë të trupit gjykues në rastin Sekiraqa janë Medie Bytyqi dhe Ngadhnjim Arrni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, gjykatësi Kuçi mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, më 17 maj 2024 pas ankesës së Prokurorisë Speciale ndaj atij vendimi, ka vendosur që Sekiraqën ta kthejë në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë. Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar.

“Në bazë të aktvendimit të datës PKR.nr.170/2020 te dt. 03.05.2024, evidentohet që gjyqtari Kuqi e ka marrë vet si kryetar i trupit gjykues këtë aktvendim, ku edhe e ka cek në hyrje të aktvendimit “duke vendosur sipas detyrës zyrtare jashtë seancës” e nuk është nxjerrë aktvendimi në emër të trupit gjykues e jo siç e kërkon dispozita ligjore e nenit 366 të KPP-së. Ndërsa që aktgjykim burimor nuk ka pas në shkresa të lëndës që të vërtetohet se ka vepruar ndryshe”, thuhet në përgjigjen e Kryetares.

Shabani-Rama thekson se ndonëse nuk ka qasje në dokumentacionin për këshillim dhe votim pasi që në atë dokumentacion ka qasje vetëm kolegji i Gjykatës së Apelit, dhe po ashtu, për këtë nuk mund të parashtrojë pyetje tek anëtarët e trupit gjykues pasi që seanca për votim është e mbyllur, vendimet që janë marrë brenda seancës pasqyrohen në aktvendimin i cili tashmë është bërë publik.

Gjykatësi Kuçi, pa konsultim me anëtarët e trupit gjykues kishte marrë edhe dy vendimet tjera për ndërrimin e masës së Sekiraqës

Përveç vendimit të 3 majit 2024 për masë të sigurisë, kur Sekiraqa u la të mbrohet në liri, Kryetarja e Gjykatës bën të ditur se pa konsultim ishin marrë edhe dy vendime tjera për ndërrim të masës.

Shabani-Rama ka thënë se edhe aktvendimi i datës 15 tetor 2021, përkundër përkundër që lënda ka qenë në shqyrtim gjyqësor e që mbrojtja kërkesën për ndërprerje të paraburgimit e kishte bërë në shqyrtim gjyqësor, gjyqtari Kuçi pa u konsultuar me trupin gjykues ka marrë aktvendim për ndërprerje të paraburgimit dhe caktim të masës së arrestit shtëpiak.

Po ashtu, Kryetarja konfirmon se gjyqtari njëjtë pa konsultim me trupin gjykues ka vepruar edhe me vendimin e 9 shkurtit 2024 për ndërprerjen e arrestit shtëpiak duke e zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Në seancë u refuzua ndërrimi i masës, rreth një muaj më pas gjykatësi vendosi vetë ta ndërrojë atë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se në seancën e 15 janarit 2024, trupi gjykues e kishte refuzuar propozimin e mbrojtjes së Sekiraqës për ndërprerje të arrestit shtëpiak, por që më pas më 9 shkurt 2024, gjykatësi Kuçi i vetëm mori vendimin për ndërrim të masës.

“Në seancën gjyqësore të datës 15.01.2024, pas propozimit të avokates se të pandehurit Sekiraqa për ndërprerje të masës së arrestit shtëpiak, në fund të këtij procesverbali mund të shihni se trupi gjykues e ka refuzuar propozimin e avokates, ndërsa që me datë 09.02.2024, si Kryetar i trupit gjykues merr aktvendim i vetëm për ndërrim të masës së arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes ne stacion policor edhe pse nuk e ka pas aprovimin e trupit gjykues”, thuhet në përgjigjen e Shabani-Ramës.

Se propozimi i mbrojtjes për ndërrim të masës ishte refuzuar në seancën e 15 janarit 2024, e dëshmon edhe procesverbali i asaj seance.

“Lidhur me propozimin e avokates mbrojtëse dhe pas deklarimit të prokurorit special si dhe palës së dëmtuar lidhur me këtë propozim, që të akuzuarit Enver Sekiraqa t’i nderpritet masa e arrestit shtëpiak dhe e njëjta ti zevendesohet me masen e paraqitjes në stacionin policor trupi gjykues merr aktvendim: Me të cilin refuzohet propozimi i avokates mbrotjese dhe mbetet në fuqi aktvendimi i fundit me të cilën të akuzuarit i është vazhduar masa e arrestit shtepiak”, thuhet në procesverbalin e seancës.

Këto veprime të gjykatësit, Kryetarja thotë se paraqesin shkelje të procedurës penale dhe njëherësh shkelje të detyrave të gjyqtarit.

“Për mua si kryetare këto veprime të gjyqtarit për ndërrim të masave të sigurisë pa aprovimin e trupit gjykues paraqesin shkelje të procedurës penale dhe realisht shkelje të detyrave të gjyqtarit, sepse kur çështja gjykohet në trup gjykues nuk i jep diskretcion Kryetarit të Trupit gjykues të veproj i vetëm e sidomos në ndërrimin e masave gjatë kohës kur shqyrtimi gjyqësor ka qenë në procedurë e sipër”, ka thënë tutje Shabani-Rama.

Shabani-Rama ka thënë se tashmë i mbetet panelit hetimor të vërtetojë në tërësi këtë çështje.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” të martën ka raportuar se në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me dyer të mbyllura, gjykatësi Agim Kuçi është suspenduar deri në një vendim tjetër të Këshillit. Ky vendim vjen pas rastit të Sekiraqës.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Televizioni i Turqisë publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it duke e ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ushtarë turq të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë po e ruajnë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Televizioni turk  “Haber Global” ka publikuar pamje të këtyre ushtarëve duke ruajtur kufirin.

Në pamjet e siguruara  nga mediat turke, shihen disa autoblinda të KFOR-it turk si dhe usharët turq, të cilët janë në gatishmëri.

E përkundër motit të vështirë me reshje shiu dhe mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa pozicione nga ku ruhet kufiri me Serbinë.

Me lot në sy e duke u dridhur, nëna e Donjeta Pajazitaj rrëfen për momentin kur kuptoi se i kishin vrārë të bijën

“6 javë ditë janë kanë shumë të vështira mos me e ditë ku po e err nata e ku po e zdrit sabahu”, kështu e rrëfen, nëna e Donjeta Pajazitaj, momentin kur i treguan se i kishin vrarë të bijën tash e 9 vite më parë.

Me lot në sy e duke u dridhur në një rrëfim për Infokusin, Lumnije Pajazitaj tregon për momentin e rëndë por sa edhe lehtësues kur më në fund pas shumë javësh e dinte të paktën se ku ishte bija e saj, pavarësisht që nuk iu kthye më asnjëherë e gjallë.

Mu ka dok si është gjet e gjallë jo veç, pak a shumë një farë lehtësimi e kom ndi. Në telefon nuk mu përgjigjshin, kur erdhën tha gru bonu e fort tha se trupi i Donjetës është.., tash duhesh tha mu bo e fort”, rrëfen nëna e Donjetës duke mos mundur që të përfundojë fjalinë për momentin kur i treguan s ekishin gjetur trupin e pajetë të vazjës së saj.

Ndiqni një sekuencë nga rrëfimi i Lumnijes, nënës së Donjeta Pajazitaj:

Kujtojmë se Donjeta Pajazitaj dyshohet se u vra nga kushëriri, Naser Pajazitaj, në moshën 24 vjeçare.

Me 6 prill të vitit 2023, pas një maratonë gjyqësore, Naser Pajazitaj pasi ishte dënuar nga shkallë të tjera lirohet nga të gjiitha akuzat në Gjykatën Supreme në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Po kërkohej nga Interpoli per tentim vra*je dhe vjedhje, arrestohet kosovari në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë

Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara zhvilluar në tarracën e saj të dielën.

Sipas zyrës së shtypit bashkia ka dhënë leje për përdorimin e tarracës pas kërkesës së njërës prej vajzave, pa pagesë. Një kërkesë të tillë sipas saj mund ta bëjë çdo qytetar i Tiranës.

Nënkryetarja e bashkisë Frida Pashako e pranishme në ceremoni, sipas zyrës së shtypit ka qenë për të bërë vetëm një urim.

Dy vajzat e veshura me të bardha u “kurorëzuan” nga një pastor sipas tij i kredituar nga Bashkimi Baptis Anglez në prani të rreth 80 personave dhe dy vjazave të tyre binjake të ardhura në jetë tre vite më parë me metodën invitro./abcnews.al