Sport

Arrihet akordi, ylli i Manchester City i thotë po Interit

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 15 May 2019

Interi ka gjetur marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester City, Danilo.

Braziliani ka shprehur gatishmërinë për të ulur pagën e tij në mënyrë që të transferohet në “San Siro”.

Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë për “Qytetarët”, por City i ka shtyrë negociatat në fund të sezonit, për shkak se aktualisht janë të përqendruar në garën për titullin me Liverpool. Këtë sezon, Danilo ka bërë vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat për Manchester City. Në 1477 minuta të grumbulluara, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

-Advertisement-

Kontrata e tij përfundon në vitin 2020 dhe largimi nga City nuk duket të jetë problem, por paga e tij shqetëson Interin. Ai fiton 9 milionë euro në sezon dhe për tu finalizuar ky operacion mesfushori duhet të pranoj një reduktim të pagës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera