Auditori konfirmon menaxhimin skandaloz të Nagip Krasniqit në KEK, dhjetëra shkelje e mos përfillje të procedurave ligjore
Autori: Hateme Smajli 17:20 | 03 July 2023
Shkeljet e keqpërdorimet e shumta në Korporatën Energjetike të Kosovës, në kohën e kryeshefit, Nagip Krasniqi po dalin të jenë edhe më të thella se sa është raportuar në media. Korporata ku shpërthyen skandalet me të mëdha nga qeverisja e Vetëvendosjes e që lidhen me ambasadorin Martin Berishaj për shitblerje të energjisë elektrike me kompani të ashtuquajtura mafia energjetike me bazë në Beograd, po vërtetohet se ka qenë burim edhe i shumë keqpërdorimeve të tjera qe nuk kanë qenë publike.
Kontrata të nënshkruara 6 muaj pasi operatorët ekonomikë kane filluar punën, pagesa nga buxheti i KEK-ut pa procedura tenderimi, mos përputhje e balancave të pagesave, shkelje në përzgjedhjet e kompanive për shitblerje të energjisë elektrike, tregtim i energjisë elektrike pa pasur rregullore të brendshme që parashihet me ligj, gjoba prej 3.2 milionë euro për shpërfillje të ligjit, kërkesa specifike në tenderë për të ulur konkurrencën e deri te mos respektimi i ligjit për shujtat, pagesat jashtë orarit e dëme të shumta financiare, janë zbuluar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Në bazë të këtij raporti lirisht mund të thuhet se në media janë raportuar një numër i vogël i keqpërdorimeve të bëra në KEK, derisa ky raport i zbulon të gjitha shkeljet në detaje.
Fillimisht KEK-u sipas raportit të ZKA-së nuk ka kurrfarë rregullore të brendshme për tregtimin e energjisë elektrike.
E pavarësisht kësaj KEK-u ka blerë e ka shitur energji elektrike sipas qejfit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas auditorit KEK-u ende nuk ka arritur të përgatisë e as të aprovojë procedurën apo rregulloren e brendshme për tregtim të energjisë kjo ani pse është detyrë ligjore e kompanisë.
Gjetjet e auditorit po ashtu tregojnë se KEK-u nuk kishte bërë rivlerësimin e vazhdueshme të pasurive afatgjata, që po ashtu është obligim ligjor i kompanisë.
Madje sipas gjetjeve në një rast ky rivlerësim nuk ishte bërë për 19 vite.
Shkeljet e keqpërdorimet në blerjen e energjisë elektrike
KEK-u për shkak të shkeljeve në blerjen e energjisë elektrike ishte gjobitur edhe nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 3.2 milionë euro.
E që sipas raportit të auditimit këto shkelje kanë ndodhur sepse menaxhmenti i KEK-ut nuk i ka kryer vlerësimet e nevojshme për kontigjencat para se të bënin pasqyrën financiare.
Gazeta Infokus kishte raportuar në atë kohë KEK-u kundërligjshëm kishte blerë energji elektrike nga një kompani e pa licencuar në Kosovë, derisa menaxhmenti nuk i ishte bindur as kërkesës së ZRRE-së që të ndalte tregtimin e enrgjisë elektrike me kompaninë në fjalë .
Lexo më shumë: SKANDALOZE: Ymer Fejzullahu konfirmon se KEK-u kundërligjshëm po blen energji elektrike nga një kompani e pa licencuar në Kosovë
Kështu kjo ka quar në ndërprerjeje të parakohshme të kontratave dhe nënshkrimin e kontratave një burimore apo me procedurë të negociuar. Një problem ky për të cilin Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi.
Po ashtu menaxhmenti i KEK-ut kishte lejuar ndërprerjen e këtyre kontratave pa u kryer shërbimet për të cilat ishin kontraktuar kompanitë e duke dërguar kështu KEK-un në humbje.
Shkelje në ankande, kontrata me çmime më të larta e shpërfillje e kërkesave të ZRRE-së
Zyra e Auditimit të Kosovës ka gjetur se KEK-u ka përsëritur ankandet në mënyrë të jashtëligjshme dhe jo në pajtim më Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
E çka e bën edhe më të thellë këtë skandal është se KEK-u duke përsëritur ankandet kishte synuar çmimet më të favorshme, mirëpo sipas gjetjeve në dy raste kishte kontraktuar kontrata me çmime më të larta për shkak të përsëritjes së jashtë ligjshme të ankandeve.
KEK-u bëri kërkesa specifike kompanive në tenderë për të ulur konkurrencën
Gjetjet e auditorit shpërfaqin edhe një herë tendencat e KEK-ut për të dhënë tenderë një burimorë apo në formë të negociuar.
Siç është gjetur nga auditori KEK-un në disa raste ka vendosur kërkesa specifike në dhënien e tenderëve për të ulur konkurrencën dhe për të ia përshtatur tenderin kompanive të caktuara.
Zyra Kombëtare e Auditimit po ashtu ka gjetur mangësi në pagesat e shtesave ndaj punëtorëve, madje thuhet se ato janë bërë në mënyrë të azhurnuar.
/Gazeta Infokus/
Ky është raporti i plotë:
RaportiAuditimit_KEK_2022_Shqip
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...