Lajme

Arrijnë në Kosovë forcat shtesë për EULEX-in

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 18 March 2022

Zyra e EULEX-it ka njoftuar se në Kosovë tashmë kanë zbarkuar forcat shtesë nga vendet evropiane, të cilat do të veprojnë në kuadër të këtij misioni.Sipas njoftimit, ata janë policë nga Portugalia dhe Franca.

“Xhandarmët portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim, për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera